SHIFRAT/ FMN: Shqipëria, me më pak degë bankash në raport me popullsinë

Ekspertët nga tregu bankar po këshillojnë konsolidimin e sektorit, por nga ana tjetër Shqipëria është e nënzhvilluar për shërbimet bankare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar krahason se në vitin 2016, vendi ynë kishte numrin më të ulët të degëve të bankave për 100 mijë banorë.

Vitin e kaluar, Shqipëria kishte 21.9 degë bankash për 100 mijë banorë, dukë lënë pas vetëm Kosovën.

Në Maqedoni, ky tregues ishte 24.7 degë bankash për 100 mijë banorë, në Serbi 29.6 degë bankash për 100 mijë banorë, në Bosnjë ky tregues është 27.9, ndërsa në Malin e Zi, 43. Në vendet e zhvilluara të Europës,  numri i degëve të bankave për 100 mijë banorë është më shumë se 50.

Me norma më të ulëta se Shqipëria janë vendet e Afrikës dhe disa vende të pazhvilluara të Azisë.

Por disa ekspertë të sektorit gjykojnë se Shqipëria, jo vetëm që nuk ka më vend për zgjerim, por përkundrazi duhet përqendrim i mëtejshëm. Përqendrimi duhet të vijojë në drejtim të tkurrjes së numrit të bankave, por numri i degëve duhet të zgjerohet edhe më tej.

Shqipëria është nga vendet e pakta në Europë që nuk ka të mbuluar me shërbime bankare zonat rurale të vendit. Bankat më së shumti janë të përqendruara në rajonin Tiranë-Durrës, dhe në rrethe e vogla  shumica e bankave nuk kanë degë.

Por në kushtet e migrimit të brendshëm dhe përqendrimit të popullsisë në zonën qendrore të vendit, zgjerimi nuk pritet të vijojë në periferi. Bankat po investohen në shërbimet online, ku vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve dhe transaksioneve “Home Banking”.

Por gjithsesi, të dhënat e fundit mbi zhvillimet bankare tregojnë se gjatë vitit 2016, rreth 80 për qind e pagesave në të gjithë botën janë bërë në cash në sportelet e bankave ose jashtë tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre ishin online.

Degët e bankave për 100,000 banorë (monitor)

Shqipëria         21.9

Kosova            20.5

Maqedonia      24.7

Serbia              29.6

Bosnja             27.9

Mali i Zi          43

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *