Hekurudha e re Greqi-Bullgari sjell paqen e munguar në rajon: Bashkëpunim i fortë ekonomik

Gjatë nënshkrimit të një memorandumi nga kryeministrat e Greqisë dhe Bullgarisë, për ndërtimin e një linje hekurudhore midis dy vendeve, Alexis Tsipras dhe Bojko Borisov kanë theksuar se, vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, mirëqenies, lënies pas të zërave të së kaluarës dhe përçarjes, mund të ketë paqe në Ballkan, në këtë rajon që ka parë shumë gjakderdhje, sidomos në 100 vitet e fundit.

Sipas kryeministrit bullgar, që bashkë me homologun e tij grek do të kërkojnë ndihmë financiare për këtë projekt nga BE-ja, duke futur në të edhe Rumaninë me Serbinë, do të ishte mirë që të gjithë udhëheqësit e Ballkanit të rishikonin edhe njëherë se çfarë kanë thënë në axhendën e Selanikut në vitin 2003.

“Para 20 vitesh kishte tensione, masakra dhe askush nuk doli i fituar. Historia është histori dhe kjo është e kuptueshme. Por shtetet e tjera jo anëtare duhet të shohin sesa kanë ndryshuar Bullgaria dhe Rumania, pasi kanë hyrë në BE. Këtë ia kam thënë edhe kryeministrit të Serbisë, edhe homologut tim në Shkup, edhe atij të Kosovës. Me luftërat që janë bërë nuk është arritur asgjë. Por nëse jemi bashkë do të ketë mirëqenie dhe paqe”, ka thënë Borisov.

Në të njëjtën gjatësi vale kanë qenë edhe deklaratat e kryeministrit grek, Alexis Tsipras.

“Duam të luajmë një rol pozitiv si forcë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit, si një nyje midis 3 kontinentesh, një karakteristikë që na jep pozicioni ynë gjeografik”, tha Tsipras.

Për sa i përket linjës hekurudhore midis dy vendeve, që tregon mundësitë për një aktivizim të përbashkët të vendeve të Ballkanit dhe vendeve anëtare të BE-së, kjo linjë do të lidhe 3 porte të Greqisë: Selanikun, Kavalën dhe Aleksandroupolin; me 3 porte të Bullgarisë: Burgas, Varna dhe Ruse, me dalje në lumin Danub.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Hekurudha e re Greqi-Bullgari sjell paqen e munguar në rajon: Bashkëpunim i fortë ekonomik”

  1. Glauk says:

    Ky kryeministri bullgar me duket politikani me pozitive ne ballkan,. Gjate vizites ne kosove e beri nje deklarat e cila me la pershtypje shum pozitive, aje tha: Luftrat konliktet dhe mosmarveshjet ne mes popujve te ballkanit keto 100,vite ju kan sjelle vetem fatkeqsi dhe prapambetje popujve te ballkanit,. Kjo esht shum e vertet.,

    Popujte e ballakni pa dallime etnike fetare etj, Jane populli me inteligjente me i zgjuar ne evrope dhe ndoshta ne bote, fatkesi eshte se keta popuje nuk kan shikuar asnjer te punojn se bashku te bashkpunojn me ngushte per tu zhvilluar ekonomikisht,. Por gjdoher kan luftuar njeri tjetrin edhe per gjera me banale,.

    Natyralisht ballkani duhet te ishte pjesa teritori me i zhvilluar ekonomikisht i evropes, Pse eshte e kunderta dhe pse kjo nuk ka ndodhe fajtore ne radhe te pare jemi ne popujt e ballkanit,. Pastaj hilet dhe neskumcat qe popujte e evropes ju kan ber popujve te ballkanit., te cilet jo radhe her ju kan fryrenkonflikteve ne mes popujve te vegjel ne ballkan,.. Evropes me dekada i ka konvenue nje ballkan rremuje per shum arsy nje per te thithe sa me shum kapital dhe investime ne evropen perendimore dhe jo ne ballkan, dy: per te perfituar nga fuqia e lire puntore nga ballkani dhe per te apsorvuar gjethe potencialin akademik dhe intelektual te ballkanit ne vendet e tyr!e. Por edhe per me mujte me masturbue evropianet egoiste me fatkeqsin e ballkanasve duke e perdore ket fatkeqsi si motivim per popujte e tyre.

    Ballkani dhe pupujte e ballkanit i kan te gjitha resurset per te qen pjesa me e zhvilluar e evropes,. Si e ceka me larte pa pike dileme ballkanasit jan populli me i zgjuar ne evrope, Ballkani ka poziten me te mire gjeostrategjike ne evrope, resurse natyrore pa funde, klimen me te mire ne evrope, bregdetin po ashtu me nje fjal te gjitha. Por per shkak te hasmerive dhe konflikteve mes veti dhe interesave gjeo-politike te fuqive te medha ka mbeten pjesa me e varfer e evropes.

  2. arben says:

    Rama zgjohu mos fli nen dafinat qe te shtroi Merkel.Bota po leviz por shqiptaret kane ngelur ne vend numero e po shqyen me njeri tjetrin.Sot edhe me te pa besueshmet po behen realitet ne saje te guximit e largpamesise se kombeve qe duan perparim e zhvillim ndersa kombet qe akoma jane ne fazen kur therasin Duam baba Dovletin si ne kohen e Haxhi Qamilit jane te destinuara te sherbejne vetem si fusha beteje e mall per tu ndare gjate konflikteve te medha.Zoti e ndihmofte shqiperine se po te presim nga shqiptaret kete vend e mori lumi.

  3. Kuq e zi says:

    Prape se prape rruga egnatia mbetet me e mira
    Shume po luftohet me anashkaluar shqiperine njehere me koridorin 10 tani me nje egnatia te stergjatur
    A do dije shqiperia te luaj kartat e saj
    Duhet nje super port ne vlore dhe nje autostrade nga gjer ne detin e zi shume po shpenzohet qe ky projekt mos marre jete

  4. vertetesia albanistaneze says:

    Po bej nje artikull per hekurudhat shqiptare o bythlepirs i sistemit komunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *