Lufta kundër kanabisit/ Rama: Të goditet çdo tradhëtar në rradhët e policisë së shtetit, të kalojë në skaner çdo biznes i dyshimtë…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin e radhës  me Task Forcës e ngritur për luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar ndonjëherë qysh nga viti ’91 në Shqipëri.

“Ky proces ka hyrë në një faze të re. Ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar ndonjëherë qysh nga viti ’91 në Shqipëri. Dhe kjo gjë është konstatuar edhe nga komunikimet që kam pasur me ndërkombëtarët”-tha Rama.

Më tej Rama tha se çelsi i suksesit në këtë luftë është goditja e çdo tradhëtari në rradhët e policisë së shetit që bashkëpunon me krimin.

Gjithashtu Rama tha se çdo biznes i dyshimtë, llogari bankare, makina dhe pasuri e paluajtshme duhet të kalojë në skaner.

“Çdo biznes i dyshimtë, llogari bankare, makina dhe pasuri e paluajtshme duhet të kalojë në skaner. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë vendosjen ose do të konfiskohen dhe zotëruesit të përgjigjen para ligjit”- u shpreh Rama

E pranishme në këtë mbledhje, teksa bënte raportimin Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Drejtuese e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda u shpreh se Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike.

Më tej ajo shhtoi se nga referimet e hetimeve pasurore janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milionë euro, si automjete, vila, apartamente e lokale të vendosura me veprimtari te paligjshme.

Policia kishte në terren mbi 1500 grupe kontrolli me rreth 4500 punonjës, në gjithë territorin e vendit.

Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale.

Edhe nga 20 raportimet e Guardia di Finanza për parcela të dyshuara, pas fluturimeve me avion, vetëm 5 prej tyre rezultuan me rreth 700 bimë kanabis, ndërsa të tjerat me kultura bujqësore.

Në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016.  55 janë grupet kriminale të goditura me mbi 180 persona të proceduar” -deklaroi  Voda.

Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se krahasuar me një vit më parë është mbjellë 25 herë më pak kanabis në Shqipëri.

“Rikontroll masiv të territorit, bashkëpunim me italianët. 25 herë më pak se një vit më parë bimë të kultivuara.

Janë goditur grupet kriminale, vijon puna për sekuestrimin e aseteve kriminale. Policia e angazhuar edhe për objektivat e tjera” tha Çako.

ERTV Live😀: Në Zyrën Operacionale të Situatës në Kryeministri – Drejt zmbrapsjes totale të kultivuesve të kanabisit në të gjithë territorin e vendit dhe pastrimit përfundimtar të hartës së Shqipërisë nga njolla e këtij fenomeni kriminal🇦🇱🇪🇺

Publié par Edi Rama sur mercredi 30 août 2017

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Lufta kundër kanabisit/ Rama: Të goditet çdo tradhëtar në rradhët e policisë së shtetit, të kalojë në skaner çdo biznes i dyshimtë…”

  1. Diversanti says:

    Prandaj bëjnë “gam-gam” qentë e LeshELise

  2. the punisher says:

    Fillo nga presidenti…nqs jo, atehere mos ha mut kot.

  3. orli says:

    Rame! Filloja nga koka e politikes, qeverise e ish-qeverive, prokurore, gjyqtare etj.pastaj sigurisht me cironkat, vetem keshtu behesh i besueshem.

  4. GZIM says:

    O Shqipetare! Ka ardhur koha te zgjohemi nga gjumi e te hapim syte. Po na shkulet toka nen kembe! Hajduti Rama me shoke punojne pa ndalim per dite kundra nesh duke na nenshtruar e perdorur si mos me keq! Tani kerkon skanimin e pasurise se secilit prej nesh?! Po kti Hajduti kush ja skanon pasurine?! Ky Kryetar çete hajdutesh ordinerë, qe na kapardiset me plaçken qe u rropi shqipetareve, tani do kontrolloje pasurine tone, qe te dije me mire si te na rrjepe serish ne vazhdimesi. Por pse po e kerkon Hajduti kete? Sepse, ne, njerezit e thjeshte, paskemi pasuri te paligjshme prej parave te hashashit! A nuk e polli ky hashashin kudo e mbare vendit?! Por pas 4 vitesh dhe tani qe e ka vjelë e eshte ngopur, e pasi perfitimet i shpenzoi ne fushate, po e perdor serish si shkop mbi kokat tona!!! Hajduti nuk eshte i veshtire te lexohet por ne kemi humbur guximin te ngreme koke me sa duket…. Hajdutet i kemi mbi zverk dhe po na marrin frymen!! Sali Baba me 40 hajdutet e tij, te fryre nga zhvatja e pasurise kombetare jane po i njejti soj! Po ashtu edhe Lirika! (Liri/Monika) Qe te gjithe zhvates te pangopur! Pra opsione brenda sistemit nuk ka! Ndryshimi duhet te vije nga jashte keti sistemi te kapur e te ndyre. Ne, se cili prej nesh,e kemi vete ne dore kete ndryshim. Ne kemi afteseine te ndergjegjesohemi si individe! Te mos behemi me pjese e kesaj maskarade! Ti refuzojme drejtuesit e keqinj! Ti perjashtojme! Ti tregojme me gisht si hajdute qe jane! Ti perbuzim! Te mos i ndjekim! Tu grumbullohemi tek dera e ti shporrim! Te mbeshtesim vetem njeriun e drejte! Te kthejme besen e shqiptarit! Te mbrojme nderin e njeri tjetrit! Te mbrojme jeten e zoterimet e ndershme te njeri tjetrit! Te shpetojme kombin! Une keshtu kam vendosur te bej per vete. Do te sakrifikoj mundin tim, pasurine por qofte edhe jeten time per nje Shqiperi te drejte e te denje! Po edhe jeten, sepse te gjithe do te vdesim dhe ajo qe ka rendesi eshte…. Si do te vdesim? Une i lumturuar zgjedh te vdes me nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *