Vërtetë janë kaq fetarë shqiptarët?

3 Shtator 2017, 13:28Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Sa herë që në Shqipëri shpërthen ndonjë histeri me sfond fetar mysliman kundër Gjergj Kastriot Skënderbeut, mua
më kujtohet një episod që paraqit Pjetër Bogdani në një letër që i dërgon Vatikanit kur shërbente si meshtar në
rrethinat e Shkodrës në vitet 1660-1670.

Në atë letër, botuar në librin « Pjetër Bogdani letra dhe dokumente de Propoganda Fide » të studiueses Odette Marquet (Shtëpia Botuese « At Gjergj Fishta », 1997), mes të tjerash, Bogdani tregon për një rast gati të pabesueshëm.

Ai u lutet eprorëve në Vatikan që të dërgojnë meshtarë të zellshëm dhe që dinë gjuhën shqipe, sepse në kushtet kur katolikët gjenden nën trysninë e pamëshirshme të islamizimit, dobësia e klerikëve katolikë, e thellon më tej këtë trysni. Dhe ai tregon një rast. Gjatë një ditë të një feste fetare katolike, prifti nuk kishte ardhur të hapte kishën,
kishte munguar. Besimtarët, të lodhur e të mërzitur me këtë prift të papërgjegjshëm, atë ditë, thotë Bogdani, shkuan në xhaminë e lagjes tjetër dhe u konvertuan të gjithë në myslimanë. Kjo është ngjarja.

Është një ndërmarrje e lodhshme që të nisësh e të shpjegosh sot se si shumë shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri gjithashtu, kanë zgjedhur të jenë myslimanë fanatikë dhe të konvertohen në një entitet që i shuan shenjat kombëtare dhe, në këtë rast, që e shpall heroin tonë kombëtar, Gjergjin, si një armik, si një të pafé. Personalisht nuk  emocionohem nga kjo kategori shqiptarësh ashtu siç nuk më bën përshtypje pse ka edhe shqiptarë që marrin armët e luftojnë në Siri a në Irak nën flamurin e zi të Kalifatit. Për mendimin tim këta shqiptarë, por edhe të tjerët që janë më të moderuar apo të tjerë akoma që e ndiejnë veten të krishterë, nuk kanë lidhje me fenë si institucion besimi.

Shqiptarët e sotëm qoftë ata që jetojnë në Shqipëri, qoftë ata që jetojnë në Kosovë apo në Maqedoni e vise të tjera
kanë në zemër e në mendje një Zot tjetër. Kjo Perëndi e tyrja është egoizmi dhe unicentrizmi. Shqiptarët kanë vetëm një kult dhe ky kult duam apo nuk duam ne është paraja dhe emigracioni. Gjithë të tjerat vijnë më pas. Sot gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri mahniten nga liberalizmi dhe sjellja e shpenguar e shqiptarëve. Vajzat shqiptare vishen në mënyrën më të shpenguar dhe nuk janë viktimë e asnjë lloj fanatizmi. Janë viktima vetëm të pasioneve kriminale të meshkujve xhelozë ose të ndonjë primitivizmi tjetër.

Shqipëria sidomos është vendi më liberal i mundshëm me një zhvillim të paimagjinueshëm të komunikimit në rrjetet sociale sidomos ku ti mund të shkruash e të komentosh çdo gjë dhe nuk ka asnjë institucion apo grup apo organizatë me sfond religjioz apo me ndonjë sfond tjetër që ta pengojë këtë. Në Shqipëri mund të debatohet lirshëm për çdo temë tabu dhe të gjithë kundër të gjithëve mund të thonë çfarë të duan e si të duan. Kjo anarshi katastrofike është një shenjë lirie, por është edhe një shenjë e mungesës së kulturës. Shqiptarët po ashtu janë kampion të hedonizmit ose të qejfit apo të jetës pa kuptim. Jemi kampionë të kafeneve pa fund dhe të frekuentimit të bareve në çdo cep të vendit. Për fat të mirë në këtë vend nuk gjëllojnë ekstremizmat sepse shqiptari nga natyra e ka të vështirë të organizohet në ideologji apo filozofi vrastare.

Ne do të mbahemi mend në historinë e shekullit që shkoi si njerëzit që dogjëm vendin për humbjen e parave. Aty te paraja dhe të ndonjë kënaqësi tjetër shqiptarët nuk falin. Kam dëshirë të përmend gjithashtu edhe një fakt tjetër që tani është harruar. E kujtojmë të gjithë besoj dekorin e mrekullueshëm që ndërtuan tifozët shqiptarë në Kampionatin e
fundit Europian. Ngjyrat e mrekullueshme kuqezi, vajzat e bukura dhe shqiptarët e bukur që mbushnin stadiumet i mrekulluan mediet europiane. Dhe duam apo nuk duam ne, shqiptarët, më së shumti, e ndiejnë veten kuq e zi dhe për këtë shenjë një meritë të jashtëzakonshme kanë rilindësit tanë që u injektuan shqiptarëve këtë shenjë të identiteti
të tyre që është mbi të gjitha religjionet.

Pamja e besimtarëve myslimanë në Mekë me flamurin kuqezi është një tjetër dëshmi se shqiptarët nuk marrin seriozisht asnjë religjion. Në ruajtjen e këtij identiteti ka një meritë të padiskutueshme edhe diktatura komuniste.
Projekti komunist, megjithëse i vuri një yll të kuq shenjës kuq e zi për ineteresa të borgjezisë komuniste, e kultivoi frymën romantike të shqiptarit që mbështillet më së pari me flamurin kuq e zi.

E di që shumë kolegë të mi apo dhe një pjesë e opinionit priren nga vështrimi cinik për t’i paraqitur shqiptarët edhe si fundamentalistë, edhe si kriminelë edhe me njëmijë e një të zeza. Personalisht nuk prirem nga një vështrim i tillë sepse nga faktet e deritanishme nuk gjej asnjë shenjë që të përligjë këtë cinizëm. Nëse ka një apo disa imamë idiotë që fyejnë Skënderbeun dhe që fyejnë femrat që lahen në det, kjo më bën për të qeshur, sepse është retorikë e një kategorie njerëzish që në hapësirën e pafundme të lirisë e të kakofonisë sociale, kanë zgjedhur të identifikohen me ligjërimin e një grupi që atyre u duket interesant. Mirëpo, si shqiptarë laikë që kanë qenë para se të bëheshin fanatikë, ata kënaqen më shumë me retorikën dhe u duket se duke u shprehur e kanë realizuar edhe idenë e tyre. Vetëm kaq se në hapësirën shqiptare nuk mund të shkosh përtej luftës me fjalë apo broçkullave tingullore.

Më në fund do të doja të përmendja një gjë tjetër. Mua nuk më dëshpërojnë imamët që shajnë Skënderbeun apo që mallkojnë çikat tonë pse lahen « n’deti », mua më trishton Baftjari, ky vallëzim turbo folk që po bëhet emblema e kulturës sonë pop, pra emblema e shpirtrave të zbrazur shqiptarë që duket sikur jetojnë në ekstazë dhe zbavitjen e kanë shndërruar vetëm në klithma me dy – tri masa muzikore « Baftjari – Baftjari »…

Kur dëgjoj këtë hit të kënduar nëpër ahengjet shqiptare trishtohem më shumë sesa kur dëgjoj imamët që shajnë Skënderbeun. Nga ata imamë di si të mbrohem, por nga « Baftjari » jo.

17 komente në “Vërtetë janë kaq fetarë shqiptarët?”

  1. Tr says:

    Pershendetje nga Baftjari !!

    1. The Punisher says:

      Dalja me flamurin kuq e zi ne Meke, ka tjeter kuptim or Tunxh. Duan te paraqesin Shqiperine si nje vend Islamik. Pak e shume njesoj si bythshiturit e Janulles qe valevisin ate lecken gerrke neper kisha apo festa fetare.

  2. F. K says:

    Nuk janë te gjithë shqiptarë turmat e njerëzve që falen në sheshin skënderbej o njeri ,e kuptoni ndryshimin apo jo

  3. lexuesi i irrituar says:

    Pershendetje profesor ! E vleresoj shkrimin tuaj.Por dua te nenvizoj nje gje: Formimi juaj kulturor ju jep imunitet nga “ata imame”, por mos harro se ata dhjetra shqiptare qe shkuan ne Siri , nuk kishin imunitetin tuaj .Dhe jane me mijera te tjere pa imunutet dhe pa snje vaksine kombetare.Dhe une besoj se ky boshllek lejoi qe dhe muzika jone te shendrrohej ne nje imitim te shemtuar te melodive orientale , tallavase se Baftjarit…
    Per te ruajtur ate imazh ” kuq e zi”, besoj se kemi te drejt te revoltohemi kunder atyre qe duan ta nxijne …

  4. Haka Tekizoti says:

    Çdo gjë çalon. Kjo është shprehje e diferencës mes tërheqjes dhe shtytjes. Çalimi diku duket edhe së jashtmi, diku është vetëm i brendshëm dhe ky i fundit bëhet i dukshëm te veprimet, edhe te jashtëqitjet e llapës.

  5. Maks says:

    hajde hajdar hajde. Ne fakt keshtu ke qene me kohe e me vakt prandaj te ka tallur gjithe Tirana me kohe

  6. Labi says:

    ja ke fut pordhes o baftjar,shqiptatet kane alergji nga mutlumanizmi ne pamje dhe mendime dhe duhet ndaluar si ne gjith europen altopalanteyt e xhamive si ndotje akustike.

  7. I verbri says:

    Nje tjeter gazetaruc qe ka nxjerre konkluzionet e veta “akademike” dhe per te cilin zilja e poshtersise dhe e rrezikut te Lindjes bie ne hene dhe nuk degjohet fare mes nesh.
    Zgjohu more injorant dhe leri filozofite monetare e pragmatiste sepse nuk mund te shpjegojne gjithshka. Hapi syte se vendi po lengon e jep shpirt nen kulturen e felliqte te shkretetires dhe Baftjari qe te tremb aq shume eshte vetem nje metastaze e vogel e nje tumori me te madh.
    Cfare dreq analistesh jeni qe jetoni kaq larg se vertetes.

  8. Artan says:

    Ne Shqiper ndoshta jan 5% musliman taman kurse te tjeret jane vetem ne emer, pijne alkol,nuk falen,hane mish derri etj etj

  9. Fjala shqipe says:

    95% te shqipetareve jane ateist the kjo eshte shume pozitive per vendin tone
    Feja=erresire, regres, shkaku i konflikteve, injorance

    1. shqiptari i mjere says:

      fiks

  10. katarakti says:

    Rreziku i ekstremizmit fetar ne Shqiperi nuk duhet nevleftesuar. Shqiptaret ne shumicen e tyre, siç thote edhe Yzeiri jane laike dhe ateiste. por mos harrojme se feja po kthehet ne nje simbol identiteti per shume kokezbrazur te rinjsh myslimane. Dhe jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe dhe Amerike. Nuk duhet nenvleftesuar po ashtu roli i rrezikshem qe luajne Arabia saudite dhe Turqia per forcimin e identitetit fetar nder shqiptaret. Nuk duhet te harrojme po ashtu edhe fqinjet tane serbo – greke. Edhe ata kane interes t’i fryjne perçarjes fetare ne vendin tone. Dhe se fundi duhet kujtuar se jo me shume se 20 vjet me pare bosnjaket myslimane u vrane e u therren me sivellezerit e tyre ortodokse dhe katolike, vetem pe rçeshtje feje. Pra rreziku ekziston. I takon intelektualeve dhe mediave shqiptare te forcojne identitetin kombetar mbi ate fetar. Siç bene para 100 vjetesh rilindasit tane.

  11. sa per baftjarin dhe ca kenge(muzike)turko jevgjite qe elektrizojne shqiptaret (shqipfolsit)neper dasma dhe hedhin (shkelin)leket si te jene letra,tregon se ata e kane origjinen nga sperma e turqeve qe rrinin rreth kalase se krujes dhe te sakatosur nga betejat e Skenderbeut nuk mundnin te iknin ne anadoll.
    dhe me renien e (vdekjen) e skenderbeut turqit bene dasem ketu me baftjaret,ra faja nga fiku,mustafat ,mahmutet e gjithfare turkoshakesh qe ben ligjin ne te gjitha drejtimet deri sa arritem ne diten e sotme me shkolla turke ,xhamira ,e hoxhallare qe pellasin e shqipo qe shqyhen bythesh per vllaznit e tyre turq dhe kenaqen me ardhjen verdall ne meke(sa bukur thone,dhe cdo myslyman murrize duhet te shkoj te pakten nje her)keta kenaqen se ngriten sumen perpjet para skenderbeut te mbuluar…..

  12. pro says:

    ..shpresoj t’ja gjesh fundin..germo ,se do ta gjesh..!
    ..shkaterrimi i nje kombi fillon me lufte n fetare…nuk e di politiken e kujt po beni dhe a ju ben kjo me te mire ,me te zgjuar,apo me te paguar.!!.

  13. olimpia says:

    Ilir ,ke bere nje shkrim interesant….me pelqeu shume ideja qe shqiptaret po verbohen nga qefi tip Baftjari….nje argetim modernoanadollak ,ku vulgariteti i muzikes me tone shurdhuese,fjaleve ,veshjeve ,dhe veprimeve krijojne nje atmosfere te padurueshme per njeriun normal …Nuk dua te bej krahasime ,por ne Tiranen e vteve 60 …70 ,ato pak here qe vallzonim …preferonim saksofonin ,xhezin ,kitaren elektrike dhe grupet muzikore private,,,,qe i paguanim cash …luanin ..live….Heren e fundit qe mora pjese ne nje ceremoni dasme ..gati u shurdhove …dhe pjesa me e bukur ishte kur u kenduan disa kenge labe …edhe pse dukeshin jashte mode…

  14. @autori says:

    Liberalizmi i tepruar i (disa) njerezve, apo sjellja e shpenguar e (disa) vajzave, nuk percaktojne karakterin e nje kombi, aq me pak nuk jane atribute te brendeshme te shqiptareve. Ne pergjithesi eshte mungesa e tradites dhe kultures sociale per popullin tone, qe e cojne ne keto manifestime, te cilat shpesh jane imitime shabllon, te gabuara dhe jasht kontekstit historiko-shoqeror. Po te mos ishte emri i autorit ne kete shkrim, kete here do te mendoja Artan Fugen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje