Ahmedi: Edhe një ndeshje të luaj te Shqipëria do isha me i kënaqur sesa dy te Maqedonia

29 Gusht 2017, 14:56Sport TEMA

Pas Hysen Memollës, edhe Valon Ahmedi është një tjetër emëri ri që i është bashkuar kombëtares shqiptare për dy ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Ahemdi është lojtari i parë shqiptar nga Maqedonia i cili në konferencën e sotme për shtyp është shprehur mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e kuqezinjve.

“Kam lindur në Oher, por jam rritur në Kërcove, jam i Kërcovës.  Komëbtarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e berë realitet dhe një nder për mua. Kam luajtur me Latifin dhe Grezdën. Është një lojtarë i mirë dhe ndihem mirë që do të luaj më të te kombëatarja e madhe. Kam patur  miq edhe shokë që më thonin shko te Maqedonia. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje te Shqipëria të luaj do isha me i kënaqur sesa dy te Maqedonia.

 Panucci në telefonatën e parë më përgozi për lojën që bëj. Shpresoj që me kualitet që kam ta ndihmoj kombëtaren. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time, pas kualifikimit në Champions, tashme edhe ftesa ne kombëtare. Mendoj se trajneri është një njeri që kërkon shumë disiplinë, kjo i bën mirë grupit. Disipilina është e domosdoshme. Për mua është krenari të jem këtu pavarësisht minutazhit që do të më jepet. Cdo ndeshje duhet të merret seriozisht. Luajmë në shtëpi para tifozerisë tonë, do të japim maksimumin. Jam shqiptarë ndihem shqiptarë, përballë Maqedonisë do te jetë një takim si gjithë të tjerat” tha Ahmedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje