VIDEO/ Vetura shfaqet papritmas, do godiste makinën e Donald Trump?!

31 Gusht 2017, 17:43Lifestyle TEMA
VIDEO/ Vetura shfaqet papritmas, do godiste makinën e Donald Trump?!

Një makinë është filmuar duke dalë nga një zonë pyjore në Missouri, SHBA vetëm disa metra larg eskortës ku po kalonte presidenti Donald Trump.

Siç shkruajnë mediat e huaja, videoja tregon momentin kur një veturë e bardhë shfaqet papritmas nga ajo zonë, derisa aty po kalonte njeriu më i fuqishëm në botë.

Kanë qenë dëshmitarët e habitur ata që kanë kapur momentin, mes frikës se shoferi ishte duke u përpjekur të godiste makinën e Presidentit.

Clayte Hefner, dëshmitari që filmoi videon, tha se pa dy gra brenda veturës, pasi mjeti doli nga zona pyjore.

Policia më vonë konfirmoi se frenat e prishura besohet që nxorrën mjetin nga rruga në zonën pyjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje