Doni të çregjistroni makinën tuaj? Thjeshtohen procedurat, ja hapat që duhet të ndiqni

4 Shtator 2017, 17:44Ekonomia TEMA

Qytetarët që duan të ç’regjistrojnë një mjet tashmë mund të kryejnë procedurat edhe online.

E-albania njoftoi se kjo mund të kryhet duke ndjekur disa hapa dhe se fizikisht qytetari duhet të paraqitet  tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë dorëzimin final të dokumenteve.

Aplikimi online

Së pari pas logimit në poratlin   e-albania kërkohet shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti” që është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin.

Më pas bëhet plotësimi i kërkesave që shfaqen mbi specifikimet e mjetit dhe personit që e disponon duke e  dërguar më pas të plotësuar  elektronikisht.

Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 “Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 “Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:

– Dokument i identifikimit të përdoruesit

– Kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
– Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:

– Dokumenti i identifikimit ose Ekstrakti i QKB-së për bizneset
– Leja e qarkullimit të mjetit
– Targat e mjetit
– Certifikatë pronësie
– Vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese)

Hapat e procedurës

Për të marrë shërbimin:
– Regjistrohuni si qytetar në portal
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit
– Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
– Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit

Menjëherë pas paraqitjes në sportelet e drejtorive rajonale.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
600 lekë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje