“Rama 2”, Besnik Mustafaj: Bregu profil i lartë, njeri që di të bëjë punë. Ja pse mendoj se ka refuzuar postin e ministres

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I etiketuar si një nga nismëtarët e lëvizjes anti-Basha në PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komenton aktualitetin politik në vend, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

 

 

Ndërsa foli për një opozitë të dobët, ai komentoi edhe zërat që qarkulluan për Majlinda Bregun, të cilës mund t’i besohej Ministria e Integrimit në kabinetin qeveritar “Rama 2”.

Sipas tij, kjo e fundit mund ta ketë refuzuar vetë një post të tillë.

“Zonja Bregu është një personalitet i ardhur në PD në mënyrë aktive nëpërmjet KOP ku u përpoqëm të tërheqim njerëz teknicienë, përfshi edhe Bashën. Falë aftësive të saj, s’do ishte e çuditshme të kishte edhe poste në qeveri të tjera. Pra, ajo ka treguar profil të lartë të njeriut që di të bëjë punë. Fakti që nuk u bë pjesë e qeverisë mendoj që ka qënë vendim i saj, se zonja Bregu është pozicionuar qartë tek PD, ose jashtë politikës. Nuk kam parë tek ajo prirje për kompromis me PS apo qeverinë e majtë”,– komentoi Mustafaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Rama 2”, Besnik Mustafaj: Bregu profil i lartë, njeri që di të bëjë punë. Ja pse mendoj se ka refuzuar postin e ministres”

  1. Gaspri says:

    E shikoni se sa te poshter, sa maskarenj jane keta xhaketat e vjetra qe mbajten ne gjoks stemat e PPSh-se ?
    Nuk beka Majlinda Bregu per te marre poste ne institucionet e integrimit pasi ajo i perket PD-se.
    Jo mor bejtexhi torollak. Mos ja nxini jeten kesaj Majlindes. Majlinda mund te kete fituar pervoje dhe ka krijuar pershtypjen e mire se punon. Por Edi Rama nuk ka luajtur nga fiqiri, te beje ministre nje person qe politikisht e ka sulmuar Ramen. E dyta Majlinda do ta personte shume keq nga ju “te djathtet e marksizem-leninizmit” ne se pranonte nje gje te tille.
    Je i vjeter, lekuretrashe dhe nuk te ka hije shantazhi.
    Se fundi procesi i integrimit nuk ka beje me majtas e djathtas….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *