Reforma antikorrupsion i ka errësuar arsyen çiftit Rama-Basha

30 Gusht 2017, 16:24Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

E shihni gjendjen politike në Shqipëri që është si e amullt?
A e dini Pse?
Se heronjtë e korrupsionit janë të lodhur.
Këta janë të futur brenda vetes, se nuk dinë ç’të bëjnë.
l.
Është miratuar një korpus i gjerë legjislativ, që heronjve iu është marrë vota e miratimit të tij me forcë nga politika amerikane. Dhe ky korpus e ka zgjidhur çështjen ligjore përfundimisht.
Kurse korrupsioni i nivelit të lartë ka akoma shpresë për bllokim.
Janë të gjithë të kapur, prandaj.
Por këtë nuk e kuptojnë, prandaj nuk dorëzohen, por vinë vërdallë
Deri para disa muajsh kundër Reformës qarkullonte vërdallosja Berisha- Meta; të cilën e shkatërroi politika amerikane, duke iu nxjerrë faktet korruptive, madje edhe të krimit ndërkombëtar.
Më të rënda janë faktet që i kanë nxjerrë Saliut. E shihni sesi është futur Saliu skutave të heshtjes?
Por befas na ka dalë në skenë sorrollatja Rama- Basha.
Këta, një herë afrohen, pastaj largohen, se nuk kanë asnjë gjë të qartë.
Por si ka mundësi që e majta dhe e djathta i sheh kështu këta të dy, dhe hesht!
Në fakt frika e politikanëve shqiptarë është proverbiale: njëqind vjet frikë nga mbreti, gjeneralët dhe
tiranët.
Heshtje për të marrë diçka më shumë… dhe të trembur nga krim i shtetëror.
Në fakt krimi shtetëror të tremb.
Por edhe sot, me gjithë këto mundësi, si ndodh që të dy krahët e politikës shqiptare janë të trembur, dhe shohin në pritje vallen e dyshes Basha- Rama që duan të bllokojnë Reformën?
Se është ajo frika e vjetër, prandaj
II.
Por, a do ta mxjerrin dot lojën e tyre Basha dhe Rama?
Në fakt frika dhe shqetësimi i goditjes që mund t’iu vijë nga Reforma antikorrupsion, iu ka errësuar arsyen, prandaj futen nën ujë e dalin të dy nga uji: por asgjë.
Fshehen, pastaj grinden dhe fshehen prapë. Dhe prapë dalin, por asgjë
Pikërisht për këtë arsye të dy kanë marrë rreth vetes rajá që mendojnë se janë thirrur që bashkërisht të vjedhin shqiptarët. Dhe nuk e kanë keq, se për këtë i kanë thirrur.
Por ku po shkojnë?
Asgjëkundi.
Lodhet kot çifti Basha-Rama: nuk mund ta ndalojnë dot këta oksidentalizimin e Shqipërisë dhe bashkimin e saj.
Për bashkimin nuk mund të flitet se Basha ( si dhe Saliu) është me fqinjët e veriut- domethënë me Beogradin.
Nuk e di çdo të ndodhë me Ramën, por kaq i trembur sa është, edhe ky mund të rreshqasë në esadizëm si Berisha.
Të shohim…
lll.
Tani testi është të Reforma në Drejtësi, e cila me qeverinë mediokër që paraqiti Rama, kuptohet se kjo qeveri është kundër saj; dhe kundër çdo reforme institucionale.
Qeveria shqiptare sot duhet të jetë shumë profesionale, dhe me aftësi politike. Të cilat nuk i ka.
Dhe, a e dini Pse?
Sepse këto lloj reformash demokratike, jo vetëm që i rrëzojnë këta, por edhe i shpronësojnë.
Por nuk kanë ç’të bëjnë: Reforma lëviz përpara, dhe këta e kanë të pamundur ta ndalojnë.
Eppur si muove – do të thoshim me shprehjen e famshme të Galileo Galileit…

30 komente në “Reforma antikorrupsion i ka errësuar arsyen çiftit Rama-Basha”

  1. Meta ik says:

    Po nuk te durohet mor i hallakatur? Rama akoma nuk ehste zyrtarisht yet kryeminister 2, po prit mor laperdhijak.

  2. Meta ik says:

    Po nuk te durohet mor i hallakatur? Rama akoma nuk eshte zyrtarisht yet kryeminister 2, po prit mor laperdhijak.

  3. saliu says:

    Qenke bere mik me LIke floririn o Tak palla.

  4. Kozmo says:

    Qeveria Rama kete 4 vjecar ,do te kete me pergjegjesi para votueseve te tij .Populli nuk do te kenaqet vetem me parqe dhe lulishte ,por kerkon reforma te thella ne cdo sektor . Reformen ne drejtesi te gjithe presin me goje hapur .
    RAMA DHE BASHA ENDERROJNE TE BEJNE BLLOKADE NE RRUGE TE TJERA , POR E KANE TE KOTE .ATA JANE TE DETYRUAR TE BEJNE REFORMA , NDRYSHE DO TE DIGJEN KEQ . PER KETA QEVERITARE TE ZGROPSUR ,SHQIPERIA NUK RREGULLOHET KURRE ,POR
    RROFTE SHBA , RROFTE EUROPA .

  5. timo says:

    Take, po të të kishte vendosur ty Rama si ministër të drejtësisë, qeveria e re do të i shte më shkëlqyeshmja e deri tanishme. Vetêm moszgjedhja jote këtë qeveri e diskrediton. I shkreti ti nuk e ule dot edhe këtë rradhe prapanicën në kolltukun e ministrit. Prit se ke kohë . Djalë i ri je, përpara e ke të ardhmen.

  6. Shqiptar i Ndershëm says:

    ZOTI SPARTAK NGJELA,
    Nuk arrihet reforma e drejtesise ne Shqiperi me kete glase politike.

    1. befana says:

      Nuk arrihet me president te kryekorruptuar dhe me Sal kriminelin ne parlament.
      Cfa pret av Ngjela nga amerika e cila i stimuloi keta kriminele per 27 vjet rrjesht.

      1. Shqiptar i Ndershëm says:

        @ befana,
        1. FAKTORET E BRENDSHEM:
        “Demokracia” ne Shqiperi eshte produkt skarco i brendshem= produkt i PPSH-se.
        2. FAKTORET E JASHTEM:
        USA ka mbeshtetur shqiptaret, ne kuptimin relativ me shume se çdo shtet tjeter.

  7. Jozefina Duma says:

    Po ja fut kot avojat Taku. RAMA eahte i vetmi politikan shqiptar qe luftoi oer reformen ne drejtesi dhe akoma po lufton qe kjo reforme te fillojw sa me pare…ai ja ka lene ne dore specialisteve europiane dhe amerikane api jo or Taku. Rama po pznon qe te tefirmoje administraten dhe krejt shtetin e shqiptar qe kriminelu Berisha e degjeneroi ne cdo sektor duje vene bandite e lunatike ne cdo zyre shteti.

  8. bb says:

    Taku, e ke dhi zyrtarisht muhabetin. Na thuj si e ke hallin.

  9. Moisi Golemi says:

    Spartak. Gjej nuse, te qetesosh nervat.

  10. Albamich says:

    Zoti Ngjela, te gjtha keto qe thoni jane me se te verteta, prisnim qe Rama te na jepte sinjale te forta se do ta mbeshteste reformen ne drejtesi deri ne perfundimin e saj, mesa duken bathet ai nuk do ta realizoje kete sepse ai nuk po mund te dale nga”Guacka” qe ka mberthyer per 25 vjet Shqiperine, Rama po vepron si Berisha dhe Nano duke formuar qeveri dhe duke zgjedhur deputete brenda kesaj “Guacke” te cilet kane deshtuar gjate gjithe kesaj delade edhe qeveria e ksaj radhe eshte zgjedhur brenda kesaj “Guacke”
    Shume bij e bija shqiptare te emigranteve mbas viteve 90 qe sot jane mbi 35vjec, kane perfunduar me sukses te gjitha ciklet e studimeve dhe sot drejtojne dhe i sherbejne me shume suksese kompanive me prestigjoze ne bote, komuniteteve me mbi nje milion banore nuk i japin drite jeshile qe te vijne te marrin fatet e poltikes dhe te ekzekutivit me Shqiperi dhe kjo dihet pse nuk i japin driten jeshile…..?????OZot, Kur do te shkulet nje here e pergjithmone sistemi bajratak qe na la Petandoria Otomane.

  11. besim says:

    O Ngjela! Kur u be komisioni per ngjarjet e vitit 97 paten besim tek ty dhe te emeruan kryetar komisioni. Rezultati ishte skandaloz sepse e nxore Saliun te lare kur ai i kishte duart me gjak. Ne nje rast tjeter me vone Saliun e cilesove trim.Si mund te besohe ty sot nje post aq delikat sa ai i Ministrit te drejtesise! Mos u merzit se kjo eshte ceshtje besimi.

  12. agim bej vlora says:

    Te thash dje se ke rrjedhur o i shkreti.U be hataja se nuk te curi tu ministero.Humbje e madhe.Sa vota more ne zgjedhje o i shkreti.Kur ti nuk ke parti si do te beje ministero.mos u bej alabak,por mban menndjen ne vendono.Marveshja Rama-Basha i sherbeu Shqiperise,prandaj duhet te vazhdoje.O Taku Leri inatet,,

  13. Tur Hejerdall says:

    O tak, o tuk,o tik o taktiktuk, deri dje e quajte ramen hero, sot rama te duket pengese, ah kjo ministria qe nuk njeli ne doren tate se ramen sot do e ngrije ne qiell, po ja fut kot, tani ke mungese hormonesh.

  14. Tr says:

    FAKT ESHTE ,QE Z. NGJELES NUK I JAPI NJE POST TE RENDESISHEM ,KJO TREGON QARTE ,QE ATA NUK DUAN NJEREZ TE DREJTE . DUAN NJERZIT E TYRE , QE I MBULOJNE PISLLIQET. NJE ESHTE E SIGURTE NGJELA DO TE NGJITET NJE DITE , NE POSTIN E MERITUAR JO SHUME LARG.

  15. 231 says:

    REFORMA NE DREJTESI ESHTE E PARALIZUAR ,,SEPSE NUK E DO RAMA,BERISHA,META,,,SEPSE KANE VJEDHUR PARATE E SHQIPTAREVE,,,,,JU NGELTE NE FYT BUKA E POPULLIT ,,,,,HARAMSEZER,,,,///

  16. uskania says:

    Prandaj paska këlthitur Ngjela gjithë këto vite duke sharë Saliun që të fitonte besimin e Ramës. Mashtrues dhe i korruptuar. Nuk i eci me Berishën, nuk po i ecën edhe me Ramën.

  17. Qytetari durrsak says:

    Z. Ngjela,
    nuk me dukesh bindes. Nese edhe Edi Rama eshte “i varur” nga Basha per Reformen ne Drejtesi, atehere nuk na mbetet per te shpresuar ne vendosjen e drejtesise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi. Por, nuk me duket keshtu …

  18. Koba says:

    Shqetesimi eshte i drejte.Po ja Rama e nisi me nje diskutim me graduatet e Policise se Shtetit per konfiskimin e Pasurive te te Forteve.Po Sali Krimineli dhe Shpura e Tij Like Floriri dhe plot Zagare te Politikes a do te Skanohen?Kjo eshte Ceshtja qe shtron Z.Ngjela

  19. Jak Boston says:

    Po mire more kukukuvajkat e krimit dhe korrupsionit qe shani Avokatin Ngjela, po kaq shpejt e harruat ju 20% qe mblidhte Rama kur ishte kryebashkiak???
    Nuk e di nese doni te bindeni vetveten apo te tjeret per Ramen si luftetar i reformes ne drejtesi.
    Mjere ju se jeni bere per te ju qare hallin mbase jo si fukarenj, por si te patru qe jeni.
    Une e kam shprehur ne komente para me shume se nje viti se i pari qe nuk e do reformen ne drejtesi eshte Rama, pastaj vijne palet e tjera te interesuara Berisha, Meta, Basha, Froket, Fullanet, Dukat, Prokuroret, Gjykatesit dhe gjithe hajdutet me cizme dhe shpurat e tyre familjare.
    Aresyeja eshte shume e thjeshte.
    Berisha beri si komandant i taborrit antireforme pasi ai skishte pushtet dhe ishte me i mbrojtur nga presionet e perendimoreve. Sala me Bashen po mbrojn ate cka kane vjedhur me pare.
    Hallin me te madh e kane dyshja Rama-Meta pasi ata jane ne pushtet dhe kane vjedhur dhe po vazhdojne dhe kuptohet se duan te ruajne kete gjendje.
    Nese Berisha humbet vetem lirine dhe pasurine treshja Rama-Meta-Basha humbasin pushtetin, pasurine dhe lirine e tyre.
    Ndodhur ne kete situate ata luajne lojen e tyre komuniste dhe ndahen ne grupe ku njeri eshte kunder reformes si Berisha-Basha, grupi tjeter eshte pro reformes Rama-Meta dhe grupi tjeter eshte i lekundur Basha-Meta.
    Ne te verte eshte vetem nje grup, qe eshte zinxhir i kuq komunisto-hajduto-kriminelo-tradhetare Enveri-Nexhmije-Ramizi-Fatosi-Saliu-Meta-Rama-Basha…..dhe qe te gjithe jane kunder cdo gjeje qe behet per te miren e Shqiperise dhe te shqipetareve perfshire dhe reformen e drejtesise.
    Ju qe komentoni duke mbrojtur nje anetar te bandes e duke share nje tjeter, jeni ose pjesetar te bandes ose jeni te shpelare nga truri dhe vetem ndotni ambjentin si qenie te padobishme qe nuk i sherbeni jo vendit dhe kombit, por as vetes tuaj, jeni mjerane te ligj njesoj si ata qe ju qeverisin.

  20. Shqiptari nga Kosova says:

    Zoti Ngjela, dua ta bej ne pyetje fare te thjeshte. Po sikur te kishte emruar zoti rama minister , do kishe folur keshtu..? Aman ,dua pergjigje te sinqert.

  21. Nordi says:

    As kjo qeveri dhe as këta politikan nuk mund të luftojnë korrupsioni pasi u mungon kryesorja, morali. Një i korruptuar nuk mun të luftoj vetvetën.
    Populli thotë… Ku ka zë s’është pa gjë. Olsi Rama po përflitet për lidhje dhe lëvizje të dyshimta.
    Z. Ngjela, vazhdo ëndërro … 4 vite kalojnë shpejt.

  22. Bushi says:

    Ku e shikoni ju zoti Ngjela,se Rama me qeverine e tij eshte kundra reformes ne drejtesi? Eshte i vetemi Rama qe ka qene dhe eshte pro reformes dhe ka luftuar me te gjitha menyrat qe ajo te behet sa me pare. Eshte i vetemi Rama qe ka mbeshtetur nderkombetaret,sidomos SHBA-n,Europen,Gjermanine etj. qe e duan kete reforme.Nuk po te kuptoje zoti Ngjela,per kete kthese te menjehersheme qe ke mare.

  23. Jak Boston says:

    Nordi!
    Rama do luftoi korrupsionin dhe nepotizmin ashtu dhe aq sa luftoi Berisha komunizmin dhe korrupsionin.
    Te gjithe derrat ( komunistat ) nje turi (tru ) kane.

  24. zv komisar nga mallakastra says:

    Ne burg kopuk ,aty e ke vendin ti klysh, kapitalist sot, revizionist dje, komunist pardje

  25. 456 says:

    BRAVO NGJELA ,,,NJE ANALIZE E SAKTE,,,,KUR DO TI SPARTAK FLET TAMAM E ME ZEMER NE DORE,,,,,///

  26. lulash says:

    Mjaft na cave by.. sepse as avokat nuk e meriton te te quajme.

  27. 01vlora says:

    Spartak deri dije te kam vleresuar por tani qe Rama nuk te mori ne Qeveri fillove avazin .Me fal por je pa nje lango pazari .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje