Ambasadori i SHBA Donald Lu, letër Kodhelit: Në 4 vite çuam përpara objektivat në NATO. Vlerësojmë punën tuaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë sot një letër falenderimi nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Donald Lu.

Në letrën e tij Lu e falenderon ministen Kodheli për punën e saj “të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO”.

Lu thekson forcimin e bashkëpunimit ushtarak nën lidershipin e znj. Kodheli, si dhe çuarjen përpara të objektivave të përbashkëta.

Në letër ambasadori Lu shpreh kënaqësinë e të punuarit me znj. Kodheli si ministre e Mbrojtjes duke shpresuar për bashkëpunime të tjera në ardhmen.

Në fund ambasadori amerikan vlerëson kontributin e ministres Kodheli për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.

Ndërsa Kodheli shprehet se “Kënaqësia ka qenë e gjitha e imja që i kam shërbyer vendit dhe kam punuar me miq dhe aleatë kaq të mrekullueshëm”.

Letra e plotë e ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar ministres Kodheli:

E nderuara ministre Kodheli,

Ne emër të kolegëve në Washington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO.

Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.

Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera.

Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.

Siqerisht,

Donald Lu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/20170829_152705-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/20170829_152705.png","attachment_id":"755188"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/040-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/040-2.jpg","attachment_id":"755186"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *