Arsyet e sulmit ndaj zv/kryeministres shkodrane të Ramës dhe një profil i Senida Mesit

30 Gusht 2017, 10:20Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka dy ditë që Edi Rama shpalli qeverinë e tij të re dhe në disa qarqe jo pranë opozitës, por pranë grupeve të pakënaqura brenda PS-së ka nisur një sulm ndaj numrit dy të qeverisë shqiptare, zv.kryeministres Senida Mesi,  e cila është edhe deputete e qarkut Shkodër.

Në disa portale është shpërndarë një video e ditës së 25 qershorit, ku zonja Mesi ka shqiptuar një lapsus-lingua, gjithsesi jo të vogël mbi terminologjinë e  emërtimit të komunitetit që banon në Lagjen “Liria” në Shkodër, që quhet në letra si komuniteti egjiptian.

Po ashtu është paraqitur edhe një video ku të afërm të zv.kryeministres kanë sharë qeverinë e Edi Ramës këtu e tre vjet më parë.

Një sulm i çuditshëm kur qeveria është ende në sythin e kandidimit për të shkuar në dekretim e më pas të marrë votën në Kuvend me 9 shtator.

Zonja Mesi është e vetmja risi e kabinetit “Rama 2”, natyrisht pas ministres së Drejtësisë, e cila ka qenë zv.ministre për disa kohë.

E zgjedhur deputete në zgjedhjet e 25 qershorit, Senida Mesi, zëvendësoi në një farë mënyrë Mimoza Hafizin, e cila ishte e para në listën e grave në zgjehdjet e 2013-s.

Përveç historisë politike dhe profesionale, zonja Mesi u vendos nga Rama si përfaqësuese e një grupimi qytetar shkodran që në listat e PS-së ka qenë më pak e përfaqësuar prej disa vitesh, ku e majta kishte në krye të listave politikanë përfaqësues të komunitetit katolik si Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Keti Bazhdari më pas në zgjedhjet lokale etj.

Në zgjedhjet e fundit, Rama dërgoi në Shkodër Ditmir Bushatin, edhe duke marrë rriskun e sulmit politik, duke shfrytëzuar qënien e babait të tij si drejtues lokal në kohën e komunizmit, por edhe vendosi të tretën pikërisht Senida Mesin, një pjesëtare e dy familjeve të njohura qytetare.

Familjen Kruja, ku është edhe origjina e saj dhe familjen Mesi, ku ajo tashmë i përket pas martesës më Artan Mesin, një mjek dhe veprimtar politik i njohur në Shkodër.

Dr.Mesi, një socialist që në vitet 90 është i njohur si aktivist i së majtës prej vitesh, por për zgjedhje të tij jo në struktura të larta.

Senida, tashmë një 40 vjeçare nënë e tre fëmijëve, ka një përvojë të gjatë si bankiere dhe financiere në qarkun Shkodër, ku ka drejtuar edhe degën më të rëndësishme të një banke të nivelit të dytë.

Në fushatën elektorale të vitit 2013, ajo u aktivizua në Shkodër, së bashku me një grup të rinjsh që tentuan që ta ç’militarizojnë PS-në e Shkodrës e kontrolluar nga Tom Doshi.

Pas fitores së PS-së, Elisa Spiropali e sapo emëruar si drejtoreshë dogane e propozon Senidën të drejtonte doganën e Shkodrës, por kjo e fundit i tha “jo faleminderit” dhe preferoi të vazhdojë si menaxhere banke, ku pas një kohe u shkëput dhe u emërua si administrator e Universitetit të Shkodrës.

Pikërisht ky refuzim i Mesit, duket i ka bërë përshtypje Edi Ramës, të cilit i vinin kërkesa për tu punësuar në dogana e tatime dhe jo refuzime.

Gjithsesi, Senida u aktivizua sërish në fushatat e PS-së, së bashku me Artanin, bashkëshortin e saj, ku rolin më aktiv e luajti edhe në zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës, ku zonja Mesi ishte një nga drejtueset e fushatës së Keti Bazhdarit. Në atë kohë u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak të Shkodrës, post që e ka edhe aktualisht.

Që prej dy vjetësh Edi Rama, i cili projektoi Ditmir Bushatin si shef të listës së Shkodrës duke larguar përfundimisht Tom Doshin, afron Senida Mesin me synimin për të zëvendësuar Mimoza Hafizin, e cila ishte bashkuar kauzës së Ben Blushit që më pas themeluan LIBRA-n.

Dhe pikërisht në zgjedhjet e fundit Bushati me Senida Mesin zhvillojnë një fushatë kapilare në Shkodër për të marrë vota qytetare, duke u distancuar fort nga Tom Doshi, edhe me rriskun e një shizme në zgjedhje.

Në fund PS, arriti për pak vota vendin e dytë, ndërkohë që Tom Doshi mori jo pak por 13 mijë vota duke marrë natyrisht nga PS-ja.

Dhe Edi Rama, në mitingun e fitores, e quajti rezultatin e Shkodrës si “shpresë dhënës që së shpejti do ta bëjë PS-në si parti e parë në komunitet”.

Dhe pikërisht për të dhënë një sinjal të fortë politik, dy drejtuesit e qarkut Shkodër i emëron në qeverinë e re: Ditmir Bushatin, sërish shef të diplomacisë dhe Senida Mesin as më pas e as më shumë por zv.kryeministre.

Me këtë post, Shkodra ka përfaqësimin më të lartë në 25 vitet e fundit, duke mos llogaritur natyrisht zv.kryeministren teknike të propozuar nga PD, Ledina Mandia që qëndroi 2 muaj.

Sulmi që po  bëhet këto ditë Senida Mesit, duket se synon të godasë Ramën për zgjedhjen e tij, duke mos i dhënë arsye promovimit që kryeministri i bëri një figurë nga Shkodra. Natyrisht duke shprehur një frustrim që vjen nga brenda mazhorancës, kryesisht për ata që nuk u futën në qeveri.

Por lëvizja e Ramës, duket se më shumë se “kozmetike”, pra që të sjellë një teknokrate grua në qeveri, është politike dhe këtë e ka treguar demonstrativisht. Që duket se synimin e ka për zgjedhjet lokale të viti 2019…. /

13 komente në “Arsyet e sulmit ndaj zv/kryeministres shkodrane të Ramës dhe një profil i Senida Mesit”

  1. analisti says:

    crendesi ka cfare ka bere per PS. keto jane kontribute partiake dhe jo publike. Intelektuali me shkollimin me minimal nuk mund te beje nje gabim te tille sidomos ne kohet e sotme. Femija im eshte 10 vjec dhe i thote Roma ndersa Zv. Kryeministrja i thote Jevgjit. vaj me det

  2. Rrema says:

    Çfar do te thote fjala “risi” ju lutem?Me falni per injorancen.

    1. Abc says:

      Gje e re. Diçka qe ndodhi per here te pare. Ndodhi e re. Rishtaz.

      1. Grigor says:

        Nuk ka faj vëllai. Eshte mësuar me fjalën e bukur “shqipe” novacion, dhe fjala “e huaj” risi nuk tingellon normale.
        Sidomos ne fjalorin e deputeteve ne seanca dhe grupe parlamentare degjon shume fjalë te bukura “shqipe”, si për shembull foljen ‘çedoj’ qe besoj vete deputeti nuk e di nga ka ardhur.
        Edhe gazetari Ylli Pata Ka perdorur fjalen “rriskoj”. AI e Ka perdorur me kuptimin riskoj = rrezikoj, por pa u menduar shume se rrisk ne shqip ne i themi pjeses qe na takon ose fatit.
        Shqipja ka nje thenie popullore: Pordha e madhe gris brekët e reja.
        Tingëllon banale, nuk eshte. I shkon per shtat shume njerezve, qe mund t’i keni edhe ne tavoline aty ku jeni duke pire kafe.

  3. I Riu komunist says:

    Shkodra do filloje perparimin kur kryetar bashkie te behet nje pasardhes i Qemal Stafes dhe Voja Kushit ?

  4. spartaku says:

    Suksese ne detyren e Zv/ kryeministres zonja Mesi.Eshte mburrje per shkodren.

  5. Shoku shpati says:

    E kam paradydh kete ne Opinion te fevzo
    Kur sja dilte dot ad asaj vsjzes 20 vjec kandidattjeter PD vec dhtremberonte buzet.
    Po’ Ca do beje aty ajo
    Le te Marre ate rroge
    Se Rama ska nevoje per zv.
    Me sa pati nevoje per peleshin

  6. Shoku shpati says:

    E kam paradydh kete ne Opinion te fevzo
    Kur sja dilte dot ad asaj vsjzes 20 vjec kandidattjeter PD vec dhtremberonte buzet.
    Po’ Ca do beje aty ajo
    Le te Marre ate rroge
    Se Rama ska nevoje per zv.
    Me sa pati nevoje per peleshin

  7. Porti says:

    Nuk mund te ngjitesh ne shkallen me te larte po nuk ngjite shkallet poshte. Keshtu rezikon te thyesh hundet..
    Ky eshte stil enver hoxha qe eleminoi njerezit e afte dhe afroi me injorantet. Rrofte partia ?

  8. Shoku shpati says:

    E kam parasysh kete ne Opinion te fevzo
    Kur sja dilte dot as asaj vsjzes 20 vjec kandidattjeter PD vec shtremberonte buzet.
    Po’ Ca do beje aty ajo
    Le te Marre ate rroge
    Se Rama ska nevoje per zv.
    Me sa pati nevoje per peleshin

  9. goni says:

    Pra Mesi sulmohet duke then se Lagjja ku Jeton quhet Lagjja e Egjyptjaneve!Por Kushtetuta thote se qdo Shtetas i Shqiperise ka te drejte te kandidoje per Poste politike,kjo ne pamje te pare,megjitheluften per marrjen e posteve te Larta,ku jene te perfshire te Gjithe,qe nga Rama,Basha,Meta,Ndoka,Vasili,e Tjer e Tjere!Pra do te jap ca mendime,ku do te perpiqem te sqaroj(natyrisht aq sa di),se si shkojne kto pune,me Iliret!Iliret,nje Popull rrelativisht dikur i madh,kishin toka pjellore,dhe kafshe shtepijake,ku nga Puna ne bujqesi rronin e gjallnonin!Ky Popull,nuk la trashegim,asnje ndertim klasik,dhe te kohes paraklasike,dhe demokracija nuk eshte arritje Ilire,por u eshte mveshur Atyre!Pra Iliret mund te karahasohen me Indogjenet e Amerikes,qe nuk lane asnje ndertim.Iliret rronin ne Natyren ,dhe prej Natyres,dhe ishin nje Popull,qe nuk e deshironin Sulltanetin,dhe ishin te lumtur!Por eshte e gabuar thenja se Indgjenet e Amerikes e shuan,sepse,Amerikanolatinet,jane nje Fis me Indogjenet e Amerikes!Dhe po keshtu eshte e gabua thenja se Iliret mund te shuhen,sepse,Kosovaret,Maqedonet,Greket,Malazeste,pra Popuj qe kufizohen me Shqiperine,ashtu si Indogjenete amerikes,dhe Amerikanolatinet,jane nje Fis me Shqipetaret,por po te shkosh,pak prapa eshte fjala tek Greket,del se edhe Egjiptjanet jane nje Fis me Greket,sepse krejt arritjet Greke,prejardhjen e kane nga egjpti,,dhe po te shkosh edhe pak prapa,del,se Egjpti kto arritje i ka nga Mesopotanija,dhe keshtu me rradhe(eshte fjala per arritjet Ndertimore),pra per fund,del se Iliret,nje Popull i afert me greket,Arritjet i mori nga Civilizimet qe permendadhe Greket,nje Popull i afert me Egjiptjanet,po ashtu,pra llogaritja thote,Iliret te afert me greket,greket te afert me egjptjanet.Pra keto pune dhe thenje tashme i takojne se kaluares,dhe mund te thuhet se eshte llafollogjipra shkuarja gjithmone ne te kaluaren eshte Llafollogji,sepse nje thenje e Popullit thote (si je dhe jo si ke qene,pra nuk te pyet kush se si ishe por si je),por nje gje eshte e sakte,Sulltaneti,nuk eshte deshire Ilire,Europjane!

  10. Genci says:

    Jam dakort me shoku Shpati… vet si pozicion pune eshte pozicion kukulle gati si sekretare, keshtu qe Rama ka bere ndonje qoke me kete Mesin… qoke edhe per Shkodren… dhe e ben per vete… anyway levizje e bukur (perfaqesim femeror)

  11. Astrit says:

    Shkodra nuk i dha PS-se as 1/5 e votave qe i dha Fieri! Rezultati: Shkodra ka dy ministra ne qever, ndersa Fieri asnje! Fair eshte kjo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje