CIA: Ja kush ishin agjentët shqiptarë që bashkëpunuan me UDB. Më 1961 Enver Hoxha shpërtheu ndaj Hrushovit, si u ndërtuan 11 pista avionësh ...!

29 Gusht 2017, 11:02Politika TEMA

Me qindra shqiptarë që arritën të arratiseshin gjatë Shqipërisë komuniste u bënë pjesë e shërbimeve të huaja inteligjente. CIA ka deklasifikuar disa dokumente për Shqiptarët që u arratisën në Jugosllavi dhe aty tregohet se si shumë prej tyre u kthyen në agjentë të UDB. CIA ka përmendur dhe emrat e atyre që u bënë pjesë e shërbimit informativ jugosllav. Në një tjetër dokument tregohen dhe sulmet e Enver Hoxhës ndaj Krushovit më 1961.

Pistat ajrore të Shqipërisë

Aerodromi i Shkodrës

Fusha ajrore e Shkodrës ka komunikim të mirë rrugor si në drejtim të Jugosllavisë (drejt Podgoricës) ashtu dhe drejt Shqipërisë qendrore, veçanërisht në drejtim të Lleshit. Linja hekurudhore që pritet të kalojë pranë fushës ajrore të Shkodrës është në ndërtim. Një pistë dytësore uljeje ndodhet në verilindje të Shkodrës dhe lidhet me rrugën rurale zonale, rreth 4 metra e gjerë. Një tjetër rrugë dytësore, gjithashtu rreth 4 metra e gjerë lidhet me pistën e tretë dytësore, që gjendet pranë rrugës kryesore mes Shkodrës dhe Jugosllavisë. Sovjetiket kanë në plan të betonizojnë të tre këto pista ajrore, pasi zonat janë të rrezikuara nga përmbytjet e lumit Kiri. Në lidhje me pistën dytësore të uljes nr. 4, dimensionet e saj janë rreth 1000 metra gjatësi dhe 200 metra gjerësi.

Pista ajrore e Beratit

Pista kryesore ajrore e Beratit dhe tre pistat dytësore të uljes në këtë zonë, kanë lidhje të mirë me rrugën kryesore, të ndërtuara të gjitha nga italianët. Rruga që lidh rajonet Kuçove-Banjë-Berat vazhdon drejt jugut dhe drejt veriut të Shqipërisë, aktualisht raportohet të jetë në gjendje të mirë. Këto pista ajrore kanë lidhje dhe me rrugët dytësore të cilat janë riparuar gjatë viteve 1948-1949, dhe lidhen me Vlorën, Durrësin e Elbasanit me rrugë asfalti. Është duke u punuar për hapjen e hekurudhës Durrës-Elbasan, e qëllim lehtësimin e komunikimit të rajoneve bregdetare të vendit me ato qendrore. Pista dytësore nr.1 e uljes në Berat, po përdoret aktualisht nga shkolla e aviacionit gjatë sezonit veror. Pista kryesore e aeroportit do të shtrohet me beton gjatë pranverës së 1950, dhe do të ndërtohen gjithashtu dhe ndërtesa për punën e fluturimeve të ditës e të natës. Në aeroport është vendosur aktualisht një skuadron avionësh bombardues, prodhim sovjetik i tipit “Iljuskin”, dhe gjithashtu disa avionë transporti sovjetik të cilët shpeshherë shkarkojnë dhe ngarkojnë materiale të paspecifikuara. Në lidhje me aktivitetet e mësipërme, sovjetikët duket se kanë qëllim të krijojnë një bazë të fuqishme në rajonin e Beratit. Nëse përfundohet pista kryesore dhe 3 pistat ndihmëse të uljes, impianti mund të pranojë dislokimin e rreth 500 avionëve luftarakë.

Pista ajrore e Sarandës

Aeroporti i Sarandës është i lidhur me Gjirokastrën me një rrugë relativisht të mirë malore. Më në jug ka një rrugë asfalti që të çon drejt kufirit Grek. Rrugët komunikojnë gjithashtu me liqenin e Butrintit, i cili më tej lidhet me anë të një kanali me Gjirin e Butrintit që lejon kalimin e mjeteve të vogla detare. Raportohet gjithashtu se përveç modernizmit të përgjithshëm të pistës ajrore nga sovjetikët në vitin 1950, do të ndërtohet edhe një impiant i vogël për riparimin e avionëve. Sovjetikët kanë në plan të përdorin këtë pikë si një stacion strategjik të forcave ajrore, pistat e të cilës pranojnë uljet nga të dyja drejtimet. Mësohet se gjatë vitit 1949 sovjetikët vendosën të rindërtonin tërësisht aeroportin, për ta bërë nga më të mëdhenjtë në detin Adriatik. Ata kërkojnë të ndërtojnë gjithashtu një aerodrom në Vlorë për nevojat e tyre, veçanërisht për transportet dhe dërgesat e fortifikimeve ushtarake në Shqipëri, në gjirin e Vlorës dhe për ishullin e Sazanit. Materialet vijnë nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet satelite. Aeroporti i Vlorës ka një pistë të mirë, që më vonë do të shtrohet me beton. Informacionet janë se puna për këtë ka filluar por nuk dihet në ç’fazë është. Aeroporti ka të gjitha instalimet dhe pajisjet për fluturime dite e nate. Një skuadron avionësh sovjetikë gjuajtës është vendosur në aeroportin e Vlorës dhe një tjetër skuadron transporti me bazë në Bullgari, operon aty. Ky i fundit përbëhet nga 16 avionë transporti që vazhdimisht po transportojnë materiale nga dhe drejt Shqipërisë. Baza ajrore-detare e Vlorës gjendet në një gji të vogël pranë portit të Vlorës. Pista e saj po zgjerohet dhe modernizohet me shpenzimet e sovjetikëve. Dhe në fakt ajo është mbushur me avionë sovjetikë të cilët transportojnë materiale për trupat sovjetike. Baza po zgjerohet dhe ndërtesa të reja po ngrihen.

Fusha ajrore e Durrësit

Një aeroport i përhershëm ushtarak thuhet se gjendet në Durrës, i cili është riparuar dhe rindërtuar disa herë nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai është nga aeroportet më strategjikë në detin Adriatik dhe padyshim që duhet të jetë i mbrojtur mirë pasi mund të shërbejë për operacionet e detit Adriatik, veçanërisht për ofensiva të mundshme kundër Jugosllavisë e Italisë, dhe veçanërisht ndaj Triestes. Aeroporti ka dy hangarë, të ndërtuar nga italianët para luftës. Aktualisht aty janë vendosur avionë disa njësi të aviacionit ushtarak sovjetik dhe katër avionë gjuajtës tip “JAK-12”. Aeroporti përdoren nga avionë transporti shqiptarë dhe sovjetikë. Avionët sovjetikë të transportit lëvizin thuajse çdo ditë duke sjellë pajisje dhe ushqim për formacionet ushtarake sovjetike në rajonin e Durrësit.

Pista e Peshkopisë

Ky është një aeroport i përhershëm i forcave shqiptare. Pista është e gjerë dhe gjendet pranë kufirit me Jugosllavinë, rreth 10 km larg rrugës kryesore drejt Jugosllavisë. Pista është e gjatë 1200 metra dhe 600 metra e gjerë. Ajo mund të punojë dhe me avionët e mëdhenj. Pista është inspektuar nga një komision sovjetik dhe aktualisht aty gjendet një grup sovjetik i drejtuar nga një major. Sovjetikët pritet të nisin edhe këtu punën e rinovimit prej gjendjes dhe vendndodhjes së mirë të aeroportit. Aktualisht një skuadron avionësh gjuajtës prodhim sovjetik gjendet aty, i komanduar nga një kapiten sovjetik që flet mirë gjuhën shqipe.

Aeroporti Starovës

Aeroporti i Starovës është një pistë dytësore, pranë pikës ku takohet kufiri jugosllav dhe ai grek dhe po përdoret për fluturime stërvitore. Por në rast të një konflikti mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ose Bashkimit Sovjetik, përdorimi i tij mund të zgjerohet pasi ka një pistë të mirë me akses nga shumë drejtime. Deri tani impianti nuk ka shumë instalime, por nëse do të lindë nevoja, instalacioine shtesë mund të vendosen në kohë të shkurtër. Gjithsesi ka tre ndërtesa që duken si kazerma personeli ushtarak. Aktualisht një skuadron i vogël shqiptar i pajisur me armë gjermane Messershmitt, është i vendosur aty.

Pista ajrore e Kukësit

Kjo është një pistë ajrore dytësore që mund të vihet në përdorim serioz nga sovjetikët. Baza e skajit verior të vendit do të zgjerohet në shërbim të aviacionit shqiptar. Në fund të vitit 1949 këtu u vendos një skuadron me katër avionë gjuajtës, por impianti është përdorur vetëm për manovra stërvitore. Aktualisht sovjetikët kanë në plan ta konvertojnë bazën e Kukësit në një aeroport të madh për avionët gjuajtës, prej vendndodhjes së saj pranë detit Adriatik. Pista e tij është e mirë rreth 1300 metra e gjatë deh 200 metra e gjerë. Është raportuar gjithashtu, por jo konfirmuar se një rrugë betoni është ndërtuar këtu nga gjermanët gjatë kohës së pushtimit të tyre.

Aeroporti i Himarës

Pista e Himarës është gjithashtu një pistë dytësore, rreth 45 kilometra larg Vlorës, prandaj ka rëndësi strategjike. Në rst nevojë ajo mund t’i shërbejë aviacionit sovjetik për operacione bombardimi apo ndjekjeje. Ajo ka katër hangarë të drunjtë e të metaltë, të ndërtuar nga sovjetikët, si dhe një radio-stacion të vogël. Aktualisht në këtë pistë nuk ka avionë, por përdoret për uljen e avionëve të furnizimit nga Bullgaria drejt Shqipërisë. Në tetor 1949 në këtë pistë u ul një skuadron avionësh të rinj sovietikë gjuajtës, i cili erdhi nga Bullgaria për qëllime propagande dhe vizitoi disa aerodrome të Shqipërisë.

Aerodromi i Kavajës

Kjo është një fushë ajrore dytësore që është përmirësuar dhe sheshuar nga sovjetikët dhe shqiptarët në vitin 1948. Ajo është e vendosur në rrugën Kavajë-Durrës, në afërsi me detin, kështu që mund të përdoret nga avionët gjuajtës dhe për mbrojtje të mundshme të bazës detare sovjetike të Durrësit. Meqenëse rusët po punojnë në fortifikimet e Durrësit dhe ndërtimin e disa objektivave të rëndësishëm strategjikë, edhe ky aerodrom mund të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Sovjetikët po planifikojnë modernizimin e tij për përdorim ekskluzivisht ushtarak.

Aerodromi i Krujës

Aerodromi i Krujës ndodhet në mes të rrugës mes Lleshit dhe Tiranës, në veri të kryeqytetit. Pista e tij është e mirë dhe mund të rinovohet në një aerodrom të përhershëm. Gjithsesi ai është ende në ndërtim por sovjetikët nuk planifikojnë ndryshime të mëdha aty, pasi terreni nuk është shumë i përshtatshëm. Shqiptarët gjithsesi kërkojnë pajisje dhe punime në të. Në këtë aerodrom ka një skuadron avionësh trajnimi, por kohët e fundit raportohet se skuadroni është zhvendosur tjetërkund. Në afërsi të aeroportit janë dy shtëpi të vogla, ku sovjetikët do të ndërtojnë dy hangarë dhe ambiente për riparimin e avionëve dhe automjeteve të përdorura aty. Aerodromi i Krujës është i pajisur me instalacione për fluturime dite dhe ka një radio-transmetuese të vjetër gjermane.

Aerodromi i Dibrës

Aerodromi i Dibrës është një tjetër pistë dytësore i vendosur rreth 6 km në perëndim të qytetit, pranë pikës së bashkimit të Drinit të Zi dhe lumit Zali. Është rreth 560 metra mbi nivelin e detit. Aerodromi është vënë në veprim në vitin 1949. Gjatë kohës së luftës ai është përdorur me efikasitet nga gjermanët. Ndërsa sovjetikët kanë ndërtuar këtu tre hangarë dhe një punishte riparimi. Aktualisht aty është stacionuar një skuadron avionësh gjuajtës sovjetikë, i cili përdoret për eskortat e avionëve të mëdhenj të transportit drejt vendeve satelite. Pista është 1300 metra e gjatë deh rreth 1000 metra e gjerë. Terreni i tij është i cilësisë së mirë dhe kjo lejon që aerodromi të përmirësohet duke ndërtuar kalime betoni për ulje dhe për ngritje të avionëve. Në raport termat “gjatësi” ose “gjerësi” e pistës mund të jenë përdorur lirshëm dhe nganjëherë janë të ekzagjeruar. Edhe termi “pista” nganjëherë mund t’i referohet përmasave të gjithë fushës së impiantit.

Maj 1952

Stërvitjet e refugjateve shqiptarë nga qeveria jugosllave

Aktualisht numri i shqiptarëve që kalojnë nga Shqipëria drejt Jugosllavisë është rreth 30 në ditë. Rajonet kryesore nga ata vijnë janë zona e Shkodrës, Obot (në lumin Bunë), Shirok (liqeni i Shkodrës) dhe zona e Hanit të Hotit, si dhe nga Kukësi, Tropoja, Peshkopia, Zerqani dhe Ohri.

Aktualisht në Jugosllavi ka rreth 7000 shqiptarë, rreth 6000 prej të cilëve llogariten si të aftë për aksion ose luftim. Të gjithë e kundërshtojnë komunizmin në çdo formë. Një organizatë pro-Tito e quajtur Lidhja e Refugjatëve Shqiptarë është krijuar me seli kryesore në Prizren, e përbërë nga rreth 200 refugjatë që janë regjistruar ose prej presionit të autoriteteve jugosllave ose nga frika e dënimit, por të paktën 80 prej tyre janë simpatizantë të Titos. Shqiptarët e shumtë që vijnë në Jugosllavi priten dhe trajtohen mirë nga autoritetet, pa dallim anësie politike të tyre, megjithëse nacionalistët shqiptarë priten bujarisht por mbahen më shumë në mbikëqyrje. Në rolet e pritësve janë bashkatdhetarë shqiptarë pro-tito të cilët kanë fituar besim të mjaftueshëm në ushtrinë ose qeverinë jugosllave. Lidhje e Refugjatëve Shqiptarë në Prizren drejtohet nga Apostol Tenefi, i lindur në Korçë dhe ndjekës besnik i Koçi Xoxes. Por në radhët e Lidhjes po dallohet gjithnjë e më shumë gjenerali Dushan Mugosha, një malazez organizator i Partisë Komuniste Shqiptare atje, pasi flet mirë gjuhën shqipe. Një tjetër drejtues i lidhjes është Lutfi Spahiu një ish-zyrtar i lartë në Prizren, i cili nuk konsiderohet si komunist, por ka simpati nacionaliste dhe besohet se dëshiron të kontribuojë në kauzën shqiptare duke përfituar nga pozita e privilegjuar që ka arritur me autoritetet jugosllave. Në lidhje me këtë ai besohet se ndihmuar tërthorazi shumë shqiptarë që kanë arritur nga kufiri në Jugosllavi. Kol Shiroka, me profesion berber, është një aventurier që ka përfituar personalisht nga komunizmi dhe është ngritur në rangun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Disa agjentë të tjerë pro-Tito të Lidhjes së Refugjatëve, të ngarkuar me detyrat e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të refugjatëve janë si më poshtë: Major Bajio Xhuhanoviç, më parë organizator politik i lidhjes së Korçës. Ai aktualisht mban një post të lartë në selinë e ushtrisë jugosllave në Beograd. Profesore Rada Simenoviç, këshilltare në Ministrinë e Informacionit publik për minoritetin shqiptar. Ajo udhëton shpesh mes qyteteve Bar dhe Ohër dhe punon me refugjatët shqiptarë gjuhën e të cilëve e flet shumë mirë. Janë disa agjentë të tjerë të UDB të ngarkuar me marrjen në pyetje të refugjatëve shqiptarë në lidhje me situatën politike, ekonomike dhe ushtarake. Në disa raste këta agjentë shoqërojnë grupe nacionalistësh që kalojnë kufirin drejt Shqipërisë me qëllim mbikëqyrjen dhe shoqërimin e atyre që rrezikojnë arrestimin nga qeveria e Hoxhës. Më të njohurit mes tyre janë Staf Lleshi, shqiptar, i dyti në komandë në degën e UDB në Debar. Shefki Lleshi, është komandanti i UDB në Debar. Këta agjentë, bashkë me Ganio Seferin, Xhetan Kaleshi, Ali Daci dhe Refik Kaja, veprojnë në zonën e Ohrit, Debarit dhe Kokësit. Agjentët Nazif Bajrami dhe Shazi Fida operojnë në krahun tjetër të Bunës, në Ulqin, Hani i Hotit dhe Tirograd. Të tjerë shqiptarë që bashkëpunojnë me qeverinë jugosllave dhe kanë njëfarë prestigji me autoritet janë Nik Sokoli, Tahir Hoxha, Qazim Lushja, Ferid Maliqi deh Said Rama.

Kurse trajnimi të drejtuara nga zyrtarë të UDB po kryhen në Jugosllavi për liderët e palës shqiptare dhe agjitatorët me qëllim zëvendësimin e qeverisë së Hoxhës, në kohën kur Jugosllavia mendon se kjo do të jetë e mundur, me idenë e përfshirjes së Shqipërisë në federatën Jugosllave. Qendra e trajnimit në Danilovgrad të Malit të Zi drejtohet nga kapiten Pero Musanoviç dhe lejtnant Vido Ivanoviç. Ndërsa qendra e Gucijës, rreth shtatë kilometra larg kufirit shqiptar drejtohet nga kapiten Gjok Masallari. Qendra e trajnimit në Gjakovë drejtohet nga Hysen Prisha deh ka aktualisht gjashtë agjentë në stërvitje. Qendra e Titogradit ka 19 agjentë. Stërvitje guerile po bëhet edhe në qednrën e Mitrovicës në Prishtinë të Kosovës, ku gjithashtu po bëhen dhe kurse parashutizmi.

Nëntor 1961

Hoxha dënon Krushov

Kreu i Partisë së Punës Enver Hoxha, duke folur në Tiranë në 7 nëntor, në përvjetorin e 20 të themelimit të partisë, bëri dhe sulmin më të rëndë ndaj Krushovit. Ai e akuzoi atë si “puçist” dhe “anti-marksist” për tentativat e nënshtrimit të Shqipërisë si dhe për nxitje të Greqisë kundër Shqipërisë. Hoxha dha gjithashtu detaje të ekonomike, politike dhe ushtarake të bllokut komunist kundër Shqipërisë. Ai tha se Krushovi kishte sulmuar partinë shqiptare gjatë kongresit sovjetik pasi nuk kishte arritur të impononte pikëpamjet e tij në takimet e mëparshme ndërkombëtare komuniste si ai në Bukuresht në qershor 1960 dhe në Moskë në nëntor 1960. Ai tha se sulmet e Krushovit ndaj liderëve komunistë shqiptarë në kongresin e 22-të kishin sabotuar çdo marrëdhënie të ardhshme mes vendeve.

Shënim: Pretendimi i Hoxhës se shumica e delegatëve sovjetikë nuk e mbështesin udhëheqjen e tyre, pritet të jetë akuza më tërbuese për Moskën dhe pritet që të shkaktojë trazira në të gjithë Evropën Lindore. Hoxha e ka çuar akuzën e tij ndaj lidershipit sovjetik në ekstreme të tilla sa që Krushovi tani do të ndërpresë jo vetëm ndihmat direkte por dhe ato indirekte për Tiranën, pasi mund ta konsiderojë si sfiduese ndaj postit të vet.

13 komente në “CIA: Ja kush ishin agjentët shqiptarë që bashkëpunuan me UDB. Më 1961 Enver Hoxha shpërtheu ndaj Hrushovit, si u ndërtuan 11 pista avionësh …!”

  1. Shoku Husni Kapo says:

    S’ka mbete me asnji piste i kane zene katnaret me bo vila…

    1. Xha Rapi says:

      Te keqen o shoku Husni, po na kenaqi mo ay yt nip, kalemxhi i mbaruar, me i madhe dhe se juve. Sa per pista e zena nga katundaret, pa shiko nje çike Lalzin dhe bregdetin e Jonit…Meta, Berisha, prokurore e gjykakës, ministra e seksese e kane zene sa s’ke ku te vesh.

    2. Che Guevara says:

      Prandaj deshtuan amerikanet ne rrezimin e Enver Hoxhes,se informacioni qe kishin ishte jo vetem FALLCO,por shikoni qe edhe fushat e futbollit e basket bollit i kane numeruar si aerodrome luftarake!
      Dhe ketu behet fjale per vitin 1952,pra merreni me mend qe pas lidhjes me Kinen ne vitin 1961,me siguri qe kane patur informacione shume te “sakta” se ne Shqiperi kishte edhe BOMBA BETHAMORE!
      Ha ha ha haaaaaaaa!

      1. BRAGJINI says:

        Nese ky eshte vertet raport i Cia,qenka per te vene duart ne koke.Hajde sherbim hajde!Informacion jashte realitetit.Turp per ate qe e ka perpiluar.Dhe puntori operativ i Bulqizes do perpilonte nje raport me dinjitoz se ky.

  2. Liri says:

    S’ja hante qeni shkopin. Jo

  3. Diversanti says:

    Gabimi më i madh i Dullës ishte që ndau vendin nga Rusia !

  4. pjeter says:

    Ore po ça keni sot ju te temes?po ja fusni si ku peles me titujt.”Ja kush jane agjentet e UDB-SE” titulli, artikulli flet per pistat. Nje tjeter shkrim me titull per prokurorin e vlores dhe e bejne pershesh me shoferin serb e vucicin apo ate koke tulin dacic, si e keni hallin?Lerini pistat se po ju marrin ne qafe.

  5. Bushi says:

    Enver hoxha u beri ball te gjitha intrigave te shteteve grabitqare.Ai u tregua tamam burre shteti dhe nje trim i papare,e i pakrahasueshem.Ai ja perplasi ne fytyre Hrushovit ne mbledhjen e 81 partive ne Moske,mbi tradhetin qe beri sistemit socialist.

  6. Thanasi qe t'a plasi says:

    Lavdi heroit te kombit shqiptar Enver Hoxhes

  7. Presidenti i Leshit says:

    Per Bujar Nishanin…ANTISHQIPETARIN NE PRESIDENCEN SHQIPETARE, QE DEKOROJ 300-te Diversante dhe Agjente te UDB-se-CIA-s,…po keta KRIMINELET pse nuk na i “Dekorove” me Titullin “Pishtar i Demokracise” O Bujar i Karit????????????????
    pra shihet qarte qe ishin MARJONETA TE SHERBIMEVE JUGOSLLAVE..Spiune dhe Kriminel…HAMIT MATJANI NGA HAJDUT GOMARESH U BE I TILLE..lol

  8. fredi says:

    rrespekte per ate burr shteti dhe atdhetar te pa epur , ne saj te atij burri shteti jemi kta qe jemi sot .lavdi atdhetarve dhe heronjve te kti vendi.

  9. Hajdari says:

    Vetem ne nje gje s’me pelqen Enveri, na doli ca bq, sot do te kishte bere perpara ne Bruksel e gjetke por mua s’me pelqen fare.

  10. zaho says:

    Hasta siempre Komandant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje