“PEZA N’FEST”, ja surprizat e Bashkisë së Tiranës për qytetarët më 16 shtator

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe këtë 16 shtator, Peza do të kthehet në një vendtakimi për të gjithë ata që do duan të kujtojnë ditën historike të Konferencës së Pezës, por edhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike si dhe të shijojnë në të njëjtën kohë bukuritë e natyrës si dhe produktet bujqësore të zonës.

Bashkia e Tiranës ka hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për të gjitha moshat, që do të nisë  nga ora 09:00.

“Peza N*Fest rikthehet si destinacion i promovimit të vlerave e traditave të bukura shqiptare dhe sigurisht, të muzikës së mirë!

Aktivitete pë çdo moshë në Parkun e Pezës me Olen Cesari, International Clandestine Orchestra, Mannarino, PeterPan Quartet dhe DJ Minimim. #ShifnaNPeze
Ju presim më 16 shtator 2017, argëtim dhe muzikë pa fund”, shkruan Veliaj në Facebook.

Gjatë paradites do të ketë shfaqje cirku dhe do të tregohen përralla për fëmijë në natyrë. Gjithashtu, do të organizohen lojëra të ndryshme si dhe do të çelet një ekspozitë fotografish të cilat evokojnë luftën patriotike të popullit shqiptar ndaj pushtuesit nazist.

Festa do të kulmojë në orën 20:00 të mbrëmjes ku dhe do të mbahet koncerti i madh festiv me pjesëmarrjen e Internacional Clandestine Orchestra, Mannarino si dhe të Olen Cesarit, që me tingujt e mrekullueshëm të violinës do të elektrizojë pjesëmarrësit.

Të ftuar janë dhe Peter Pan Quartet dhe DJ Minimim që do të mbajnë zgjuar deri në mëngjes të gjithë ata që do të marrin pjesë në “PEZA N’FEST”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *