Argjentinë, policia vret pëllumbin “narko-trafikant”

3 Shtator 2017, 18:28Lifestyle TEMA
Argjentinë, policia vret pëllumbin “narko-trafikant”

Policia në Argjentinë ka qëlluar me armë një pëllumb që po fuste një sasi droge në një burg. Zogu u pa nga agjentët të fluturonte nga jashtë brenda burgut që ndodhet në qytetin qendror Santa Rosa.

Kur zogu ra në tokë, oficerët që rekuperuan trupin e tij zbuluan se në kurriz kishte një zarf të vogël prej lecke brenda së cilës kishte qetësues, marijuanë dhe një USB.

Kjo mënyrë kontrabande është përdorur edhe më parë dhe për të është kryer një hetim i mirëfilltë nga autoritetet, bën të ditur gazeta argjentinase “Clarin”.

Në gazetën në fjalë është publikuar edhe fotoja e pëllumbit të ngordhur me çantën në kurriz, që përmbante 44 tableta qetësues Rivotril, 7.5 gramë marijuanë dhe USB-në.

Autoritetet që kujdesen për sigurinë në burgje paralajmëruan në vitin 2013 taktikën e përdorur nga të dënuarit, që u bënin pëllumbave 10 deri në 15 xhiro në ditë.

Tre persona u arrestuan dhe 15 pëllumba u “sekuestruan” pas hetimit të 4 viteve më parë, raporton “Clarin”. Por ky stil i ka tejkaluar kufijtë dhe është shtrirë edhe në kontinente të tjera.

Më herët gjatë vitit, një pëllumb që mbante një zarf me 178 tableta drogë të llojit ketaminë u kap në Kuvait, në afërsi të kufirit me Irakun.

1 komente në “Argjentinë, policia vret pëllumbin “narko-trafikant””

  1. Nik says:

    Ne kete rast polici eshte krimineli qe vret nje pellumb, zogu me i bukur dhe i pafajshem i kesaj bote. Jo me kot pellumbi eshte simbol i paqes.
    E futin dhe pellumbin si “bashkepuntor” me te denuarit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje