Zv.kryeministrja Senida Mesi: Tani është koha për të punuar, për ata që duan të dinë më shumë, lexoni fjalimin e Skenderbeut...!

30 Gusht 2017, 09:56Politika TEMA

Zv.kryeministrja e propozuar nga Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar Senida Mesi ka reaguar për herë të parë.

Përmes një statusi në facebook Mesi falenderon të gjithë ata që e ndihmuan në këtë kontribut, dhe njëherësh bën thirrje se tashmë ka ardhur koha për të punuar me qytetarët dhe për qytetarët.

Njëherësh, duke krijuar dhe përqasjen me deklaratën e Ramës se vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit të Skënderbeut, dhe zëvendësja e tij në kabinetin e ri qeveritar hedh një fjalim të Gjergj Kastriot Skënderbeut në statusin e saj në facebook.

Statusi i zv.kryeministres se propozuar, ne rrjetin social:

Të nderuar miq më është besuar një punë sa fisnike ashtu dhe me përgjegjësi të lartë, Zv. Kryeministre e Republikës së Shqipërisë. E para që më vjen natyrshëm është të falenderoj Ditmir Bushatin që bëri të mundur lançimin tim në politikën e lartë që nga kandidatura ime si deputete e qarkut Shkodër, bashkëqytetarët e mi në Shkodër që më mbështeten, përkrahën dhe votuan për mua dhe për PS, pa të cilët nuk do isha sot këtu dhe padyshim Kryeministrin

Rama për besimin e jashtëzakonshëm për të bashkëqeverisur me të dhe gjithë ekipin e ministrave. 
Unë jam një qytetare e zakonshme, pjesë e koalicionit të bashkëqeverisjes së gjërë me njerëzit e zakonshëm, që me përulësi ndaj secilit prej jush do punoj si gjithmonë me integritet, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm për një Shqipëri ku fjala shtet e ligj të mbizotërojë mbi të gjitha, për më shumë rritje ekonomike, punësim, mirëqënie dhe shërbime ndaj jush. 

Ju falenderoj për mbi 1,000 mesazhet pozitive, inkurajuese dhe besim që keni tek unë. (Atyre që akoma nuk kam arritur ti kthej një mesazh personal lutem ta pranoni këtë falenderim publik)
Tani është koha për me punu ?? me ju, për ju ????.

Për ato që duan të dinë më shumë po zgjedh të ndaj me ju pjesë nga fjalimi madhështor i Gjergj Kastriotit në prag të vdekjes, dërguar nga një person që e vlerësoj shumë:

“Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga minisitrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe rracës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të pergjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhëtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhërin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënjen e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj.

Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqinj. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Nga libri i Stephan Zannovich, “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”

21 komente në “Zv.kryeministrja Senida Mesi: Tani është koha për të punuar, për ata që duan të dinë më shumë, lexoni fjalimin e Skenderbeut…!”

  1. Mali says:

    Pu pu pu sa turp. Mjere ti moj vajze. Ju duket vetja rilindas dhe skenderbe???? Maximumi ti mund te jesh aty 16 muaj. Po pastaj??? Te fala ket bazhdarit.

    1. Fandom says:

      I shkonte me shume ajo bejtja e komedise se Levonjes:
      Gamor ti,
      Gamor kush t vuni
      Sot a neser
      Valon druni

    2. tarraci says:

      Shih… shih… shih sa te mprehte qe jane derrat.
      E moret vesh se si vihet drejtesia ne vend nga qeverria? Duke na treguar perralla me skenderbe!

      Kjo eshte kulmi i pushterise se politikes shqiptare. Ne vend qe te hedhin ide pune po na hedhin pordhet e historise. Ne vend qe te godasin krimin dhe varferine qe kane mare rruget mundohen te na shesin nacionalizem dhe patriotizem idjoterishe.

      Co drejtesine e ketyre 25 vjeteve ne vend o morrak i gjat e leri krenarite e skenderbeut se ato nuk.te takojne ty.

      Eshte kthyer politika ne karnibalizem.

  2. Devolliu says:

    E gjeti media nje viktime me te cilen o merret deri sa Rama ta shkarkoje si viktimen e rradhes.
    Po ç’mund te presesh nga nje kancelare ( ju kujtoj se dhe Jozefina Topalli ka qene kancelare ne te njejtin universitet ) qe maksimumin e punes qe ka bere eshte tenderi i detergjenteve te larjes se WC te universitetit te Shkodres.
    hahahahahahahaha
    Kjo shushka eshte Mamica e Rilindjes.

  3. Fatmir says:

    Si shpejt ka filluar te na jape mend kjo. Mbase duhet te prese edhe ca dhe te shohim punen e saj e jo llafet. Te qenit ne ato nivele kerkon nje pune te madhe ne radhe te pare e pastaj llafe te cilat duhet te jene sa me pak. Ndryshe te del shpejt llaku.

  4. nje lexues i zakonshem says:

    Nuk kam pasur asnjehere dyshim , qe , mbeturinat berishiane , te cilet jane nje specie ne zhdukje e siper (Mali , Devolliu , Fatmir ), kane qene dhe jane pjesa me injorante e Shqiperise . Megjithate , siç thashe edhe me siper , desh Zoti , po firojne gjithmon e me teper , derisa te mbeten nje kope e vogel qenesh rruge , qe lehin , por nuk kafshojne .

  5. DINGO says:

    Oj ti Vajze lere Skenderbeun,po hap ndonje kanal te ikij uji se do mbytet dynjaja ne Shkoder nga te gjitha anet,se dimeri po vjen,
    me duket se nuk je asgje me shume se nje Kanister mushke me kapister e Rames Psikopat.Thuaj mos te dale cdo dite me miremengjeze se na u be me keq se Hoxha qe na pellet cdo dite.

  6. J says:

    Ne them i drejtësi, mjeksi, korrupsion, prokurorë, gjykatës ,mafja,kurse këta thonë Skenderbeu . Ne kërkojmë bukë këta na ofrojnë kuti tualeti.

  7. niko says:

    Qeke bib fare,hartimet e matures jane me te mira,..tere jeten eshte koha e punes apo erdhe ti me energji femerore dhe te duket vehtja si shpetimtare, eh puna aty ka qene dhe eshte dhe askush nuk mban mend asgje,mjere ata qe vdiqen sepse CD me hymnin kombetar eshte gati dhe teneqet Presidentit jane me ton ne magazine por qejfin e ben shzlegjati.Me vjen keq per kete bibe shpejt do ta cojne ne thertore,oh sa shume qeke frymezuar,qetesoje vehten,puna ary eshte….qeke tamam per ZV/kryeminister,koke turku.

  8. capi dhia says:

    Rreshqitja, rreshqitje nga entuziazmi i pakontrolluar, e nje gruaje te thjeshte qe ngjit majen e karrieres se vet.
    Vetkontrolli eshte cilesi e borgjezise. Vetkontroll domethene: nginje. I nginjur ne bark, poshtebarkut, ne koke, dhe kembe. Borgjezia ketu te ne nuk ekziston. E vrau diktatura. Pinjollet ia trodhi “demokracia”.
    Kur themi Merkel nenkuptojme znj. Merkel. Kur themi Le Pen nenkuptohet znj. Le Pen. Kur themi znj. Mesi na shkon mendja drejt e te ura e Mesit ne Shkoder. Sepse nuk ekziston: prejardhja borgjeze: Le Mesi.
    Ne keto kushte, rreshqitjeje, duhen perdorur frenat e kembes, dhe te dores pangurrim.

  9. Fatmir says:

    Me sa po shoh nga menyra e shkrimit dhe niveli i mendimit te “nje lexuesi i zakonshem” niveli i tij eshte mjeran dhe nuk ja vlen te debatohet me te.

  10. Zgalem says:

    Ky reagim , qe ben Zv. Kryeministria e zgjedhur nga Rama , eshte i mprehte politikisht dhe i kuptushem nga te gjithe lexusit , me gjykim te pa infektuar me cmir dhe meri . Fjalimi testament i Skenderbeut , qenka nje amanet filozofik , i vlefshem per te gjithe kohrat . Prijesi yne , nuk ka qene vetem i zoti i shpates , por dhe i mendimit te thelle filozofik . Autoria na jep dhe burimin e referances, c’ka tregon sinqeritet dhe kulture . Si c’do shqiptar dhe une kam lexuar mjaftushem , per Heroin tone ; por kete fjalim te tij nuk e kam hasur . Fillimisht tregon se kjo zonje eshte intelektuale , qe kerkon nga vetja maksimumin e filozofise se kohes . Filozofia nuk eshte vetem teori skollastike , por edhe fushe ku promovohen te tera anet e jetes , qe ne shumicen e rrasteve jane te veshtira . Skolastiket e paraqesin filozofine mbitokesore , qe nuk kapet nga njerzit e thjeshte .

    Njeriu nuk shkruan ato , qe jane jasht ndergjegjes , prandaj besoj shume te Zv. Kryeministrja e zgjedhur , duke shpresuar , qe do t’i japi energji te reja kabinetit , Rama /2 . Eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur. Zgalem

    1. Kalaja says:

      Eshte roman o Zgalemo, eshte trillim. Po nuk merrni vesh nga historia as ti as kjo zonja as kush e vuni aty. Skenderbeu vdiq me lengata te medha mezi merrte fryme e s kish takat te nxirrte nga mendja e as nga kraharori nje çarçaf te tille. Po njerez si ti qe ne vitin 2017 derdellisin per filozofi skolastike me keq se ne Mesjeten me te erret, nuk kane si t i dine keto gjera elementare. Kaqe

  11. mirel says:

    Ikni mor trapa, Viti i Skenderbeut thote. Qelbanikut qe e vene per muri 5 minorikare i duket vetja si Skenderbeu. Dhe kjo carja qe i bie fyellit te Ramutit ne te njejten vrime.
    Bejne sikur kane femije kopeshti per popull.

  12. mirel says:

    I duketvetja si Skenderbeu debilit qe eshte kryeminister.
    Psikopat fare.

  13. Bardhi Tolabi says:

    Urime zonjes Senida Mesi,per postin e larte te zevendes kryeministres,pune te mbare dhe te fruteshme ne te mire te Shqiperise dhe Shqiptareve!
    Sa per ata,te cilet bejne “verejtje” per postimin e saj te fjales te Skenderbeut per pasuesit e tij,mund t’ju them vetem kaq:
    Posacerisht per ju e ka vene,sepse ne gjithe jeten tuaj,ju ka munguar dhe ju mungon VIRTUTI.Dhe kur te mungon VIRTUTI,behesh c’do gje,por njeri kurre.Duke mos qene njeri,nuk di te punosh,te vleresosh,te drejtosh,te perparosh familjen,komunitetin apo shtetin,i cili te jepet per te drejtuar.Per me keq akoma,kur te mungon VIRTUTI,behesh hajdut,i korruptuar,vrases,drogaxhi,trafikant,mafioz e cfardo ligesie tjeter.Ja keto ka patur parasysh,Senida kur ka hedhur kete status….
    Edhe nje here urime per detyren e re!

  14. joel shkodra says:

    Askush nuk e di se ç’ka thene Skenderbeu, as kur ka ardhur ne Shqiperi nga Turqia, as me vone, gjate luftrave dhe, aq me pak, ne shtratin e vdekjes. (Bile, ndoshta, nuk ka mbajtur fjalime asnjehere. I mjaftonte lufta). Keto jane fantazira (te bukura) shkrimtaresh, ashtu si thenia “Lirine nuk jua solla une, por e gjeta ketu ne mesin tuaj”.

    1. Ilaç says:

      Te jap serish te drejte. Po keta fluturojne me presh se jane te palexuar e i besojne cilesdo broçkull qe i vjen pas midese

  15. lili says:

    thejshtesia e modestia eshte nje vyrtyt qe ju mungon shqipeve…
    Ne cdo aspekt, ju mungon!

  16. prsh. nga Vlora says:

    Te gjithe ju qe komentoni se prapthi ,beni mire ta lexoni e rilexoni shkrimin ,qe ta kuptoni sic duhet,eshte shume i goditur dhe aktual per kohen qe jetojme.URIME SENIDA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje