Vlahutin “kopjon” Bashën? Ja deklarata e PD-së

Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e ambasadores së BE-së Romana Vlahutin lidhur me luftën kundër kanabisit.

Selia blu thotë se diplomatia e lartë ka përsëritur deklaratën e Lulzim Bashës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për media, PD nënvizon se këtë koment e ka thënë Basha për tre vjet. 

Deklarata e plotë

“Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit.

Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi.

Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin.

Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *