Dy figura! Dy akademikё! Dy honorifikё dhe …”0” pikё!

6 Shtator 2017, 21:48Blog TEMA

Nga Myslim Pasha*

Ditën e parë kur pata rastin të ndej dorën dhe kryet,  duke iu përkulur politikës fatkeqe të kombit, patriotikës të zvargur dhe lagur në poturre të ‘Kombëtarikës “ ktheva sytë nga “Honorifika”e Akademisë së Shkencave :

“Ndihmë, ndihmë o Shkencë e pozicionimit të Republikës : “ Na e vodhën detin ! Na e shitën detin ! Dilni e shihni, valëzimin detar dhe shkëmbinjtë e përmbytur, shpalosni dinjitetin shkencor dhe kombëtar” Jo Ratifikimit të Paktit Detar ! “

1.Gazetari Tedi Blushi shkoi dhe intervistoi Akademikun dhe Kryetarin e Alademisë Gudar Beqiraj në Zyrën e tij dhe e pyeti:

“Ç’mendim keni për Paktin Detar dhe atë që ka ndodhur në këtë tradhëti Kombëtare ?

Akademiku: “ Si ? Ç’punë ka Akademia ! ? “ Ç’punë kemi ne me detyrat shtetërore ! Habitem ! Keni ngatërruar objektin e Intervistës ! «

Ky  Akademik sot u rizgjodh në krye të Akademisë,  për të dytën herë !

2.Po ato ditë të thirrjes : « Jo ! Ratifikimit të Paktit Detar me Greqinë !” Rektori i Universistetit të Tiranës Dhori Kule thërret në zyrën e tij Prof. Dr. Perikli Qiriazi.

Aty zhvillohet kjo bisedë:

Rektori: “ Profesor Qiriazi, a keni dijeni ju se dikush…ka dalë dhe po shpalos ca thirrje të turpshme, për Detin e ku ta di unë se ç’bëhet. Qeveria kërkon autoritetin shkencor edhe të fushës së Gjeografisë, për të thënë fjalën e saj. Krijoni një grup dhe kundërshtoni këtë marri pseudoshkencore që ka krijuar shqetësim në Qeveri për një Marrëveshje që sapo është firmosur ! “

Profesor Qiriazi: “ Unë kam mendim tjetër z. Rektor dhe sëshpejti do të dal t’i shfaq. Kam mendime të kundërta me tuajat! Në këtë rast na duhet të japim kontributin tonë në gjeopozicionimin e hapësirave tona detare! “

Vëreni me kujdes dhe gjeni thelbin e asaj që duket sheshit se në ç’derexhe ka mbërritur “ Akademika e matufepsur” dhe kërkimi shkëncor Universitar i pa orjentuar reformuar, kur e para ndër të parat është Integriteti Kombëtar i Shqipërisë së sotme dhe ardhmëria e saj e përparimit. Duket groteske ajo që deklaroi  Kryeministri, për prerje të fondeve…por “shejtanë honorifikët “  mesa kuptohet nuk kërkojnë gjuhë tjetër ! E urojmë Ilirologun e shquar Korkuti që bëri dorëheqjen e ndershme, në këtë Farsë e cila që  në ditën e parë, ngriu në mes të vapës, si të ishin Plakat e Marsit !!

*Profesor i “Remote Sensing”  në Universitetin  Politeknik të Tiranës

10 komente në “Dy figura! Dy akademikё! Dy honorifikё dhe …”0” pikё!”

  1. shpresa says:

    Pak dhe sakte profesor! Te lumte dora! Gjithmone na emocionon me shkrimet e tua dhe uroj te shkojne ne veshin qe degjon fjalet e mencura e te gjetura ne situatat me kritike per vendin.ASh ka nevoje per njerez si ju o sot o kurre. Respekte

  2. .. says:

    O myslim kopili o “patriot” i zjarte … a ke per te thene ndonje koment per “perdhosjen Kombetare” qe po i bene Islami Shqiperise ??? dhe leri keto shkrime Idjote.
    Deri dje cireshe per Greqine ….po per Turqizimin e Shqipove ke ndonje koment ?????

  3. alphade says:

    Ketyre “akademikeve” duhet vene “flaka” !

  4. Raimond vlonjati says:

    O Komandant , po e skanon nga larg objektin ,Akademi ..lol

    Ai Gudari ka qene shtangist, ku merr vesh ai dreq nga shkenca , Ai aty ne Akademi duhet te jete roje , tek dera dhe te merret me regullime per te ngritur ndonje dollap lol

    Bravo profesor Korkuti qe dha doreheqjen –Profesor Korkuti esht patriot, ndersa ky Gudari na qenka edhe tip anti-shqiptari , Beka politiken e grekut

    Urgjent ta heqin ate palaco , Gudar xhuxhin. edhe ta cojne hamall andej nga Porti, te ngreje ndonje maune , se ai per ato gjera esht –Doker vapori ta cojne, dhe e ka shume

  5. Asus says:

    Ky eshte problemi real ne akademine e shkencave, por jo vetem. Mungesa e objekteve te studimit dhe rezultatit konkrete, por dhe matja e ketyre rezultateve. Ne Akademi vegjetohet duke I sherbyer politikes. Por jo vetem aty edhe neper qendra te tjera ku perfshihen kerkime e studime shkencore. Disa njerez te tredhur qe kane siguruar tituj shkencor permes perkthimeve I kane zaptuar keto institucione dhe po I asfiksojne. Ka ikur koha kut vleresimet beheshin mbi bazen e titujve shkencor. Titujt Jane parametra qe nuk mund te justifikojne punen. Puna matet nga rezultatet. Objektet e punes se ketyre institucioneve dhe investimi tyre te varet nga rezultati konkret I cili duhet ti nenshtrohet nje oponence shkencore, por jo nga institucionet analoge .shteterore. Dhe pagesa ekstra e pedagogve ne universitetet publike nuk duhet te behet nisur nga titujt, qe meren me provime si ato te studenteve, por nga rezultati qe Kane ne kerkimin shkencor. Ky eshte nje problem I madh qe kerkon nje studim dhe percaktim ligjor te aktivitetit te tyre.

  6. a.f. says:

    Krahasoni kete shkrim te z. Pasha me perrallen qe tregon Ledi Shamku (per te njejtin argument) dhe beni konkluzionet se kush jane “elitat” qe udheheqin popullin shqiptar ne rrugen e rilindjes..

  7. naivi says:

    c’eshte ky “remote sensing”?

  8. Pandi Korce says:

    bravo Profesor.

  9. iii says:

    Pse nuk e bejne Peof Qiriazin antar te Akademise? Kane frike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje