FOTOT/ Vajza e sulmuar me acid në Tiranë ka një mesazh të fortë: Isha gati të dorëzohesha, por...

30 Gusht 2017, 14:12Sociale TEMA
FOTOT/ Vajza e sulmuar me acid në Tiranë ka një mesazh të

Vilma Dule ka vendosur të shfaqë fytyrën e saj në rrjete sociale, 4 vjet pas ngjarjes barbare ku u sulmua me acid në rrugë.

27 vjeçarja nga Vlora punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian, dhe më 27 gushtit 2013 kur ishte duke dalë nga shtëpia ajo u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Ky ishte dhe krimi i parë i këtij lloj në vendin tonë.

E ndërsa tani ajo ka gjetur forcën për të dalë para të gjithëve dhe për të treguar se ajo nuk do të dorëzohet asnjëherë, pavarësisht se çfarë i ndodhi dhe i shënjoji jetën.

“4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë.

Por, sa herë që isha gati të dorëzohesha, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta ‘shpërdoroja’ duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e Fatit.

Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes.

Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë.

Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet.

Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj.

Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë”- shkruan Vilma Dule.

19 komente në “FOTOT/ Vajza e sulmuar me acid në Tiranë ka një mesazh të fortë: Isha gati të dorëzohesha, por…”

  1. Arben says:

    Urime Vilma,je nje model per te gjithe

    1. babo says:

      Te kishin sulmuar ndonje Gjykates me acid edha do ta kisha kuptuar, por ket rast?
      Nuk u tha, a u kap autori te pakten?

  2. Eva says:

    Artikull frymezues dhe pozitive. Thanks for sharing the story. I uroj Vilmes nje jete te lumtur dhe me deshira te plotesuara.

  3. Gjini says:

    Nuk është “krimi i parë i këtij lloji në vendin tonë”: shumë vite më parë (para vitit 1990) këtë ia kanë bërë një pedagogu shumë të njohur të UT , të fakultetit Ekonomik, sa mbaj mend. Jeton ende.

  4. timo says:

    Vilma, sytë e tu të qeshur pasqyrojnë shpirtin tënd të madh. Të uroj një jetë të lumtur.

  5. Angjelini says:

    Urima Vilma. Me vjen keq per barbarizmin e atij qe vetem mashkull dhe njeri nuk mund ti them. Te garantoj se ti je ngritur me lart se aj monstra me pamje njeriu mund te shikoj. Ece perpara ne rrugen tende te drejte.

  6. Genci says:

    Vilma vazhdon te jesh Po aq e bukur si me pare, buzeqeshja jote eshte motivim per te gjithe vajzat e tjera, te uroj nje jete te lumtur dhe plot suksese

  7. AC/DC says:

    Sulm tipik bythengritesish qe itmerron cdo gje e bukur!!!!

    1. like says:

      sulm tipik greko-turk.

  8. Zoti me ty Vilma says:

    Lus Zotin te te jape te gjith te mirat e kesaj bote Vilma dhe njekohesisht lus Zotin per keqbersin ta paguaj shume shtrenjte gjynahun qe beri

  9. Ilir detari says:

    marrsh nga jeta shume aq sa meriton shpirti yt i mire dhe syte aq te bukur

  10. spartaku says:

    Vilma! Ti je akoma me ebukur sot,se ti, mbi te gjitha je e mençeme.Bukurija e njeriut,eshte mençuria.

    1. Miri says:

      Suksese ne jete dhe nje perqafim te sinqerte.

  11. ismail says:

    urimet me te sinqerta per TY Vilma.

  12. arben says:

    Urime per kurajon dhe vullnetin qe ke per te mos u dorezuar .Me gjithe shpirt e zemer do deshiroja qe gjithe shqiptaret te te ndodhen prane e te shufishojne forcen tende.Mbase krimineli demtoj bukurine e fytyres tende por bukurine e shpirtit tend as mundi ta cenoje sadopak.Do desha te isha shtetas i nje vendi ku krime te tilla marin denimet me te ashpra nga ligjet por per fat te keq jetojme ne nje vend ku kriminelet e shtetaret e koruptuar jane bere njesh e ku shoqeria jone e mefshet e trullosur nga tymosja e kanabisit nuk ka kohe te shikoje se ku ka katandisur.Zoti te ndihmofte bije dhe u realizofshin deshirat e tua rinore.Sa per ate qe ngriti doren kunder teje rrufete e Zeusit te bien mbi te dhe e verbofshin per gjithe jeten.

  13. Loni says:

    Vilma, forca me e madhe ne natyre ju ka dhene fuqi = dashuria, brava

  14. Illyrian says:

    Burrecat i bëjnë këto!

  15. Fatma says:

    Guxim,forca,jan arsyet per te ecur perpara.Jetoje jeten se nje here vjen

  16. Mika. says:

    Shpreh force dhe e pasterti shpirterore.
    Te lumte shqiptarisht!.
    Je nje shembull i nje ringritje te veçante.
    Edhe “bukurine” ta larteson gjendja Jote shpirterore.
    Jam nje prind dhe te admiroj dhe njekohshem te uroj ta gezosh jeten me gjithe te mirat e saje!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje