Apeli lë në burg ukrainasin, i zhvati turistëve 8300 euro në Sarandë

31 Gusht 2017, 11:55Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rikonfirmuar masën ‘arrest në burg’ për ukrainasin Koval Oleksandrovych, 43 vjeç, i cili akuzohet se u ka vjedhur pushuesve në Sarandë rreth 8300 euro pak javë më parë.

Më herët Gjykata e Sarandës vendosi garanci pasurore 8000 euro si masë sigurie për shtetasin ukrainas Oleg Koval, me profesion inxhinier. Ai u ndalua nga policia, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje