Statistikat e sfidës Maqedoni-Shqipëri, bilanci në favor të maqedonasve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Maqedonia dhe Shqipëria do të përballen nesër në stadiumin  e Strumicës, në orën 20:45, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Maqedonia dhe Shqipëria do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të 10-të  në histori.

Sfida e së martës është më e rëndësishmja mes tyre pasi në këtë duel luhet për vendin e tretë në Grupin G, kualifikues të Botërorit “Rusi 2018”.

Që nga viti 1994 e deri më tani, Maqedonia dhe Shqipëria janë përballur nëntë herë me njera tjetreni.

Bilanci flet në favor të maqedonasve, por kuqezinjtë do të përpiqen të ndryshojnë këtë trend negativ.

Nga këto nëntë përballje, Maqedonia ka 4 fitore, kurse Shqipëria ka triumfuar vetëm dy here.

Ndërsa, tre ndeshjet e tjera kanë përfunduar pa fitues.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *