Ekzekutohet me dy plumba 31-vjeçari shqiptar në parking, punonte si kamarier në Belgjikë

6 Shtator 2017, 15:26Kronika TEMA

Në mbrëmjen e së martës rreth orës 00:30, në një kafene në Saint-Denis në Forest është vrarë shqiptari Niko K. 31-vjeç.

Sipas mediave belge Niko K. është ekzekutuar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Viktima punonte si kamerier në një kafene dhe është vrarë në parkingun pranë punës së tij nga persona të maskuar.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje