Goran Pandev: Me Shqipërinë vetëm për fitore

4 Shtator 2017, 16:50Sport TEMA

Goran Pandev në një pronocim të dhënë për portalin “gol.mk” është shprehur se Maqedonia do të synojë vetëm fitoren kundër Shqipërisë.

Autori i golit në sfidën me Izraelin theksoi se fitorja e arritur në atë takim ka ngritur lart moralin e skuadrës të cilët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.

“Luajtëm vërtet një lojë taktike dhe të mirë. Kishim mundësi të shënojmë edhe një gol edhe atë në pjesën e parë, por ja që goli erdh në pjesën e dytë. Jam i lumtur që shënova më në fund në një ndeshje kualifikuese, por më besoni se fitorja më gëzon më shumë.

Kjo gjithsesi duhet të jetë një rikthim në mentalitetin dhe për at arsye besojmë më shumë tek vetvetja. Tani na pret edhe një ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë në Strumicë, ku do të kemi motiv të fitojmë. E dimë se si na fituan në ndeshjen e parë, prandaj ata janë “borxhliu” unë ”, përfundoi ai.

1 komente në “Goran Pandev: Me Shqipërinë vetëm për fitore”

  1. blondi says:

    Sa te keni kollonen e peste brenda nuk fitoni dot ore dite-zinje ,mos ju rrej menja !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje