VIDEO+FOTOT/ Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA-ve me vlerë 300 mijë dollarë.

Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Donald Lu.

Ministrja Kodheli u shprehu mirënjohjen dhe falënderimet ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si “aleat dhe mik strategjik.”

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, znj. Kodheli theksoi se historia e marrëdhënieve tona është e shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të reformimit të Forcave të Armatosura. “Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer”, theksoi ajo.

Ministrja Kodheli vlerësoi rolin e rritur të batalionit të dytë të këmbësorisë në angazhimet në kuadër të NATO-s dhe se këto mjete janë më të domosdoshme se kurrë.

“Në rritjen e standardeve të FA, këto mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të blinduara, një projekt të cilin ne e nisëm së bashku që në vitin 2015. Kjo ndihmë vjen absolutisht në kohën e duhur, në momentin kur Batalioni i Dytë i Këmbësorisë po rrit ndjeshëm angazhimet në kuadër të Aleancës dhe kjo do të ndikojë cilësisht në përmbushjen e detyrimeve dhe objektivave e kapaciteteve”.

Nga ana e tij, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete.

“Ju (Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO-s në Europë që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA është e përkushtuar të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019”, tha ambasadori Lu, i cili përgëzoi shefin e ri të Shtabit të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe falenderoi ministren Kodheli “për vitet e saj të shërbimit të përkushtuar në mbështetje të FARSH”.

Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21317492_1543853625678163_7144616999119864347_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21317492_1543853625678163_7144616999119864347_n.jpg","attachment_id":"758916"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21317566_1543853622344830_1035738778610274077_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21317566_1543853622344830_1035738778610274077_n.jpg","attachment_id":"758917"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21371325_1543853629011496_3136735416934780770_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21371325_1543853629011496_3136735416934780770_n.jpg","attachment_id":"758915"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21432828_1543853699011489_6275123641955443178_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21432828_1543853699011489_6275123641955443178_n.jpg","attachment_id":"758914"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272094_1543853965678129_2314649076558663252_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272094_1543853965678129_2314649076558663252_n.jpg","attachment_id":"758912"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314794_1543853745678151_8737018848323329280_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314794_1543853745678151_8737018848323329280_n.jpg","attachment_id":"758911"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272094_1543853965678129_2314649076558663252_n-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272094_1543853965678129_2314649076558663252_n-1.jpg","attachment_id":"758910"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314697_1543853995678126_6630590232995761225_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314697_1543853995678126_6630590232995761225_n.jpg","attachment_id":"758909"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272575_1543854005678125_77010167189117505_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272575_1543854005678125_77010167189117505_n.jpg","attachment_id":"758908"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314769_1543854179011441_7852475965256171592_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314769_1543854179011441_7852475965256171592_n.jpg","attachment_id":"758907"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272152_1543853432344849_1287592166849361276_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21272152_1543853432344849_1287592166849361276_n.jpg","attachment_id":"758906"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314769_1543854179011441_7852475965256171592_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314769_1543854179011441_7852475965256171592_n.jpg","attachment_id":"758907"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314794_1543853745678151_8737018848323329280_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21314794_1543853745678151_8737018848323329280_n.jpg","attachment_id":"758911"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21371325_1543853629011496_3136735416934780770_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/21371325_1543853629011496_3136735416934780770_n.jpg","attachment_id":"758915"}]

14 komente në “VIDEO+FOTOT/ Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA”

  1. Kevin says:

    Passi na vodhen e shkatrruan gjith armatimin xhaxi sam Po tregohet zemer gjer duke na dhuruar 6 karroca mbeturina te magazinavev te tij.
    Rroft amerika rroft shqiperia dhe maxhoranca e saj anadollake

    1. Hick says:

      Ti gezojne dhe oburra nepre me shume luftra deri sa gjithe globi te “demokratizohet”

    2. Tarrasi says:

      USA sapo i fali Serbise 19 mjete te tilla.
      Ky na qenka “aleati strategjik ” qe na thote kjo Ministrja ???

  2. kapterr dauti says:

    Sa vende ngjisim tani me keto xhipa ne klasifikimin e rangut te fortesise se ushtrise !!!!!???? Shpresojme te kemi arritur ne dhjerjen e pare (ups me falni desha me thene dhjeteshen e pare )???!!

  3. fredi says:

    bereqadivers ,zoti i shtoft ne tanke e avjona se sa per shtetin ,na ka lon ne dor te botes , pra ne dor te natos. ma boni hallall ja futa kot , se avjonet nuk ka kush i drejton , se pilotet e kohes xhaxhit jan ne emigracion luftojn per buken e gojes.

  4. Laveri says:

    Nuk na lane gje pa vjedhur e shkaterruar keto 27 vjet, e tani na vijne e na bejne reklame ketyre 6 barakeve qe na kane sjelle

  5. Polici says:

    Po ta perserisim kete lajm dhe i her mas dy muajsh do kemi 12 mjete te blinduara ne gjendje.

  6. Nordi says:

    Dikush më tha sot se këto mjete ishin aq të vjetra sa 2 nuk kishin shanc të ndizeshin. Këto janë karroca e kaluar kartonave.
    Turp…

  7. kapterr Rahmiu says:

    Eeeeeehhhh….. tani shpëtuam ! Bravo Kodhelkë, na e nxorre “ushtrine” nga kriza.

  8. dat sami says:

    Per “fredi”: Nuk luftojme per buken e gojes,por jemi bere miljonerë në dhe te huaj….Kush ka punuar mire ne ate kohe,ka punuar akoma me mire ne sistemin kapitalisto-imperialisto-revizionist fredi….

  9. Cecua me bicak says:

    Sikur do vinin 850 blinda sipas kodhelit po po shohim ca karroca

  10. Lisi says:

    Makinat nuk janë armatim , janë mjete transporti .
    Transportin dhe mirëmbajtjen e tyre , do ta paguajmë sa frëngu pulën . Ç’do vegël e makinës që do prishet , do e bleshë tek uzina prodhuese që është në Amerikë .
    Kombinati içelikut në Elbasan, pas ca kohësh , do ketë punë me to .
    Në një shtet me dinjitet , për të marrë këto makina , duhet të shkonte një oficer I drejtorisë autotraktore , dhe vetëm kaq .
    Po lere se ç’thotë Mimi , e kanë vënë atje nga që s’di asgjë për ushtrinë . Kështu I do mushka drutë !
    Keta të gjithë janë sharlatanë , mjerë Shqipëria për këta :
    Nano , Berisha , Meta , Majko , Rama dhe gjithë parlamenti !
    Në rast disfate , këta , të gjithë duhen kaluar në plumb !

  11. Tetari says:

    ben pershtypje qe asnje nga ushtaraket e larte madhor nderon njesoj…seicili sipas qejfit te vet

  12. pro says:

    ..cila eshte domethenia,pse..??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *