Milo akuza të forta: Akademia e Shkencave u rrënua nga qeveria Berisha

‘Zgjedhjet në Akademi nuk duhet të ishin bërë pa reforma. Qeveria Rama pati një reform shumë të mirë  por e la në mes të rrugës.Kjo platformë duhet të bëhet  transparente dhe të rishihet” është ky prononcimi i profesor Paskal Milo në intevistë për Shqiptarja.com.

Ai shprehet se Akademia u rrënua nga qeveria Berisha.

“Akademia u rrënua nga qeveria Berisha  dhe e ndau  qendrën e studimeve albanologjike. Qendra e Studimeve albanologjike përfiton privilegje ndaj nuk I intereson bashkimi me Akademinë” shprehet Milo.

Zgjedhjet  në Akademinë e Shkencave dy ditë më parë kanë shkaktuar debate mes akademikëve ku pjesë e retorikës janë bërë edhe politikanë.

Vetë kryeministri Rama pas rizgjedhjes së Gudar Beqirajt u shpreh se do t’i pres fondet Akademisë duke i cilësuar zgjedhjet farsë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *