Mourinho: Neymar “prishi” gjithçka në futboll

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jose Mourinho rikthehet të flasë për merkaton e futbollit dhe veçanërisht për Neymar. Pasi tha pak ditë më parë, sigurisht me shaka, se vlente një stërlinë më shumë sesa ylli brazilian, “Special One” është ndalur sërish në koston e futbollistëve të blerë nga Manchester United.

Shuma prej 222 milionë eurosh, e paguar nga Paris SG për blerjen e “O Ney” nga Barcelona, për portugezin përbën pikën e kthesës. “U treguam inteligjentë, pasi më 31 gusht, Lukaku mund të kishte kushtuar plot 150 milionë, ndërsa Matiç të paktën 60-70 milionë. Neymar përmbysi gjithçka”, thotë “Mou”.

“Djajtë e kuq” faktikisht kanë shpenzuar vetëm 85 mln për sulmuesin belg dhe 45 për mesfushorin serb, por Mourinho duket se ka pasur të drejtë një vit më parë, kur deklaronte se Paul Pogba nuk do të mbetej për një kohë të gjatë futbollisti më i kushtueshëm, pas transferimit të tij tek United nga Juventusi për 105 milionë euro.

E duke u rikthyer te merkatoja e kësaj vere, Mourinho thonë se “nëse transferimi më i shtrenjtë do të mbetej Pogba, sot Coutinho do të ishte me siguri lojtar i Barcelonës për 101 milionë stërlina”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *