Incidentin me gazetën “Koha Jonë”, reagon UGSH: Jo forcë me pushtetin e fjalës dhe mendimin e lirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes gazetës “Koha Jonë” dhe policisë.

Përmes një deklarate për media, UGSH shpreh solidaritet me gazetarët duke i bërë thirrje autoriteteve që të mos ekspozojnë forcë me pushtetin e fjalës dhe mendimit në vend. 

DEKLARATA

Ngjarja e ndodhur me gazetën “Koha Jonë” dhe gazetarin dhe botuesin e saj, të mirënjohurin Nikollë Lesi është më e pakta e papëlqyeshme.

Por më shmë se kaq, dërgimi dhe përqëndrimi i forcave të shtuara policore ndaj një redaksie, është një veprim dukshëm jo profesional dhe tolerant, por edhe një mënyrë jo normale komunikimi i institucioneve ligjzbatuese shtetërore me subjektet mediatike në vend.

Shteti ka rrugët e tij ligjore për të komunikuar me këdo dhe për të garantuar zbatimin e ligjit.
Demonstrimi i forcave asesi nuk duhet bërë përpara institucioneve apo enteve mediatike dhe ndonjë përfaqësuesi të fjalës së lirë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në mbështetje të lirisë editoriale por edhe reale e praktike të subjekteve mediatike në vend.
Shprehim solidaritetin tonë me zotin Nikollë Lesi dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore që si pushtet nuk duhet të përplasen apo ekspozojnë forcë me pushtetin e e fjalës dhe mendimit të lirë në vend. Në një shoqëri demokratike secili bën punën e tij, në respekt të Kushtetutës dhe Ligjeve.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Incidentin me gazetën “Koha Jonë”, reagon UGSH: Jo forcë me pushtetin e fjalës dhe mendimin e lirë”

  1. Bardhi Tolabi says:

    O koqe te Unionit te Gazetareve Shqiptare!Ku eshte shkelja e policise ndaj botuesit Lesi?Ne fotografite qe keni botuar, jane 3 police te policise te Shtetit dhe 2 police Bashkiake,me duar mbrapa apo te kryqezuara para.Ku eshte “raprezalia” ketu?A keni degjuar per urdherin qe ka marre policia prej Drejtorit te Pergjithshem te saj,per kontrollin e territorit per ndertimet ,per te kryer verifikimin ne se kane ose jo lejet e duhura?Ju si union,jeni per te mbrojtur bythen tuaj,kete une e di,por para bythes tuaj,mbroni me pare shtetin ligjor,mbroni ligjet dhe zbatimin e tyre dhe pastaj kthehuni tek rastet kur shteti ben shkelje.Para se te beni “solidarizimin”,me pare beni verifikimet e duhura,me te dy palet per te mos dale bllof,kur te dale sqarimi i policise per veprimin e saj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *