Heshtje "mortore" në PD për sesionin e ri, ende nuk janë zyrtarizuar emrat që do drejtojnë organet e partisë

5 Shtator 2017, 16:54Politika TEMA

Edhe pse të shtunën me seancën për konstituimin e Parlamentit dhe nisjes së miratimit të qeverisë së re nis zyrtarisht sezioni i ri politik, në PD ka rënë heshtja ndërsa ende nuk janë zyrtarizuar emrat që do të drejtojnë organet e kësaj force politike në Parlament.

Jo zyrtarisht u tha se Basha në fillim do të mblidhte grupin e ri parlamentar për të diskutuar mbi aksionin politik, por edhe mbi emrat për kryetar dhe nënkryetar të grupit apo për kryetar dhe nënkryetar të komisioneve parlamentare.

Prej të dielës, kryetari i PD Basha nuk ndodhet në Shqipëri pasi është nisur drejt Kopnhagenit për të marrë pjesë në Asamblenë Politike të PPE, ku marrin pjesë drejtues të partive të djathta europiane.

Në takimin e kësaj të marte Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ndau me politikanët e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD-së dhe të opozitës.

Ai ka theksuar rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve.

Por në kthimin nga Kopenhagenin Bashës do ti duhet të jetë aktiv në takimet me grupin parlamentar dhe jo vetëm, jo për faktin e zgjedhjes së emrave pasi ai i ka projektuar ndonëse nuk bëhen publik, por edhe për të diskutuar për protestën e paralajmëruar ditën e shtunë në orën 09:30 përpara Parlamentit, me qëllim bllokimin e Gramoz Rucit kryetar Parlamenti dhe Fatmir Xhafës, ministër i Brendshëm.

Strukturat, kryesisht FRPD prej ditësh po diskutojnë skenaret e protestës, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për mënyrën si do të zhvillohet.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse PD shfrytëzojë edhe rregulloren e Parlamentit për të bllokuar seancën pasi Sali Berisha është deputeti të cilit mosha i rezervon mundësinë që të drejtojë seancën e parë.

Nuk ka një qëndrim nëse Berisha do të drejtojë seancën apo do ta refuzojë duke ia delegruar këtë rol Gramoz Ruçit i cili është deputeti i dytë më i vjetër në Kuvend.

1 komente në “Heshtje “mortore” në PD për sesionin e ri, ende nuk janë zyrtarizuar emrat që do drejtojnë organet e partisë”

  1. sadna babul ka bidai says:

    heshtje se i merni me te meta mendore qe ti zevendesoni me tru tuaj meqenese nuk reaLIZUAT KENI RENE NE HESHTJE MORTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje