Kanabisi, një piramidë që “dogji” shqiptarët

30 Gusht 2017, 21:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një zell të tepruar të raportohet se këtë vit nuk është mbjellur thuajse fare kanabis në gjithë Shqipërinë dhe po paraqitet si seriozitet i punës së policisë dhe qeverisë shqiptare. E vërteta është se kanabis nuk është mbjellur, por nuk jam i sigurt sa është vendimtare në këtë histori policia shqiptare dhe aq më tepër qeveria.

Është e vërtetë se mbulimi i Shqipërisë me kanabis në vitin 2015-2016, ishte një epidemi e cila nuk u mbajt dot nën kontroll nga qeveria.

Por po të kthehemi pas në kohë, dhe të shikojmë qasjen e qeverisë dhe sidomos ideologut të saj në atë kohë ndaj kanabisit, do të shikojmë se ka pasur një kryeligjërues Shqipëria që fliste për legalizimin e kanabisit, dhe biles duke bërë gati dhe një grup deputetësh që do të lobonin për legalizimin e tij. Koço Kokdhima që udhëhiqte këtë grup, në atë kohë, ishte njeriu ndoshta më i afërt dhe i besuar politik i Edi Ramës dhe rreziku që kam paralajmëruar në debatet publike me të, qysh atëhere, ishte se ligjëratat e tij idiote mbi liberalizmin e kanabisit, jehonin në veshët e pamësuar me këtë liri të fshatarëve shqiptarë, si kushtrim për të mbjellë kanabis. Vizitat e tij të pikëlluara nëpër burgje, ku takonte të dënuar për kanabis, që kishin halle, ishte po ashtu një ilustrim i target-grupit që mbronin idetë e tij.

Policia shqiptare ishte e pafuqishme të përballonte ofertën e botës së krimit, përballë një qeverie, komisari i të cilës fliste për liri kanabisi.

Dhe ndodhi që viti 2015-2016 të ishte një shpërthim kombëtar për mbjellje kanabisi. Policia u ble. Me vetëdije apo pa vetëdije, me leje apo la leje, me direktivë, apo me kokë të vet, dhjetra policië shqiptarë, u kthyen në numurues rrënjësh hashashi, për t’u vjelë taksën mbjellësve të tyre. “Specialistët” e Lazaratit u shpërndanë në çdo fshat të Shqipërisë për të dhënë “njohuritë” e tyre në këtë fushë.

Fatkeqësia ishte shumëfish. E para se sasia anormale e mbjellë nuk ishte më një mjet fitimi, por një mekanizëm i tmerrshëm dështimi financiar. Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që kishte drogë por nuk kishte lekë, çfarë ishte dhe alibia e atyre që e lejuan.

Kanabisi ishte piramida financiare më e keqe që ka ndodhur në Shqipëri pas vitit 1997, ku mijëra fshatarë derdhën kursimet e tyre dhe u “përvëluan”. Të vetmit që fituan ca para, ishin policët lokalë që volën taksat e bimëve të mbjella, dhe disa punëtorë të paguar për ujitje dhe mbjellje fidanësh. Të gjithë të tjerët humbën miliona dhe mbushën depo e shpella me kanabis, çmimi i të cilit nuk kishte më ofertë.

E gjitha ishte si një ndëshkim nga zoti, për shkak të papërgjegjësisë që dëshmoi pushteti me daljen nga kontrolli të kësaj veprimtarie antiligjore. Ëndrra për fitim të shpejtë e investitorëve dhe trafikantëve dhe përfshirja e policisë në këtë histori, ishin përtej fuqisë së qeverisë.

Qeveria e bëri dëmin dhe krimin në vitin 2015, kur krijoi idenë se ishte duke menduar me mendtë e Koços, se si ta liberalizonte këtë histori dhe kjo shërbeu si kushtrim popullor.

Një vit më pas Shqipëria nuk mbolli më kanabis. Investitorët e dëshpëruar në fshatrat e Shqipërisë nuk mbollën thuajse asnjë rrënjë në vitin 2017 dhe jo se kishin frikë nga policia apo Edi Rama, por se shanin nga nëna qeverinë dhe policinë, që i futi në atë histori nga e cila nuk po dilnin dot.

Depot e fshehta nga Jugu në Veri, shpellat dhe magazinat anonime, mund të jenë ende plot me kanabis, i cili nëse nuk prishet fizikisht, mund të shërbejë dhe disa vite për të furnizuar rrugët e trafikut. Por e vërteta është se shqiptarët u “dogjën” nga kjo piramidë aq keq, sa u tërhoqën në punët e tyre njësoj si pas vitit 1997, pasi u dogjën nga lekët e humbura në “Piramida”.

Sot është e vërtetë që në Shqipëri nuk mbillet kanabis. Nuk është mbjellë në vitin 2017 dhe nuk ka për t’u mbjellur as në vitin 2018. Por bëni kujdes kur krenoheni me këtë gjë.

Nëse këtë e quani si sukses të policisë dhe qeverisë, jo vetëm gënjeni por edhe gaboni duke e futur të ardhmen e kanabisit në një proces të dyshimtë. Nëse kjo është sukses i qeverisë dhe policisë, duhet të merrni dhe përgjegjësinë për mbjelljen e tij, pasi do të thotë që paska qenë mundësia të ndalet. E vërteta është se pushteti krijoi klimë pozitive kundrejt kultivimit të hashashit në atë masë që i doli nga kontrolli, por nuk është e vërtetë se kishte fuqi ta ndalte. Nuk e ndalte dot më! Trafikantët blenë policinë dhe kjo ishte përtej fuqisë së qeverisë.

Fati i zi i atyre që u përfshinë në këtë histori, u bë fati i bardhë i qeverisë që krekoset sot.

Penalizimi i rëndë i mijëra njerëzve të zakonshëm në gjithë vendin që u përfshinë në këtë investim kriminal, është kryearsyeja përse kjo histori u ndal. Ata thjeshtë “u dogjën nga qulli dhe tani i fryjnë dhe kosit”. Por nuk është se kanë frikë nga qeveria dhe policia. Thjeshtë kanë frikë nga mbetja pa bukë dhe pa lekë. Siç mbetën një vit më parë.

19 komente në “Kanabisi, një piramidë që “dogji” shqiptarët”

  1. Gjini says:

    Çfarë “analize” është kjo, zoti Mero?! Nga dole me këto konkluzione! Jam dakord sa thua për Koçon, por pjesa tjetër e analizës nuk më bind.

  2. linja says:

    po devijon nga linja e partise ti Mero…

    1. Fshatari says:

      Mero analize me te dobet nuk te kam lexuar.Shume here ke perseritur te njejtat mendime vetem per te thene se qeveria nuk ka asnje merte etjetj.

  3. Mentari says:

    Kanabisi nuku mbuall jo se jane ndergjegjeuar Fshtataret apo policet e korruptuar por ajo me kryesorja ishte Thatesira e Motit qe I ndaloj sepse Kanabisi kerkon shum uje,Sa te fillojne shirat shihni se si do te fillojne mbjelljet.per hqiptaret qe nuk kane anje shprese per puneim apo Emigrim nga hqiperiaKanabisi eshte e vetmja rrugezgjidhje jetese.Pyetni Ripjelljen se kur do te vijne investimet ne shqiperi qe te happen vende pune? 50% I shqiptarve presin me padurin punesimin

  4. Tarrasi says:

    Me keto shkrime, “Tama” ka rrezik te futet ne listen e “media e kazanit” …

  5. shvejk says:

    Mero do luaj me ekipin e Ilrit e te Monikes kte sezon, bashke me Fahriun, Nikollin, Bushatin, Zhejin e palaco te tjere si keta.

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    … dhe te mos harrojme qe Edi Rama nuk tha kurre qe “Kjo eshte droga me e paster ne Bote”… ?
    Kete duhej ta kishe theksuar,Mero.

  7. durresi says:

    edhe mua nuk me bind aspak kjo analiza. e pakuptimte dhe e pallogjikshme.

  8. alma says:

    PO ti z,,mero tani u kujtove te flasesh,,,,sepse foli CIA,,,se deri dje nuk flisje fare,,,por dhe ti si qeveria shqiptare keni menduar ti leme shqiptaret te bejne para me droge,,,ne vend ti benit thirrje qe shqiptaret te punonin tokat e te mbillnin grure e domate,,,///Vetem me pune behet shqiperia ,,,me droge pasurohen kriminelet,,,///

  9. astrit says:

    Ke marre rrugen e kazanit z. Mero.

  10. like says:

    epo popull me iniciative jemi ne zoti Mero. mos na bej te ndihemi keq tashti!

  11. al paci says:

    Kurse une them qe pjesa e kocos eshte inat personal i meras,dhe pjesa tjeter eshte historia 100per 100e sakte e mbjelljes se hashashit ne shqiperi. un njohe te pakten 10 veta qe mbollen vjeye paguan policine ne memalija vlore tepelen permet fiere nga kjo zone ishin kultivusit,punetoret farata rojet ushqimet per ta. Dhe nga keta asnjeri nuk fitoje bile njeri me tha rashe dhe borxhe 24 mije euro se cmimi vajti katastrofe. Po te ishte kilja 800 euro vjete sivjete nuk do ishte mbjelle asgje tjeter ne shqiperi po vetem hashashe. Se policin e paguanin dhe po tu dilte dicka shtreber nuk pyeste njeri nga keta qe merren me kultivim per nje vite burke. Se sado qe jan denuare me shum se nje vite asnjeri nuk ka bere.

  12. J says:

    Është shpirti i shqiptarit magneti i së keqes. Në çdo epokë, në çdo rrethanë, në çdo qelizë. Asnjë analizë nuk do të jetë e besueshme nëse nuk ka epiqendër këtë fakt. Përpjekja juaj dhe kujtdo të spostojë analizën është infantile dhe patetike.Unë mbështes qeverinë cilado qoftë në rrugën e ligjit si è vetmja rrugë për integrim. Edhe pse rinia dembele shqiptare nukbdo ketë më fuoristrada dhe barkmëdhej “bosash”

  13. kunupi says:

    Mero! Po mplakesh
    Harove Lazaratin, kryekeshtjellen e S.B ku u vrane dhe police per ta bere zap?

  14. Salamandra says:

    Analize shume e dobet zoti Mero pasi shpeh here vihet re nga ana juaj nje perdhosje e figurave te ndryshme qe rrethojne kryeministrin Rama duke na lene te kuptojme se ky i fundit na qenkerka i pafajshem dhe i pafat nga njerezit me te cilet rrethohet. Kokedhimen e afroi Edi Rama ne politiken e tij çudiberese dhe enderrimtare dhe nuk besoj se Kokedhima mund te bente çka beri pa aprovimin dhe direktivat e shefit te tij. Eshte tashme e qarte zoti Mero, sado ju mundoheni me mjeshterine gazetareske qe ju karakterizon ta fshihni apo te largoni vemendjen e lexuesit, se ne kete vendin tone te dashur asnje veprim nuk mund dhe nuk ndermerret pa dijenine e Naltmadherise se tij Edi Pablo Ruiz y Picasso Rama.

  15. timo says:

    Ka një kundërshti brënda shkrimit tuaj zoti Mero. Sidomose qartë kjo kundërshti del tek paragrafi i fundit që duket të jetë edhe si konkluzion. Penalizimi nga kush,pse? Nga shtei aponga mungesa e tregut? Po qe se mungoi tregu ndërsa shteti i kishte nxitur atëherë ju keni të drejtë por, në qoftë se tregu egzistonte por shteti bllokoi mundësinë për ta tregëtuar mallin, atëherë ju skeni të drejtë të akuzoni shtetni që s’është ai që i demotivoi njerzit e këtij biznesi. Sgjidhni e merni. Megjthatë, z. Mero unë shkrimet e juaja i ndjek me ëndje sepse ndjej seriozitet në to.

  16. keta policet qe ka punsuar Mero censurojne komentet me mire se ne kohen e enverit.

  17. Dogjen pyllin says:

    Une do merrem me pjesen tjeter,ate te shperdorimit te konfiskimit te hashashit !
    Qeveria duhet ta menaxhoj, kete pasuri te “padeshirushme”.
    Ja mbushem bythen italianeve. Miljona euro.
    Ata po e djegin hashashin ?

  18. Ylli says:

    Hahahahahahaha pak kritike te moderuar Mero qeverise dhe i kthehen kunder kelyshet e vet ,ushqyer vite me capa antiberishizmi.
    Me karagjoze komentues se keta majtistet e Temes nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje