Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Fuga: Ejani vëzhgoni katrahurën e 4 shtatorit

3 Shtator 2017, 09:09Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Të nderuar gazetarë dhe drejtues të mediave!

Jini të pranishëm, vëzhgoni dhe raportoni katrahurën e 4 shtatorit, të hënën, pra, ora 11°° në Akademinë e Shkencave!
————————–

Më lejoni t’Ju falenderoj për raportimin e plotë dhe të ndershëm, me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, të çështjes që kam ngritur këto ditë për farsën zgjedhore që po organizon Akademia e Shkencave, për krizën e thellë të kërkimit shkencor në Shqipëri, dhe që është mekanizmi që mbulon faktet që tregojnë se Akademia e Shkencave, por jo vetëm ajo, nuk është në pozicionin e duhur, në ritmin e duhur, në gjallërinë e duhur dhe në rezultatet e duhura!

Po kalbet!

Por, përkundrejt, atyre që duan t’a shohin të shtrirë, të zhdukur, të shfarosur Akademinë nga faqja e dheut për interesat e tyre meskine dhe mediokre, unë luftoj që ajo të ringrihet.

Po, patjetër, është e mundur të ringrihet me dhimbjet që kërkon ky proces, por edhe me pasionin që kërkon! !

Por, ndërkaq duhen reforma të thella e të vështira, por që zjejnë në mendjet e mjaft akademikëve të penguar, që ajo të vihet në shinat që duhen për t’u bërë lokomotivë e mendimit dhe e kërkimit shkencor shqiptar!

Duhet të dalë me dhimbje dhe jo pa vështirësi nga kalbëzimi i sotëm që vjen nga larg e nga thellë!

Por, hapi i parë është të ndalet katrahura e të hënës, 4 shtator, ora 11°°, ku do të zhvillohen zgjedhjet e ku nënkryetari bëhet kryetar dhe kryetari bëhet nënkryetar!

Letra ime drejtuar kreut të ekzekutivit, për të ndihmuar që kjo katrahurë të mos ndodhi, është ende pa asnjë përgjigje!

Unë i refuzoj ato zgjedhje dhe nuk do të marr pjesë në to!

Detyrën e denoncimit të tyre e kreva me ndihmesën Tuaj! Sidoqë të venë punët, unë Ju siguroj se nisur nga tetori i ardhshëm betejën time do ta vazhdoj sepse nuk jam vetëm, por edhe me kolegë të tjerë shumë të nderuar dhe shumë më të zotët sesa unë!

Ftoj edhe kolegët e tjerë akademikë të mos i pranojnë këto zgjedhje! Ne kemi përgjegjësi për fatet e Akademisë të Shkencave! Askush nuk ka të drejtën e çfarëdolloj alibie!

Por, Ju lutem gazetarëve dhe drejtuesve të medias që t’a mbështesin deri në fund, sikurse e kanë nisur me kaq dinjitet, betejën për t’a reformuar Akademinë e Shkencave.

Katrahura ka nevojë të raportohet dhe këtë veç jush nuk mund ta bëjë askush tjetër!

Unë e bëra punën time, bëheni tani edhe ju punët Tuaj!

Ju lutem të jeni të pranishëm në zgjedhjet e 4 shtatorit, në ora 11, te Akademia e Shkencave, për të vëzhguar, konstatuar dhe raportuar në shërbim të publikut atë që do të ndodhi. Unë mbaj përgjegjësi për ato që Ju kam thënë dhe që ju keni raportuar:

1. Zgjedhje e të njejtëve drejtues pa bërë bilancin e punës së tyre personale në mandatin që u përmbyll. Asnjë material i paraqitur prej tyre deri tani!

2. Zgjedhje pa platforma strategjike drejtimi për mandatin e ardhshëm!

3. Zgjedhje pa bërë transparencën e pastërtisë morale të akademikëve sikurse institucioni ka kërkuar!

4. Zgjedhje pa përpunuar dhe hyrë në fuqi rregullorja e re që është bllokuar nga kryesia prej kohësh dhe me zvarritje!

5. Zgjedhje ndërkohë që nuk është përpunuar kuadri ligjor dhe sistemik i kërkimit shkencor në Shqipëri. Një kryesi që nuk e ka lejuar Akademinë të dali me një material zyrtar dhe të aprovuar nga Asambleja për reformimin e saj!

6. Zgjedhje pa lejuar debatet dhe thjesht duke detyruar akademikët që të votojnë në heshtje sipas urdhërit të dalë nga kryesia.

7. Njollosje e procesit të zgjdhjes të Akademikëve të rregullt të rinj në po atë ditë që bëhen zgjedhjet katrahurë duke lejuar konfuzione konflikti interesi e hapur fusha studimesh sipas njerëzve dhe jo përzgjedhur njerëzit sipas fushave të reja studimore, pa një studim dhe reflektim bazuar në stadin e sotëm të shkencave shqiptare!

8. Zgjedhje me një platformë të institucionit që është dogmatike, e çoroditur, me mbetje të ideologjive totalitare, dhe krejt larg metodave të administrimit të shkencës dhe kërkimit shkencor në kohët e sotme.

9. Zgjedhje pa kandidatura rivale. Mungesa e kandidaturave rivale tregon në thelb se komuniteti akdemik i ka refuzuar këto zgjedhje që i ngjajnë, pa të drejtë përzgjedhjeje kandidatësh alterbnativë, zgjedhjeve që na kujtojnë diçka!

Prania juaj të dashur miq gazetarë të medias të shkruar dhe të televizionit, si edhe të të gjitha mediave on line, do të ishte një akt emancipimi edhe i rolit të medias në vëzhgimin demokratik të punës të institucioneve!

Askush nuk mund t’ju ndalojë të raportoni atë që do të ndodhi në Asamble sepse Ju keni statusin e lartë të gazetarit dhe Akademia është një institucion publik i detyruar të jetë transparent dhe i hapur dhe pastaj të raportoni drejt dhe vërtetësisht !

Publiku që është njohur masivisht dhe masivisht i interesuar për çfarë keni raportuar deri tani, kërkon të dijë se çfarë ndodhi në fund, a pati apo jo rezultat debati publik që ju përcollët denjësisht, në mënyrë që të ndalohet shkatërrimi i Akademisë të Shkencave!

Unë kërkoj edhe si miku dhe punonjës i fushës Tuaj dolidaritetin Tuaj që ka qenë pa kufij, por që nuk duhet lënë në mes!

1 komente në “Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Fuga: Ejani vëzhgoni katrahurën e 4 shtatorit”

  1. Hajro Limaj says:

    PSE NUK MUND TE BEHET SHKENCE TEK NE ?

    Hajro Limaj *

    Amerikwn e bwn Amerika ,ose kush e fuqizon Kinwn,Gjermaninw,Francwn,Rusinw,Korenw e Jugut ose Anglinw ?

    Popujt,fuqitw ushtarake ,pasuritw nwntoksore apo zhvillimet qw kanw arritur ne shkencw dhe nw teknologji ?

    Natyrisht nivelet e larta qw kanw nw shkencw dhe nw teknologji !

    Mirw ,po kush jane ndryshimet e Amerikws nga te tjerat ?

    Universitetet dhe qendrat shkencore mw tw mira tw botws janw atje.

    Dhe mw e rwndwsishmja wshtw se janw pikwrisht ato vende qw harxhojnw mw shumw para nw fushwn e kwrkimeve dhe zhvillimeve !

    Pwr kwtw rasye ,nw radhitjen e kompanive mw tw mwdha tw botws nw radhw tw parw janw tek ato !.

    Shumica e kompanive mw tw mwdha tw tw shkruarit global janw nw Shtetet e Bashkuara tw Amerikws,sepse ato harxhojnw mw shumw para nw fushwn e kwrkimeve dhe tw zhvillimeve.

    43 % tw shpenzimeve tw kerkim-zhvillimeve qw bwhen nw fushwn e komjuterave, elektronikws dhe njohurive tw thella I bwn Amerika !..

    Dalja nga Amerika e gjigandwve tw botws si IBM, Microsoft, Oracle, Cisco, HP, Apple, EMC, Alphabet (Google), Intel, Amazon nuk wshtw rastwsi !..

    Xheneti i diplomave fallco !

    Diploma fallco te doktorreve,inxhinjerwve,mwsuesve, juristwve ,farmacistwve dhe tw fakulteteve tw tjera nuk janw 3 apo 500.

    Janw me dhjetra mijwra. Per shqiptarwt qw jetojnw nw Shqipwri dhe jashtw saj.Kohwt e fundit u vwrtetua se nw adminitratwn shtetrore janw tw punwsuar 830 kuadro me diploma fallco.Kjo e dhwnw vinte sipas burimeve tw SHIK-ut.Po ka shumw mw tepwr :politikanw,deputete,biznesmenw e nw cdo nivel tjetwr.

    Zgjidhja wshtw e lehtw.Ministria e Arsimit tw kalojw nw provime shtetrore tw gjithe te diplomuarit,sic po ben ne disa dege.Le te kalojne ne provim te gjithe gjykatesit,prokuroret,avukatet,noteret,sekretaret me juridik dhe rezultati do te jete I qarte…

    Per diplomat fallco u mbyllen disa universitete,por fatkeqesisht u perdoren dy standarte.Eshte edhe nje universitet “me emer” qe skandali shpertheu ne Kosove me diplomat e doktoratures.Pse u hesht dhe fatkeqesisht ky eshte universiteti qe mbeshtetet me shume nga minitria e Arsimit dhe Sportit ?!.

    Diplomat dhe provimet qe shiten me para po rishfaqen,dhe keto shpesh kthehen ne organizata.

    Edhe me keq akoma.Njw pjesw e rwndwsishme e diplomave qe kane ardhur nga jashte jane fallco

    Sidomos nga Maqedonia !!

    Shume prej tyre kane berw njesimin e diplomave ne MAS,ka nga ata qw vazhdojnw pa e berw fare kete njwsim.

    Po pwrse vallw ?

    Problemi I diplomave fallco ka qene dje dhe sot dhe perpjekje do tw ketw nw vazhdimwsi.Edhe pse shume universitete u mbyllen pikerisht per kete pune, si do te zgjidhet me ata qe prej tyre kane marre diplomat fallco dhe sot bejne karriere ose vazhdojne doktoraturat ?!.

    Sa prej tyre kane marre gradat shkencore dhe jane emruar ne poste e detyra te rendesishme,kur ata jo vetem jane xhahil per vehte,por jane pengesa kryesore per nje administrate kualitative apo per universitete kualitative.

    Nwqoftwse deshirojmw tw mos kemi tw diplomuar me doktore,mwsues,inxhinjer dhe profesione te tjera me diploma falco,te blere ,ka ardhur koha qw kjo punw tw merret seriozisht .

    Bile pa kalaur aspak kohw.

    Sepsa ata kane pushtuar shtetin dhe sektoret e rendesishem jo public.

    Ne shume vende ,ne siten e internetit tw cdo institucioni arsimor gjendet lista e te gjithe diplomaruarve per cdo vit.

    Sapo lind ndonje shqetesim shkohet ne vend ,shikohet dhe mesohet e verteta.

    Edhe tek ne mund te shkohet ne kete rruge.

    Ose mund te gjenden rrugw akoma me te besuara.

    Mjafton qe ne te mendojme dhe punojme.

    Por nuk ka mundwsi tw punohet ,kur institucionet janw pushtuar nga mediokrit,tw pa arsimuarit ,te pa kualifikuarit dhe nga grykesat qw marrin detyrat vwtwm pwr tw vjedhur dhe pwr tu pasuruar nw rrugw tw kundraligjeshme.

    Akademia e Shkencave wshtw nw gjwndje kome,ministria e Arsimit nuk ka nw drejtim asnje shkenctar qw tw tw reflektojw mbi realitetet dhe tw paraprijw punws studimore dhe shkencore nw tw gjitha nivelet e arsimit.Bile wshtw pwr tw qeshur dhe pwr tw qarw.Sekretari I pergjithshem,nga I cili varen direct drejtoria e Arsimit te Larte dhe Arsimit Para Universitar ka ardhur nga policia gjyqesore dhe nuk e lidh asgje me arsimin dhe shkencen.Prandaj kjo ministry wshtw nw njw nga krizat mw tw rwnda tw drejtimit de tw punws shkencore.Po puna shkencore ne universitete publike ku wshtw ?. C fare studimesh kanw bwrw nw fushat e zhvillimeve tw pritwshme tw vwndit: nw teknollogji,informatike,industri ushqimore, ne mjedis,ne hidrokarbure, etj etj. Asgjw me vlerw.Sepse edhe ne universitete mbizotron pasurimi me te gjitha rruget e mundwshme dhe jo puna shkencore,sepse atw nuk e mbwshtet finaciarisht as ministria,as akadamia,as qeveria dhe as kush.

    Nw njw vwnd qw nuk mbwshtetyet truri,dija,shkenca ka vetem dwshtime ,prapambetja dhe anrshi.Detyrismisht kur edhe pjestarw tw qeverisw janw mediokwer, zvendws ministra, drejtorw tw pwrgjithshwm,deputetwte …..etj.Ky wshtw shkaku I kwtij kaosi politik,ekonomik dhe social I Shqiperisw.Vwndi nuk ndwrtohet me xhahil,mediokwr dhe tw pa aftw qw natwn bwjnw planet vetwm se si do tw vjedhin pwr tu pasuruar nwpwrmjet detyrave politike apo shtetrore.Intelektualet e vwrtetw,studjuesit e vwrtetw nuk gjejnw vwnd nw vendet kryesore tw pushteteve.Ata janw tw braktisur dhe tw dhunuar psikologjikisht.Prandaj wshtw rritur kwrkesa pwr ta briktisur vendin.Shkojnw doktorwt ,informaticienet,inxhinjerwt nw Gjermani,Kanada,Amerike …Kush pyet ?.

    A ka mundwsi tw mos ngelet asnjw nw Shqiperi,thonw nw heshtje grabitqarwt e zyrave shterore.Keshtu ,vazhdojnw ne jemi mw tw sugurtw…

    Pa u pwrmbysur ky sistem klanesh,grupazhesh,medikrish dhe hajdutesh qw wshtw ngritur nw sitem vendi nuk mund tw rregullohet kurrw.

    *Drejtor I Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje