Parlamenti i ri, ish-ministri i PD: Partia nuk ngrihet me një fake lider, është eksperimet. Berisha të përmbahet

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj deklaron se qeveria e re do kalojë një “kohë rehatie”.

I ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, Mustafaj tha se nuk shpreson që Partia Demokratike do bëjë një opozitë të fortë.

“Duhet të kemi parasysh gjendjen e opozitës, është ajo që i ndez motorët. Opozita është në gjendje të dobët, jo thjesht numerikisht. PD është dobësuar, lidershipi i saj është ende i palegjitimuar, nuk rrezaton shpresë se do t’i përshtatet sfidave të reja, pavarësisht se si e mori drejtim. Nga ana tjetër kemi edhe LSI që kalon në opozitë pas një qeverisjeje disa vjeçare. Kjo më bën të mendoj se do jetë një kohë rehatie për qeverinë, sigurisht jo kohë normale”,- tha Mustafaj.

Sa për një ringritje të PD-së, Mustafaj nuk i kurseu kritikat ndaj Bashës. Sipas tij, partia nuk mund të ringrihet me një “fake lider”.

“Shoh ftohje dhe largim të njerëzve nga politika. Nuk është se shkojnë tek PS, ata të PD, por po i largohen aktivitetit të PD. Gjithçka varet se sa lidershipi do të mund të ndërtojë veten. Ne kemi një fake lider, si i tillë nuk po tregon ende vizionin e duhur për të bashkuar demokratët”,- tha ish-ministri.

E sa për dy zërat e fortë që do ketë PD-ja në Kuvend, Berishën e Bashën, Mustafaj u shpreh: “Mbetet për tu parë se cili do të jetë zëri më i fortë. Eshtë eksperimet i veçantë se sa do ta përmbajë Berisha veten për të qenë nën hijen e Bashës. Ai do ketë tre minuta si çdo deputet tjetër”,– shtoi publicisti.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *