VIDEO/ Pacienti i sëmurë me kancer vret me thikë doktorin dhe më pas veten (pamje të rënda)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një pacinet me kancer ka qëlluar për vdekje me thikë doktorin e tij në koridorin e një spitali në Rusi.

Dr. Igor Tyulenev po ecte në koridorin e spitalit, kur përballë tij shfaqet pacienti duke ecur me shumë qetësi dhe papritmas e godet me thikë në gjoks. Mjeku bie në stolat e vendosur në klinikën e tij në qytetin arktik të Murmanskut.

Më pas arrin të largohet me forcë nga sulmuesi i tij dhe shihet në video duke kërkuar ndihmë.

Kolegët e Dr. Tyulenev thanë se ishte plagosur rëndë dhe vdiq shpejt pas goditjes së tmerrshme, pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ti shpëtuar jetën.

Sipas raportimeve paraprake mendohet se pacienti 67-vjeçari nuk e besoi mjekun e tij Dr. Tyulenev kur i tha se nuk kishte me kancer dhe se ishte shëruar plotësisht.

Por ai ishte bindur se po vuante nga kanceri dhe se mjekët po e fshehnin atë, sipas NTV. Pak para goditjes së tmerrshme, mjeku i kishte siguruar rezultatet e analizave duke ia bërë të qartë se nuk kishte kancer.

Pas vrau mjekun e tij, 67-vjeçari ka goditur veten me të njëjtën thikë dhe vdiq në spital.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *