Gonxhe Bojaxhiu kundër gjithë botës

5 Shtator 2017, 20:23Blog TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Nënë Tereza u lind në një tokë ku gratë nuk priteshin të kishin asnjë rol publik. Në një botë burrash, në një cep tragjik të rruzullit.

Ajo zgjodhi një profesion, që jo vetëm që nuk të bën të njohur, po ku shumica e murgeshave mbeten thjesht uniforma, pa emër, pa fytyrë, shërbyese të përjetshme të pavlerësuara, relike të një të një bote që po ikën në mos ka ikur.

Ajo i shërbeu një Kishe e cila nuk ka vend për figura publike femërore, një institucion burrash, kur gratë që shërbejnë në manastire e urdhëra fetarë kanë role gjithashtu të kufizuara. Ajo themeloi një urdhër të ri, jashtë skemave të pritshme nga Kisha, në një institucion qëi dekurajon nisma të tilla, që le pak vend për dalje nga shabllonet e përcaktuara shumë kohë më parë.

Ajo ia filloi me nismën e saj humanitare e shpirtërore, në një kohë që materializmi shpërtheu si kurrë në histori e cinizmi ishte në rend të ditës. Ajo shkoi aty ky edhe humanitarët më vetësakrifikues refuzonin të shkonin.

Një figurë fetare në një botë gjithnjë e më shumë laike e shekullare. Që shkoi drejt Lindjes kur gjithshka shkonte drejt Perëndimit, që u kopsit më shumë kur të gjithë filluan të zhvishen, një copëz kontraverse mesjete në një botë postmoderne.

Kur e shoh në faqen e parë të një gazete si “The New York Times”, si kryelajm të ditës, njoftimin e vdekjes së saj, mrekullohem jo për gjestet humanitare, për kombësinë shqiptare, për shenjtërinë e premtuar nga Kisha Katolike, për Nobelin e Paqes që i dhanë etj, po që ia doli mbanë kundër të gjitha gjasave. Mrekullohem që kjo grua me shtat të vogël e destinuar të humbiste pa emër e pa histori ia doli ta bënte të gjithë botën që të kthente kokën.

Sot, kur e nderojmë si humanitare të madhe, si shenjtore katolike, si nobeliste, si bijë të kombit shqiptar, si qytetare indiane në një vend ku gjithashtu katolikët nuk priten të fitojnë emër, harrojmë që jeta e saj ishte si një ecje në një korridor pafund dyersh të mbyllura. Disa prej tyre ia mbyllën në fytyrë ata që sot krenohen me të më shumë.

Sigurisht shyqyr që mund të justifikohemi me diktaturën e Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë dhe e kemi hequr nga vetja përgjegjësinë që nuk e lamë të shihte për herë të fundit nënën dhe motrën e saj para se të vdiste. Që delegacioni shqiptar doli në mënyrë demonstrative nga salla e Asamblesë Kombëtare kur do të fliste Nënë Tereza etj.

Do ta gjejmë një justifikim edhe për idiotët e rinj shqiptarë që kanë zbuluar Islamin dhe nuk kanë mjaftueshëm neurone në tru për të respektuar njëkohësisht edhe fenë e tyre edhe këtë grua, që u ndihmoi miliona myslimanëve në pikë të hallit, të cilëve bashkëfetarët nuk u kishin gjetur derman, e nuk provoi që asnjë mysliman të vetëm ta kthente në katolik. Asnjë ditëzi të varfër në fund të jetës, apo në fund të mjeteve të mbijetesës, pa strehë e pa ushqim, nuk e shtyu që ta konvertonte.

Konfliktet e saj në konviktet e murgeshave janë vështirë për t’u zbulur. Po Nënë Tereza ishte sigurisht një rebele, një kryengritëse në Kishën Katolike, një bezdi që do të kishin dashur të ikte tutje, po që luftonte nga një llogore ku nuk mund ta mposhtje dot. Nga lebrozët e të sëmurët e çasteve të fundit të jetës. Ishte e pathyeshme mes atyre që dergjeshin në fund të jetës e për të cilët kishte krijuar sistemin që i mblidhte nëpër qytet për t’u dhënë mundësinë që të vdisnin si njerëz. Kishin jetuar në mizerie, të paktën të vdisnin me dinjitet. Çfarë koncepti që shkon përtej fesë e banalizimit të jetës në tokë.

Studjuesi Dr. Gëzim Alpion e ka intepretuar shumë bukur kur e shpjegon përqafimin e plotë prej Kishës së saj, me ardhjen në krye të Papa Gjon Palit të II. Një tjetër “i jashtëm”, që ashtu si Nënë Tereza nuk u përngjante as pak figurave tradicionale të Kishës Katolike.

Çfarë përmbysje me mediat që për dekada kishin preferuar dalldinë tabloide të figurave vezulluese të spektaklit perëndimor. Ajo ishte gjithshka që kishin përbuzur e mënjanuar për dekada. E vjetra, e pabukura, e pabujshmja, e palakmueshmja. Me histori të mërzitshme vuajtjesh që nuk kanë zgjidhje, pa funde të lumtura e kthesa misterioze. Në fund, kontrasti me botën e re u bë i padurueshëm për t’u shpërfillur.

Është e vërtetë se kishte diçka prej cirku në vëmendjen e tyre për gruan e çuditshme nga Kalkuta. Iu vërsulën me kamera si u vërsulen një kafshe të rrallë, një krijesë absurde apo anormale. Po mania pas saj vetëm u rrit. Historia e Nënë Terezës, në dritën e publikut është një lloj triumfi më vete. Pas përqafimit nga Papa Gjon Pali, pas Nobelit për Paqe, fama e saj ishte e garantuar.

Ajo e shfrytëzoi në mënyrë të jashtëzakonshme duke bërë një çudi më vete. Nënë Tereza dëshmoi se ishte gati dhe për këtë fazë, kur të them të drejtën humbasin e mbyten shumë nga heronjtë realë. Ky administrim i jashtëzakonshëm i suksesit dhe famës i krijoi edhe armiq të rinj e të përjetshëm. Nënë Tereza krijoi një urdhër mbarëbotëror me misionet e saj. Krijoi një rrjet fondmbledhës miliardash, u takua dhe ndikoi në jetën e shumë figurave të mëdha politike të botës, përfshi edhe disa presidentë amerikanë. Ishte e pamundur që ajo të ruante admirimin e kujtdo, në këtë balet të paprë diplomatik që duhet të bënte në pleqëri, duke mbetur njëkohësisht nëna e dhembshur e gjirizeve të Kalkutës dhe figura ndikuese e kryepolitikanëve të botës.

Si i realizoi të gjitha është një temë debati që mund të mos mbarojë kurrë. Po sikur asgjë të mos dish për këtë grua të paharrueshme, mjafton të kujtosh se ku u lind e në çfarë kohe dhe ku përfundoi rruga e saj për marrë me mend se e sfidoi fatin në çdo hap, duke refuzuar rregullat e lojës e fatin e përcaktuar, duke sfiduar realitetet ku e vendosi jeta, e në fund duke triumfuar e adhuruar nga ata që e ndalën, bllokuan, refuzuan, shanë, kritikuan, injoruan e tallën.

Ajo është shpallur shenjtore nga Kisha Katolike për mrekullitë që thuhet se ka bërë sipas protokollit të Vatikanit, po nga një pikëvështrim tjetër, mrekullia më e madhe është suksesi i saj personal, suksesi i një gruaje shtatvogël po me vullnet gjigand që e rrotulloi botën andej nga deshi dhe e bëri njerëzimin që të mos e harrojë kurrë.

9 komente në “Gonxhe Bojaxhiu kundër gjithë botës”

  1. Alban Dega says:

    Mendime pa paragjykime

    JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR

    – I vetmi rekord madhor boteror i paarritshem dhe i pathyeshem i nje Shqiptarje te madhe !

    Skenderbeu dhe Nene Tereza jane dy simbolet me madhore te shqiptareve kudo ndodhen.
    Krenaria jo vetem e Kombit tone por edhe Evropes e Botes.
    Mos harroni se jemi kombi dhe populli nga gjiri dhe trolli i te cilit ka dale i vetmi rekord Boteror qe as eshte arritur , as fituar e as ka per tu thyer kurre, asnjehere , sic e kam shkruar me dhjetra here keto dy vitet e fundit…
    Gonxhe Bojaxhiu, alias Nene Tereza mban tri majat e Botes:

    Se pari, Cmimin Nobel per Paqe
    Se dyti, Titullin Shenjtore Tereza,
    Se treti e mbi te gjitha, titullin me te larte e me te nderuar ne Bote Nena e Perboteshme Tereza… pa pase lindur kurre femije te saj biologjik !!!
    A ka emer me te nderuar e me te shenjte, a ka fjale me hyjnore e te embel se Nene!?
    Po Nene e Perbotshme, kembet e se ciles i lau the puthi vete Papa i Vatikanit, para se ciles u perulen me nderim e respekt Mbreter e Perandore, nga Presidenti i Amerikes Ronald Regan e Zonja e Hekurt e Britanise se Madhe Margaret Thecer…. nga cdo cep i Botes!
    A ka nder me te madh se ky per cdo bashkekombas te saj shqiptar !?
    JO … JO … JO !
    Nuk e as mund te kete shtet as komb pa simbolet e tij!
    Shpallja e vitit 2018 si Viti i Skenderbeut eshte nje fillIm i mbare per qeverine e re dhe se pari per ne shqiptaret qe krenohemi e nderohemi nga ky simbol kombetar!
    E jo vetem ne …

  2. ti je muslimon,mos komento per KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

    non grata gjithe sumokomentuesit pasi nuk jane pjese e KRISHTERIMIT.

    1. Opa says:

      Te fala janulit. .

  3. iris says:

    Perfekt! Ju lumte!

  4. Dielli mbi Korab says:

    Nje shkrim realist dhe analiz shume e sakte per Nene Terezen.
    Ke thene gjera shume te qarta qe e e lartesojne figuren e Shenjtores Shqiptare.

  5. Fandom says:

    Perralla! Shume shpèjt ka per t ju Harry emni edhe kesaj. Fakti qe mburremi me nje fanatike te fese dhe jo me nje shkencetar si Koperniku apo Njutoni, shkrimtar apo poet si Shekspiri a Dante, intelektual si Sartri apo Volteri, Lorka a Emil Zola, artist si Mikelanxhelo apo Pikaso, Moxarti a Shopeni, mjek si Frojdi apo Harvi, politikan e burre shteti si Çurçilli apo De Gasperi, tregon mjerimin tone si komb.
    Bota mburret me ata qe sjellin perparim dhe mireqenie, zhvillim dhe gezim tek njerezit, jo si kjo qe predikonte vetem varferi e mjerim.

  6. Ladi says:

    Nje shkrim mjaft i ndjere dhe me vlera morale, qe ndricon nje skaj te erret te shoqerise, te djeshme dhe asaj te sotme, por me duhet ti kujtoj autorit te talentuar se: meshira kristiane eshte rruga neper te cilen ajo eci duke triumfuar

  7. Lili says:

    Ajo i shërbeu një Kishe e cila nuk ka vend për figura publike femërore, një institucion burrash, kur gratë që shërbejnë në manastire e urdhëra fetarë kanë role gjithashtu të kufizuara.
    Ndonje here me cuditin shqiptaret per aftesine e tyre per te treguar idiotsira.Zoja e bekuar eshte figura n3 e kishes pas Zotit e Jesusit.. Mija e mija pelerin shkojne ne Lourdes,ne Fatima etj per te nderuar kete figure publike femnore te kishes katolike. teresa d’avila ,teresa e lisieux jane figura te kesaj kishe ku grate nuk kane role sipas jush,edhe mija e mija motra kane kurue ,edukue edhe kurojne e edukojne cdo dite milliona njereze. Nje pjese shume e vogel te ketyre motrave ka nje jete te ´mbyllur’ te tjerat punojne cdo dite ne boten e njerezeve,me njerezet…
    Ah ,po nuk i keni pare se ne Shqiperi nuk vleresoni grate fjalepake qe punojne,po vetem ato qe va çojne karin me çiçat jashte e bythen shpluar,per me u shprehe qe ta kuptoni…

  8. Persekutari says:

    Olsi jazexhi nuk Eshte dakort majka Teresa nuk Eshte myslymane duhet te ishte turke per te marre cmimin Nobel.nuk Eshte mylsmane’ apo jo doktor profesor osmanolog tashti e tutje je ti qe i vendos figurat e kombit nxirr ca emra turq bravo doktor vizito trunin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje