Turqia rrezikon anëtarësimin në BE, paralajmërojnë zyrtarët evropianë: Po bën hapa të mëdhenj larg nesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Veprimet e autoriteteve turke po e bëjnë ‘të pamundur” anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, kanë thënë zyrtarë të BE-së.

Zëdhënësi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker, ka cituar deklaratën e bërë nga presidenti javën e kaluar, ku kishte thënë se Turqia “po bën hapa të mëdhenj larg Evropës”.

Çdo vendim për të penguar formalisht procesin e gjatë të anëtarësimit tashmë të ngecur të Turqisë në Bashkimin Evropian, duhet të merret nga 28 vendet anëtare të BE-së.

Në anën tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë dje se ajo duhet të diskutojë me homologët e saj nëse “do t’i japin fund këtyre bisedimeve për anëtarësim”.

“Nuk e shoh Turqinë duke i’u bashkuar ndonjëherë Bashkimit Evropian, kurrë nuk kam besuar se kjo do të ndodhë” ka thënë Merkel, duke shtuar se Turqia është duke “përjashtuar të gjitha praktikat demokratike me shpejtësi të rrezikshme”.

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayp Erdogan ka shkruar në rrejtin social Twitter se “ është reflektim i mungesës së vizionit, që duke sulmuar Turqinë, përkatësisht Erdoganin, injorohen problemet fundamentale dhe urgjente të Gjermanisë dhe Evropës”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Turqia rrezikon anëtarësimin në BE, paralajmërojnë zyrtarët evropianë: Po bën hapa të mëdhenj larg nesh”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,po kur qe prane BE-se ndojehere bourdhelotourkia!!!!!
    nejse,ju filoturq gazetar nuk ua thot goja por po e themi ne:sot Evropa vendosi perfundimsht se bourdelo-Turkye nuk do te behet kurre pjese e Evopes.Nje lajm ky mjaft i kenaqshem dhe domthenes se vertet ne Evrope nuk kane lajthitur qe te pranojne mes tyre njethundrake shkretetire……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *