Si ta mbrojmë qeverinë nga Kryeministri?

Nga Astrit Patozi

Po të nisesh nga doktrina i bie që si të djathtë ne duhet të ishim të kënaqur me qeverinë e re të Edi Ramës. Por duhet të jesh fare naiv dhe të mos kesh jetuar asnjë ditë në Shqipëri që ta konsiderosh aplikim të konceptit për shtet të vogël kabinetin e fundit të timonierit tonë. Sepse është fare e qartë për këdo që gjithcka është ngjizur dhe ndërtuar në funksion të përqëndrimit edhe më të madh të pushtetit tek një njeri i vetëm. Ku ministrat e rralluar janë thjesht gishtërinjtë e të njëtës dorë.

Por nuk është ky subjekti i shqetësimit tim. Ajo që më bën më shumë përshtypje në kompozimin e qeverisë së re është lehtësia për të ndryshuar kaq radikalisht strukturën qeverisëse të një vendi të varfër. Dhe nuk është se ka pasur rotacion pushteti, por është i njëjti kryeministër, i cili revizionon vetveten në mënyrë kaq agresive, pasi ka qeverisur 4 vjet pa ndërprerje. Jam i sigurt se po ta pyesësh Edi Ramën ai ka në majë të gjuhës përgjigjen, që është reflektim i mundësisë për të drejtuar i vetëm. Por, sipas meje, nuk mund të jetë kurrë arsye kaq e fortë vetëm mungesa e ministrave të LSI-së, për ta çuar timonin e Shqipërisë nga shiu në breshër.

Për të qenë realistë, duhet thënë se, ndonëse më i ekzagjeruari, Edi Rama nuk është shembulli i vetëm i këtyre 25 vjetëve në Shqipërinë potkomuniste. Për fatin tonë të keq, jo vetëm kur mbarojnë zgjedhjet, por edhe në mes mandatit, ne jemi të kërcënuar nga trillet e kryeministrave për ndryshime strukturore të ministrive, por edhe të institucioneve në varësi të tyre. Dhe kjo ka ndodhur pothuajse gjithmonë, ndonëse arsyet nuk kanë qenë kurrë të njëjta dhe në disa raste ato mund të kenë qenë të përligjura.

Dhe pyetja është se kush mban përgjegjësi për miliarda lekë, që hidhen në kosh për rikontruksione godinash, fasada, mure, shtesa kati, zyra, karrige dhe kancelari, të cilat mund të ndërrohen edhe çdo vit, në varësi të fantazisë, nevojave të castit, apo edhe humorit kryeministrit?

Edhe vendet më të pasura të botës do të mateshin një mijë herë para se të ndryshonin skemën e qeverisë, ndërkohë që udhëheqësi i një shteti brekëgrisur (të më falin patriotët) nuk e ka fare problem, jo vetëm ta bëjë, por edhe ta shesë atë si një model për t’u përshëndetur.

Por ndoshta shpenzimet administrative të këtij remonti kapital të qeverisë nuk janë e keqja më e madhe. Llogarit goditjen shpesh herë të qëllimshme, që pëson administrata, së cilës i bie performanca dhe i rritet pasiguria, sepse asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell e nesërmja. Le më pastaj sa herë bëhen zgjedhje, kur të gjithë nëpunësve u shkon gjaku në fund të këmbëve. Sepse nuk ka asgjë të sigurt, edhe sikur, do Zoti dhe fiton partia e tyre.

Dhe duhet të kemi parasysh që për shumë punonjës të administratës janë investuar miliarda, ndoshta shumë më tepër se sa për muret dhe për orenditë e ndërtesëve qeveritare. Është edhe kjo një arsye se përse ne kemi sot administratë kaq të depersonalizuar, saqë është e gatshme ta duartrokasë me frenetizëm udhëheqësin në fjalimet ala Fidel Kastro, edhe kur ai nuk lë gjë në tokë pa thënë kundër tyre.

Por çfarë është më e rëndësishmja, Shqipëria e sotme, megjithë defektet e veta, nuk është në vitin 1913, kur sapo ishte krijuar shteti dhe konteksti politik ishte i gjithi i pafavorshëm, që duhet të eksperimentojë kaq shumë.

Të mos harrojmë se qytetari, biznesi vendas dhe investitorët e huaj, vendosin një raport të caktuar me institucionet e shtetit, dhe është qartazi në disfavorin e tyre, që ato të ndërrohen cdo dy muaj, sa herë që t’i shkrepet kryetimonierit.

Përtej dëmit moral, jam shumë i sigurt, që ky “revolucion” administrativ, ka edhe një kosto reale financiare për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që jetojnë në Shqipëri, për të cilën nuk kanë asnjë arsye pse të paguajnë. Sepse nuk mund dhe nuk duhet te mbajë asnjëherë qyetetari përgjegjësi për paaftësinë, por ndoshta edhe për cmenduritë e qeverisë së vet.

Në këto kushte, kam bindje se lind nevoja e një moratoriumi kombëtar për ruajtjen e strukturës qeverisëse, për t’i mbrojtur institucionet dhe qytetarët nga dalldisje si ajo e Edi Ramës, por edhe nga çdo kryeministër tjetër në të ardhmen. Shqipëria në këto vite as ka humbur dhe as ka fituar gjë nga formati i kabineteve dhe as nga numri i ministrave, por çdo faturë, për mirë a për keq, e ka marrë nga vullneti politik i atij që ka administruar pushtetin.

Ndaj edhe nuk na gjen ndonjë gjë nëse e përcaktojmë, fjala vjen për 15 apo 20 vjet, se cila do të jetë në mënyrë strikte piramida e ekzekutivit, por ndoshta edhe vendi konkret i godinave të qeverisë. Jo vetëm do t’i kursenim këtij vendi të varfër miliona euro, energji dhe andralla, por do të tregonim minimumin e një shteti serioz, që respekton veten, administratën dhe qytetarët e vet.

Dhe kjo ka vetëm dy mundësi që të bëhet, ose përmes një pakti kombëtar, mazhorancë – opozitë, ose përmes kushtetutës apo një ligji të vecantë. Një opozitë e denjë ka një mijë mënyra për ta luftuar dhe rrëzuar qeverinë dhe nuk ka pse kompleksohet pse bie dakord me qeverinë për një çështje, ku të dyja palët mund të lëshojnë fare pak nga konceptet e tyre ideologjike (a thua se aty mbeti puna), në funksion të një objektivi, që i shërben njësoj vendit.

Jam shumë skeptik që një gjë e tillë ka për të ndodhur shpejt, sepse nuk shoh asnjë shenjë që timonieri i vetëkënaqur nga tepsia, që ka i ka dalë përpara, të jetë i gatshëm ta pranojë. Ndërkohë që, për të qenë i sinqertë, nuk shoh ndonjë predispozitë që ta ketë këtë shqetësim edhe bashkëautori i marrëveshjes së 18 majit. Sepse në katandisjen politike të Shqipërisë, kjo loja me formulën e qeverisë shikohet ende, jo vetëm si instrument diabolik në funksion të forcimit dhe i ndarjes së llokmave të pushtetit, por edhe si një mjet pervers i demonstrimit të plotfuqishmërisë së njëshit.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Si ta mbrojmë qeverinë nga Kryeministri?”

  1. kris says:

    I dashur Z. Mero Baze! Astrit Patosi eshte si shume shqiptare demokrate berishiane ne Shqiperi qe, kur biene nga froni zene e flasin! Ky Patos-z-i eshte nje nga ata se bashku me Jozin ,Imamin etj, ju ben shoqeri Koco Kokedhima nga ana tjeter! Keta limonj te shtrydhur berishiane kaq e kishin misionin e tyre! Medioker dhe hajdute servile! Pa folur per djemte plangprishes si Tritani,Jemini, dhender nga Staarova apo Pollo e shkrimtari Mustafaj! Pune anadpllakesh hajdute Nuk ja vlen te merresh me me ta!

  2. AMY says:

    Po sipas teje difektet e mbartura nuk duhen rregulluar, per shkak te shpenzimeve, njerezit do mbeten ministra do jene me pak, ose pak veta qe marrin rroga te majme, pjesa tjeter eshte ne vend se puna do njrez dhe ata nuk shkurtohen, o ti qe mendon se di shume apo se ben analiza te drejta, ik ore, ku ishe ti kur vidhnit shtetin ne kohen e berishes ? ishe pale me te keni bere qejf keni zhvatur sa ju ka dashur qejfi, keni para qe nuk ju mbarrojne kurre, aq shume keni abuzuar, dhe tani del me shpate, ju nuk ditet te beni shtet, tani shikoji si behet nje shtet per se mbari,

  3. Apo jo? says:

    Shiko te shkruash per partine tende ku Lulushi ben si i do bytha.
    Megjithese ndonje shkrim tek tuk duhet bere te mbash kujtimin gjalle se persa i perket karrieres politike ti Patoz e mbylle, shoh ne horizont nje te ardhme si Analist, me keto shkrime po kerkon nje sponsor.
    Suksese.

  4. VLORA. VLORA says:

    IK ORE QIU TUTJE. KU ISHE TI KUR PD DHE sali BAJGA BENE CFARE DESHEN ME SHQIPERINE DHE KETE POPULL. TANI TE FLAKEN SI BAJGE HAP GOJEN DHE PRAP NUK E VE GISHTIN TE CANCERI I PD DHE SHQIPERIS ,sali berisha dhe banda e hajdutve. mallkuar qofshi,ju servila bylepires pa personalitet dhe burreri. NDAJ ESHTE MBYTUR JETA ME BYTHQIRA DHE KURVA GJAKPRISHUR. MALLKUAR QOFSHI ME GJITHE PJELLEN TUAJ. BASTARDER

  5. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Nje qen i rrahur, ose nje qen pa strehe ke mbetur, o Astrit ! Beji thirrje Saliut qe ta marre ne dore “situaten” ! Vetem ai mund “ta shpetoje”kete vend…Tashme je nje qenie e pavlere, ashtu siç ke qene gjithmone…

  6. Rezi says:

    Shkrim bajat pa asnje arsyetim llogjik, vetem spekullime. Ka degraduar ky Patozi, shkruante me bukur kur ishte deputet

  7. Tajari says:

    Z.Patosi
    Shqetesimi Juaj duket sikur burron prej PRINCIPTEVE……….Por çdo kush e di se principti tek Ju nuk egziston…….dhe kjo eshte pare nder vitet e angazhimit tuaj politik.Keshtu qe go and fuck your self……

Comments are closed.