Arrestohet i shumëkërkuari i Lazaratit, qëlloi mbi policinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një nga të kërkuarit e Lazaratit për kultivim të bimëve narkotike.

Ali Basha, 50 vjeç është dënuar nga gjykata e Gjirokastrës me 3 vjet e 6 muaj burg.

Basha është shpallur në kërkim edhe më herët gjatë operacionit të madh policor në Lazarat në qershor të 2014.

Ai akuzohej se ishte pjesë e grupit që kishte qëlluar mbi policinë.

Basha, në atë kohë i sapodalë nga burgu, i mohoi akuzat, duke thënë se nuk ka qënë i përfshirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *