Historitë e patreguara të kampit të Tepelenës

Në mjediset e ish-kampit të internimit do të ngrihet memoriali që përkujton jetët e humbura të qindra të pafajshmëve të mitur, të mbetur pa varr, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se ishin fëmijë ose nipa të prindërve, gjyshërve apo kushërinjve, që për Pushtetin Popullor ishin kategorizuar si armiq të klasës”.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri dhe Bashkinë Tepelenë organizuan  një aktivitet përkujtimor për viktimat që vuajtën dënimin në kampet e punës së detyruar gjatë regjimit komunist.

Gentiana Sula Drejtore e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit mbajti fjalen e meposhtme.

 

 

Historite e patreguara te Kampit te Tepelenes

Gentiana Sula

Në parathënien e librit “Rrno për me tregue” të Atë Zef Pllumit është një shprehje e historianit Sauthuorth, sipas sëcilës: ”Dëshmojmë vizion të gjymtuar të virtyteve, po të mëtojmë të ndërtojmë një demokraci të mbështetur mbi harresën”.

Dita e sotme është fillimi i rrëfimit të një historie të errët, tëgjymtuar, të lënë në hije e gati të pazëshme të disa mijëra tëinternuarve në kampin e Tepelenës, në vitet e para tëinstalimit të sistemit komunist në Shqipëri.

Në modelin e gulagëve sovjetikë, kampi i punës sëdetyruar, i rrethuar me tela me gjemba e në të njëjtën kohë, me varreza në të gjitha kahet, është dëshmi e anës më tëdhimbshme të përndjekjes,  për “fajin” e vetëm se njëpjesëtar i familjes kishte kundërshtuar pushtetin popullorose ishte arratisur, pra ishte armik i klasës.

Me qindra familje u nxorën me forcë nga shtëpitë e tyre dhe u transportuan me kamionë nga i gjithë vendi, fillimisht në kampin e Beratit e më pas në Tepelenë, në pjesën më tëmadhe të rasteve, pa një vendim gjyqësor.

Sipas të dhënave të siguruara nga bashkëpunimi me Institutin e të Përndjekurve Politikë, nga viti 1949 deri në1954, në kamp vuajtën dënimin 3380 persona, kryesisht gra, të moshuar e të mitur, nga të cilët 1 në 3 ishte fëmijënën 14 vjeç.

Dita e sotme dhe historitë që do të shkruhen, përkujtohen, tregohen e nderohen pas kësaj, u kushtohen “atyne që vdiqën njerëz; atyne që qëndruan njerëz gjatë asaj periudhe të vështirë, në të cilën njeriu u shndërrua në kafshë pune”,siç thoshte Atë Zef Pllumi.

Në nderim të të vuajturve, të mbijetuarve dhe të atyre që e mbyllën jetën në këtë kamp shfarosjeje, Autoriteti ka ndërmarrë nismën e transformimit të kampit të sotëm në njëvend kujtese. Projekti përfshin rindërtimin e njërës prej barakave siç ka qenë në kohën kur funksiononte si kamp dëbimi; mbjelljen e 300 fidanëve për përkujtimin e fëmijëve që humbën jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës e janë pa varr, si dhe vendosjen e stendave me dëshmi (fotografi e dëshmi arkivore) për kampet e dëbim – internimit.

Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës do të realizohet nga puna profesionale e një ekipi të përkushtuar, mes tëcilëve pasardhës të të mbijetuarve, si arkitekti i mirënjohur Gjon Radovani, puna e të cilit u bazua në vizatimet me besnikëri akribike të piktorit Lekë Pervizi, i pranishëm sot në këtë takim.

“Në botën e “nëntokës” përqafova viktimën dhe e desha me pasion. Kjo dashuri për njeriun e mundi edhe kërcënimin e vdekjes,” thotë Sami Repishti në narrativën e tij “Nën hijen e Rozafës”.

Një nga projektet e mëdha që mbështetet nga Kombet e Bashkuara është ai për të zhdukurit e diktaturës. Regjimi komunist numëron mijëra viktima që nuk u dihet varri. Janëtë shumta familjet që kërkojnë të afërmit, një tragjedi qëvazhdon e së cilës, – nëpërmjet kësaj nisme e hapave konkretë, – historia që rrëfehet sot kërkon t’i kthejëpërgjigje.

Mbi 300 fëmijë që mbetën përgjithnjë në Tepelenë, që vdiqën nga uria, sëmundjet e keqtrajtimi, me qindra të moshuar apo “rebelë” që përfunduan nën tokë apo u varrosën pranë lumit që të mos u gjendeshin as eshtrat, janë nga dëshmitë më të dhimbshme të diktaturës, që ulërasin për drejtësi.

Memoriali që nderon pafajësinë sublime të të miturve do të vendoset në qendër të kampit, me emrat e të gjithë atyre qënuk mbijetuan, me qëllimin që ata t’i flasin së sotmes e kjo tragjedi kolektive, të jetë frymëzim për një kryqëzatë kundër torturës, në çdo vend e në çdo kohë.

Historitë e treguara sot synojnë të hapin faqe të historisë qëpremtojnë dhimbje, lot e vuajtje. Por dialogu shoqëror që synojmë të edukojmë e zhvillojmë për të shkuarën mund të realizohet vetëm nëpërmjet kësaj hapjeje e dokumentimi. Pra, është përballja me të vërtetën në gjendjen e saj më të kulluar ajo që e çon shoqërinë drejt shërimit e që rivendos ekuilibra; rehabilitimi i viktimave, ridimensionimi i tëpafajshmëve dhe nderimi i sakrificës së atyre që ia dolën me dinjitet njerëzor është hapi i madh që hedhim sot.

Duke synuar që nëpërmjet këtij vendi kujtese, model i tëgjitha kampeve të punës së detyruar në Shqipëri, e shkuara të shërbejë për reflektim e të mos përsëritet; të vdekurit të kenë një vend ku nderohen e të humburve t’u gjendet varri, Autoriteti jetëson misionin e vet qytetar, ndërgjegjësues e demokratik.

Kjo histori sapo ka nisur të rrëfehet. Duket se nuk do të ketë njerëz më të lumtur, por sigurisht do të ketë njerëz më të qetë.

Me zbatimin e projekteve të tjera, konkrete e të detajuara, të fokusuara tek e vërteta dhe dokumentimi i historisë e informimi i brezave të rinj mbi të shkuarën me të gjitha dritëhijet e saj, ky kamp do të jetë më shumë se një muze, më shumë se një memorial apo vend dëshmi i vuajtjesshfarosëse.

Me besimin se gjithsesi, fitorja do të ishte në anën e tij, Atë Ҫiprian Nikaj thoshte në vitin 1946: “Vuejtja, o biri im, e ban fitoren e korrun ma fisnike!”.

Le të jetë ky takim, ky nderim i të zhdukurve dhe tëmbijetuarve të diktaturës, fitorja jonë mbi të keqen në një shoqëri demokratike.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Historitë e patreguara të kampit të Tepelenës”

  1. Mire qe na paraqisni ato “Histori te pa treguara”,(me te verteta hipebbolizuese),na flisni dhe per realitetin pozitiv ne ato vite.
    Ku vane Uzinat,Fabrikat,Kombunatet,Hidrocentralet,qe ciditen boten,sa shkolla e spitale.Mos u beni te njeanshem,se beni te kunderten e asaj qe doni te beni. Me thoni; ate Qytetin e Minatoreve aty ne Memaliaj,kush e beri?! Mos u beni te njeanshem,sidomos ju; perfaqesues te inteligjenxes shqiptare. Te zezen jepeni te zeze, te bardhEn te bardhe….
    Ate sistem vete ne e permbysem,po fatkeqesisht nga te rregullonim vetulla,na njerren syte. kete beni dhe ju,me shkrime te tilla.
    Dashamiresi D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *