VIDEO/ Shokon polici amerikan: Ne vrasim vetëm persona më ngjyrë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Polici i regjistruar nga vetë kamera e makinës së tij duke i thënë një gruaje të ndaluar në trafik: “ne vrasim vetëm personat me ngjyrë”, rrezikon t’i kushtojë atij vendin e punës.

Juristi i oficerit Greg Abbott u përpoq të sqaronte se komentet e tij kanë pasur një kontekst krejt tjetër dhe se efektivi me një eksperiencë të gjatë në radhët e forcave të policisë është përpjekur të çtensionojë situatën e krijuar me një pasagjere jobashkëpunuese. Por, shefi i policisë, Mike Register në kontene Cobb të Georgias tha se pavarësisht rrethanave, deklarata mbetet e pajustifikueshme dhe e pavend, e nuk reflekton kulturën që ai po përpiqet të krijojë.

“Kam vite që e njoh oficerin Abbott dhe e kam menduar gjithmonë si njeri të nderuar. Unë nuk e di se çka në zemrën e tij, por di se çfarë ka nxjerrë nga goja dhe ajo është e pafalshme, ndaj duhet të marrim masa”, deklaroi Register.

Pamjet filmike tregojnë sesi polici ndalon një makinë, drejtuesi e së cilës u mësua më pas se kishte konsumuar alkool. Ai shkëmben fjalë me gruan e ulur në sediljen e pasagjerit, e kur i kërkon të marrë telefonin, ajo i thotë se ka frikë të ulë duart sepse “ka parë video në internet kur policia u qëllon”.

Abbot i përgjigjet: “Epo, ti nuk je me ngjyrë! Harrove! Ne vrasim vetëm njerëz me ngjyrë. Në të gjitha ato videot që të ka rastis të shohësh, nuk ke parë të vriten të bardhë, apo jo”.

Një hetim i brendshëm është çelur tashmë mbi çështjen polemizuese dhe polici është pezulluar përkohësisht nga detyra.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VIDEO/ Shokon polici amerikan: Ne vrasim vetëm persona më ngjyrë”

  1. Edkari says:

    As nje here Amerika nuk ka qen vend demokratik ashtu si ne kujtonim.

  2. Mjeshtri says:

    Humor ka bere polici qe ta qetsonte …. Keni pare ndonjeher protesta kur vritet aksidentalisht ndonje I bardhe ne USA ???? Sigurishte jo . Po kur vritet ndonje I zi , sa qytete digjen ???
    Vetem ata qe jetojne ne USA e dine qe tani racizem ka ndaj te bardheve por mediat sigurishte nuk e paraqesin ate.

  3. Kreator says:

    Ju lumte dora atyre policeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *