VIDEO/ Policia sekuestron 725 kg kanabis në Vlorë, 2 në pranga

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Vlorës ka sekuestruar 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa, dy automjete si dhe ka vënë në pranga dy shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin “Delta Forcë” kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Mesnata”.

Operacioni është zhvilluar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.

Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

K, 34 vjeç, banues në Vlorë,

Xh. K, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *