Katër ditë pas ngjarjes, Prokuroria kërkon ekspertizë psikike për Fadil Kasemin që vrau gjyqtaren

4 Shtator 2017, 16:14Kronika TEMA

Katër ditë pas vrasjes së Fildes Hafizit, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ekspertizë psikike për ish-bashkëshortin Fadil Kasemi, i dyshuar si autor i vrasjes.

Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila tashmë e ka bërë praktikë në çdo rast vrasjesh.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet për vendimin e trupës gjyqësore të Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas tentativës së tij të parë për të vrarë ish-bashkëshorten Fildes Hafizi në plazhin e Golemit.

Bëhet fjalë për vendimin e 28 prillit 2016 të dhënë nga trupa gjyqësore me kryesues Luan Lushën dhe anëtarë Ela Kajën e Markelian Koçon, i lënë në fuqi nga Apeli dhe i dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kasemi vuajti vetëm 1 vit e gjashtë muaj burgim pasi përfitoi nga amnistia e vitit të shkuar.

Presidenti Meta kërkoi që në mbledhjen e parë të KLD të raportohet për procedurat që duhet të ndiqen nga gjykatat gjatë lëshimit të urdhërave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje.

Në deklaratën për mediat, Meta nënvizon se gjatë mandatit nuk do të ushtrojë të drejtën e faljes për individët që ushtrojnë krime në familje.

Gjithashtu i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, që të mos përfshijë në projektligjet e amnistive të dënuarit që kryejnë vepra penale brenda familjes.

2 komente në “Katër ditë pas ngjarjes, Prokuroria kërkon ekspertizë psikike për Fadil Kasemin që vrau gjyqtaren”

  1. perkthyesi says:

    Vazhdon paradoksi i drejtesise shqiptare! Gjithmone, per keta katila , keshtu veprohet. Pas krimit, kerkohet ekspertize psikike! Dhe mbajeni mend: do te dale i pafajshem prej kesaj semundjeje!!!!!!!!!

  2. Ylli says:

    Ekspertizen e pidhit te nones dhe motres se vet.Po te ishte me probleme psiqike do kishte vrare veten.
    Ky fare burri qe se ka problem te leje jetim femijet w tij ,nuk ka ci duhet as familjes dhe as shoqerise.Sa per sedren e vrare gjoja nga bashkeshortja e tij ,eshte thjesht justifikim .Sedra me e madhe e burrit eshte edukimi dhe mireqenia w familjes se tij.Ne tavolina pijanecesh ,vetem legenat kane seder.
    Dy fjale per femren shqiptare ,meqe ankohet per dhune.Femra qe pretendojne se kane nivel ,edukim ,arsimim dhe zgjedhin per burre ose dashnor ( fjalen te dashur se kuptojne) nje halabak dhe dallkauk vetem e vetem se ka para ,jane vetem shqiptaret.
    Me vjen keq qe e them por jane viktima me dashje te zgjedhjes se tyre .Kur plotesojne nevojat materiale dhe kujtohen qe kane dhe nevoja shpirterore ,atehere ose ngrejne krye ose katandisen ……me mire spo e them.Dhe ketu fillon dajaku dhe na zbulojne dhunen familjare.!!!!Femra eshte ashtu sic deshiron ta shohin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje