Tatimet njoftim të rëndësishëm për biznesin: Kujdes kur regjistroni të dhënat në kasë, ja hapat për korrigjimin

1 Shtator 2017, 15:26Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka nisur shtatorin me një kujtesë për biznesin që lidhet me regjistrimin e të dhënave në pajisjet fiskale. Sipas Tatimeve çdo vlerë e pasaktë si pasojë e shtypjes gabim të vlerave për mallrat mund të reflektojë një qarkullim joreal që ngarkon biznesin me përgjegjësi tatimore të ndryshme por edhe e ekspozon atë ndaj kontrolleve.

Për çdo rast gabimi, Tatimet sqarojnë se janë disa hapa që biznesi duhet të ndjekë për të korrigjuar vlerën.

Njoftimi i plotë i Tatimeve

Kujdes në regjistrimin e të dhënave në pajisjen fiskale

Tatimpagues,

Nga të dhënat e nxjerra prej sistemit të monitorimit të pajisjeve fiskale, rezultojnë raste, kur nga shitësit regjistrohen vlera të pasakta, rrjedhur prej shtypjes gabim të vlerave të mallrave të shitura. Parregullsitë e kësaj natyre, shoqërohen me evidentimin e qarkullimit jo real, pasuar me dhënien e një tjetër përgjegjësie tatimore, bërjen objekt të një kontrolli tatimor, etj.

Mbajtja saktë e të dhënave është detyrim për çdo tatimpagues, ndaj në çdo veprim që do të bëhet me anë të pajisjes fiskale, tregohuni të kujdesshëm.

Njëkohësisht, kujtojmë që për të tilla gabime:

Kujdes! Mosnjoftimi i gabimit në regjistrim është përgjegjësi e tatimpaguesit dhe konsiderohet shitje nga ana e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje