Fuga replikon me Mustafa Nanon: Ke marrë rrugë të keqe...

31 Gusht 2017, 12:28Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Edhe Mustafa Nano më në fund u bind se Akademia e Shkencave
duhet të reformohet !
———————–

Mustafai (Nano) gjithmonë më bën të buzëqesh miqësisht, më sjell në haré, tek e kundroj që kujton se mund të ndërtojë argumente thjesht mbi ato që lexon në plan të parë, pa parë se çfarë ka mbrapa shkronjave, dhe i dalin gjithmonë gjërat e cuditshme, pa u munduar të shohi se çfarë ka pas tyre, pa investiguar në këtë rast për gjendjen e lirisë të mendimit në institucione.

Mirë bën që thotë se akademia e shkencave duhet reformuar rrënjësisht madje.

Kaq faleminderit Much ! Argumentet e mia të kanë bindur. Të tjerat nuk kanë pikë rëndësie.

Ji i pranishëm si gazetar në datën 4 shtator në seancën e zgjedhjeve farsë dhe do të shohësh se gjithçka kam ngritur e ngre prej kohësh është e saktë dhe uluritëse!

Po vazhdoj për qef e kënaqësi tani! Kam pak kohë!

Nuk prish punë se ti nuk kupton që të tërsëllimosh kërkënd qoftë edhe virtualisht, edhe si anonims, kur ai është duke ushtruar funksionin e vet publik, është pengesë për të kryer detyrën, vecanërisht kur ai tërsëllimuesi të thote : pusho ose largoju këndej !

Njësoj sikur ata që të paguajnë ty ku boton, të thonë : përkrahe Fugën ose largoju! 

Edhe kur dikush e bën këtë duke u përpjekur me mjetet që ka të më mbylli gojën ti, i akordon rrethana lehtësuese për shkak se atij ndoshta i prishet rutina e ngrënies mëngjes nga kritikat e mia.

Në vend të mbrosh fjalën e lirë nga cdo anonims! Je pozicionuar keq miku im, mbron padashje ose jo xhelatët e fjalës së lirë që e ndrydhin atë me cdo mjet e mënyrë që kanë.

Ke marrë anën e së keqes këtë radhë Much!

Anonimsi deshi ta lija komentin e tij ndonëse acarohej nga kritikat e mia, une e botova për t’ia plotësuar dëshirën, se unë nuk jam si ata, duke e trajtuar si një presion kercenues.

Por, ti Muçi edhe fjalën “kërcënim” e trajton gabim edhe kur mbështetesh në fjalor. Sepse ti kujton se fjalori është tërësia e kuptimeve absolute që një fjalë ka në jetën e përditshme të një shoqërie. Ky është serioz si defekt yti metodologjik Muç në filozofinë e semantikës, por bisedojmë ndonjëherë kur të pimë kafe ose çaj.

Ky është problemi yt ! Dëgjomë mua si mik! Se e ve re edhe herë të tjera! Merr shkronjën për objektin që ajo do të duhej të simbolizonte.

Tekstin e shkruar e merr për provë finale! Ka një boshllik semantik në formimin tënd miku im!

Kërcënimin e quan kur të kërcënojnë me jetë, jo kur të kërcënojne me prerje rroge, me heqje, me përjashtime.

Aq ndjeshmëri ke treguar, cfarë të them!

Sigurisht nuk botova vazhdimet e atyre mesazheve sepse nuk doja ta ndyeja më shumë faqen time facebook.

Ndofta Mustafai, i pandjeshëm, i pallastuar, si gjithmonë kujton se të kërcënosh, intimidosh, fyesh është vetëm kur dikush të vjen me ndonjë copë huri dhe të thotë :

Ta futa kokës po hiq dorë nga teza se shqiptarët nuk provohet se vijnë nga ilirët!

Ose : Te hyra më shqelma ose prano se gruaja e Skënderbeut është me origjina sërbe!

Ka metoda të tjera Muç, por mbase ti nuk i ndjen!

Gjithsesi me Muçin kurrë nuk mërzitem sepse e vlerësoj sportivitetin e tij ekstrem, që sigurisht nuk ka lidhje me gazetarinë e faktit, në fakt ai bën gazetarinë e opinionit dhe deklaratave, post-truth journalism, dhe pa bërë investigimet e duhura, flet me opinione të lira, të lira si eraaaa!

Aq shumë merr shkronjën për realitet sa më identifikon mua me zhurmën që u bë për atë kërcënim. Unë shkruajta duke i lënë hapësirë kërcënuesit anonims, kurse Muçi kujton se unë aty ndejta, duke ngrënë thonjtë.

Jo ore Muç xhani jo, unë vazhdova ditën time të punës dhe të qefit pa t’u llastuar sidomos ty, dhe as kam lidhje me atë që u debatua nga të tjerë.

Por, Muçi i shërben cështjes si gjithmonë gati. Në vend të merret me faktin sesi një akademik censurohet prej vitesh brenda akademisë dhe detyrohet të dali publikisht, censurim që është një formë represioni, merret me gjëra fluturake dhe të sipërfaqshme, jo llastica jo fjalori.

Sa keq Much !

Gjen edhe qëllimet e mia se përse botova atë kërcënim. Je i fortë miku im Mustafa!

Puna është se e flasim këtë çështje në kohë të lirë të të rrëfej më gjatë represione dhe privacionet e vërteta për shkak të mendimit kritik.në institucione. Se deri tani nuk t’i kam thënë për të mos … t’u llastuar!

Ika tani se është problemi i akademisë dhe i kërkimit shkencor që debatohet dhe jo etiketat e tua ndaj meje dhe as debatet horizontale që në këto çaste nuk më interesojnë fare.

Miqësisht, Much !

Nga Fuga

15 komente në “Fuga replikon me Mustafa Nanon: Ke marrë rrugë të keqe…”

  1. AMY says:

    Po ky Fug nuk i ben pyetje vehtes se pse eshte censuruar nga brenda Akademise ? sepse eshte nje psikopat dhe qe mund te kete lexuar dh ben pedagogun, por mbetet psikopat, me te cilin nuk mund te punohet, dhe ata nga brenda nuk e duan, nuk di te sillet me njerez, nuk di se cfare punon rrezik !!, Por pse nuk permend mbeshtetjen nga \berisha per fjalen e lire qe ta ka permendur Muci? vertete berisha u be i mire ne 2017 ? per ty Fuge, ? kur dihet boterisht kush njeri eshte ai ? qe kur ka qene ne pushtet kishin frike te shkruanin kunder tij se ai e dinte se ci priste ata njerez ? turp te kesh ti Fuge, por ti sic duket nuk thith mire, per te keqen tende,

  2. Gaqi Kacani says:

    Akad. Fuga ay kandidati per Krietar i Aqadhjemis me duket se o miku i Sal Karaxhicit! Ndaj mos ja fut kot. Shtangisti akadems osht nje rrot mulliri qe vetem shkenc ska bo oas 90 por bythlepirje ndaj Samucit. Pra Saluci qe gjasme te mbron te ka dergu dhe mesazhin. Po te jesh burre dhite mu ne te Aqadhjemine e dhjerosur te mbushur me tuafe e barkderra te paafte. Distancoju sa me pare nga ajo strukture e kalbur dhe kotec per disa pseudo shkencetare qe ne faqen e Aqadhjemis as CV e ture nuk denjojne te vendosin. Pra braktise qe te mos jesh fajtor. Sic thot populli DHITE ME NJE MUT

  3. timo says:

    Ti dhe shokët e tu keni abuzuar aq shumë me lirinë e fjalës duke thënë dhe bërë karagjozlleqe si llapaqenër dhe sju ka prekur njeri. Madje i keni çarë kokën njerëzve aq shumë sa tashti nuk ju marin seriozisht kur afishoheni në medja me dijet tuaja të “ndritura”.

  4. a says:

    ALPINI.
    Artan per Akademine e shekencave mos u meryit shume .Se ti nuk mundesh me e vene te rruge
    .. ndersa per artikullin e Mucit me duket se e ka te drejte.se kaq shume te ka djegur sa nuk e le me u ftohur .poe shpejt vendose me replikuare te..Kjo tregon se ato qe te tha muci jane shume te verteta.me mire per ty ishte te heshtesh

  5. Loni says:

    Akademia eshte si eshte, nuk mund te vleresohet nga jashte. Cfare mund te thote publiku i gjere, njerezit e zakonshem.
    Por ky pseudoakademik (A. F.) te perzien stomakun me tiradat e tij te perditshme. Dua te them idiotsirat e perditeshme qe shkruan.
    Ne se ky person me devijime te theksuara te personalitetit perfaqson majen e mendimit intelektual shqiptar, mjere kombi yne!!!
    Nje keshille krejt shoqerore per M. Nanon: Mos i kthe fare pergjigje ketij idioti. Lere te mbytet ne pisllekun e vet!
    Loni

  6. Adrian says:

    Mjer ne per akademiket qe kemi….perse i harxhojen energjite..pika qe ste bie o kademiku yne.po pse mo muk kuptohet replika jotr ishte vetem te falnderoje berishen .po kur ube ky xhaxhus mbrojtes i fjales se lire.

  7. capi dhia says:

    Ky edhe kur e ka pjeshken perpara ne vend qe ta punoje, i fut nje te masturbume! Thua te jete aq modern, sa nuk e kuptojme dot ?

  8. llakallaka says:

    Je i papare o profesor leshi…….diku e quan mustafa,pastaj muc e me pas much……Lum ne si popull me profesorat e analistat e studiuesit qe kemi.

  9. Adrian says:

    Po sikur te te zgjidhnin ty ne kry te akadenise….athua studimi i pare i joti do te ishte per madhshtine e idhullit tend Berisha.Do beje nje pune me vlere . O byth lepires…po ka akademike qe e koloi kohen me te madhe ne cadren e PD.rri ore legen e merr ate rroge qyl qe te ra fati si gjith bythlepiresit e tjere.

  10. Tag says:

    Ne vend te MUCH sic e quan ti, do i shkonte me mire MOOCH. Se Mustafes i pelqen anglishtja…sidomos eshte i marrosur mbas fjales SANDWICH.

  11. Ylli says:

    z.Fuga ….ke fatin e keq qe kercenimin tu be nen qeverine Rama.Te ishte Berisha ne pushtet do ishe hero tani.Hero i Meros ,i Muchit ,i Andrea Stefanit ,i Anila Bashes ,i Skender Minxhozit ,i Sokol Balles i Nazarko Brothers etj etj.
    Atekohe edhe per kamarierin qe derdhte kafen ,e kishte fajin Berisha.Nga stresi i qeverisjes kamarieri derdhi kafen!!!!!Poshte Berisha.
    Tani profesor pse reagon Nano djallezisht ?.Sepse kercenimin e ke marre nga nje nga “qelbesirat e bashkuar” te Mucit.
    Qe ke te drejte per shkrimin z.Fuga nuk eshte teme.Teme eshte kercenimi qe merr per te drejten tende.A e di Muci kete ???Patjerer por cfare tu bej qelbesirave te bashkuar te tij .Jane bere aq shume sa dhe Muci ka frike.

  12. agron says:

    Ju Fuga abuzoni me fjalen e lire,turp per nje akademik te sillet keshtu ne shtypin e shkruar.

  13. Genci says:

    Pfff Shume zhurme per asgje …. ju lutemi replikat mund ti beni dhe private… Faleminderit ????

  14. Eklisp says:

    Mire e ka ka profesori or Much…Mustaf….Muqi….Muç….Mustafa….Muçi…Mushk….?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje