“Toka dy vite në errësirë”, ja teoria që po çudit botën mbi zhdukjen e dinozaurëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Thuajse të gjithë jemi të njohur me teorinë se dinozaurët u zhdukën miliona vite më parë pasi një asteroid gjigand goditi tokën.

Por kjo teori ka ngritur gjithnjë pyetjen se si u zhdukën dinozaurët, të cilët nuk u prekën nga vala goditëse, speciet të cilat jetonin nën tokë apo në det, të cilat i kanë shpëtuar fuqisë vrastare që krijoi përplasja e asteroidit në tokë.

Sipas një grupi shkencëtarësh, asteoridi ka rënë mbi Meksikën e sotme duke sjellë një sërë tërmetesh, tsuname dhe aktivizimin e një sërë vullkanesh. Zjarret e shkaktuara krijuan një sasi jashtëzakonisht të lartë të blozës në ajër, duke errësuar Tokën.

E sipas tyre, kjo blozë mund të ketë qëndruar në atmosferë për afro 2 vite, duke sjellë kështu uljen e ndjeshme të temperaturave, e për rrjedhojë edhe zhdukjen e 3/4 të specieve në rruzullin tokësor, kryesisht dinozaurët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Toka dy vite në errësirë”, ja teoria që po çudit botën mbi zhdukjen e dinozaurëve”

  1. Timi says:

    Teoria me e fundit eshte qe ka patur dy supervullkane qe kane mbuluar qiellin e Tokes per nje periudhe disa vjecare. Njeri ka qene me i hershem ne Sumatra (malaizi) dhe tjetri me i fuqishem ne Siberi. Tymi dhe pluhuri qe u leshua nga vullkanet mbuloj qiellin dhe temperatura e Tokes ra me disa grade por njekohesisht preku edhe rritjen e bimeve qe ishin ushqim per shume dinosaure. Disa dinosaure ishin mishngrenes. Nuk i dihet perse keta nuk mbijetuan. Ndoshta temperaturat e ulta qe u krijuan. Megjithate duhet me pase parasysh qe keto jane vetem hipoteza. Asgje nuk eshte e provuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *