Një murator, që me rroba pune ha në një restorant të Bllokut…imagjino pak

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alma Nikolli

Shqipëria po luante një nga ndeshjet jo më të bukura të saj, ama e shikoja me vetëdijen se do renditeshim pas Spanjës e Italisë. Barcelonë e Romë afër Tiranës, ëndërr prej inferiorësh, e superiorësh ndoshta.

Më pas në një bisedë pas ndeshjes, larg lojës e pranë ushqimit, fjala ra te punëtori.

Për shembull një punëtor në Itali mundet të shijojë një vakt në lokalet bregdetare, mes turistësh, me një çmim modest.

Kapitalizmi i egër ia jep të drejtën një njeriu që djersit gjithë ditën dhe dreka apo darka e zënë në mesin e të parfumosurve, të ushqehet me shumëfish euro më pak se dikush i kollarisur që thith po të njëjtat rreze, e ju ikën në breg po të njëjtave dallgë.

Një makaronë e njëjtë në shije dhe një kamarier me buzëqeshje të pandryshuar që nuk diferencon klientin pareli me atë të veshur me rroba pune.

Edhe kur këpucët e rënda shenjojnë baltë a beton në dysheme, heshturazi “zhduket” pisllëku i një pune të pastër.

Udhëtoja në metro që të shkoja në punë.

Më vinte zor që me uniformën time të “njollosur” të qëndroja mes njerëzish.

Rropatesha të vishesha “bukur” mbi pluhurin e depërtuar nën rroba.

Vazhdova me javë të tëra të ndërrohesha vetëm sa për hir të rrugës, kundër prakticitetit, prej sedrës a merakut se çfarë do thonë.

Një ditë udhëtova me rroba pune.

Një e moshuar ngrihet, më thërret e më thotë: “Ulu, se ti je lodhur. Ke punuar gjithë ditën“, ishte kjo një nga historitë e treguara në një natë si kjo që ma treguan edhe mua.

Sa larg njeriut në Romë a Barcelonë u ndjeva.

Larg në klasifikim, shqiptarët e mi jashtë fushe. Imagjinoni një murator që futet për të ngrënë në një restorant në Bllok.

Mirë xhepi që nuk ia përballon, por dyshoj që mikëpritësit buzëqeshur ta drejtojnë për ndokund.

Do thoni ju: “Po pse të hajë në Bllok ai, pak menca ka?”

Imagjinoni thashë unë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

40 komente në “Një murator, që me rroba pune ha në një restorant të Bllokut…imagjino pak”

  1. Daja says:

    U perpoqa ta imagjinoj por nuk munda, sepse nje punetor nuk mund te haje buze detit ne qytete turistike vaktin e tij te drekes, njelloj si punetori shqiptar. Nje punetor ne Itali ( meqe more ate si shembull) nuk mund te ulet ne San Remo p.sh apo gjetke dhe te konsumoje nje vakt 30€, sepse i shkon diku tek 60% e dites se punes. Njelloj dhe puntori shqiptar. Dhe nje bojaxhi nuk mund te futet me rrobat e punes vecse ne McDonald’s apo ne ndonje snak a gjelletore te rendomte per shkak te uniformes se piset. Nuk e ve ne dyshim qe ka me shume njerzillek krahasuar me harbuterine qe gjen ne Shqiperi, por ama ne perendim pas asaj mirsjelljes se shtire shpesh here fshihet nje fallcitet i tmerrshem.

    1. emigranti says:

      Une e kam bere dhe ti MASHTRON! PIS NJERI 🙁

      1. Daja says:

        Nuk te ofendoi njeri, por me sa duket je nga ata emigrantet qe edhe pse kane nga 25 vjet ne perendim, kur hipin ne avion cohen dhe fillojne zbresin valixhet nderkohe qe avioni eshte duke u ulur,mes britmash potereje dhe nje duartrokitje te pakuptimte per pilotin.
        Pastaj ne kthim i mbush valixhet me djathe, gjalpe, hudhra, mish e gjela deti a thua po shkon ne Antarktide.
        Ajo qe thashe une e qe me sa duket nuk e ke kuptuar eshte qe punetori qe merr 50 euro diten, nuk e ha vaktin e drekes gjate punes ne nje restorant qe i kushton 30 euro, jo se nuk mundet aritmetikisht, por sepse eshte jashte llogjike dhe jashte buxheti. Edhe nese e ben nje here ne te rralle, nuk eshte dicka qe mund ta besh shpesh.
        Ne rastin me te mire nje punetor do haje ne nje restorant te thjeshte (gjelletore) dhe ne shumicen e rasteve do marri buke me vete, kudo qofte, ne dac ne Amerike ne dac ne Norvegji apo qofte dhe ne Kamerun.

        1. emigranti says:

          Ndersa une them se ti aritmetikisht dhe llogjikisht je nje idiot i lindur, me komplekse inferioriteti dhe qe kur ngrihesh nga sedilja e avionit fshin pantallonat nga pas,se te kujtohet prejardhja katunare. Pastaj i fut nje gjize per shpelarje!
          Race inferiore 🙁

  2. Adi says:

    Shyqyr se vijme ne shqipri ne vere per te hanger jasht se ktej naj ristoro o solo secondo se nuk ma del

  3. Alb Ania says:

    Asgje nuk kuptohet nga ky shkrim. Tufe fjalesh te pa lidhura me njera tjetren qe nuk japin asnje mesazh. Humbje kohe.

    1. like says:

      puna eshte se ngaterrohet pak kjo goca po hajt me se e kompenson intelektin me dhunti te tjera.

      ah se sa per ta permendur; eshte Madrid, dhe jo Barcelone. Ça ti besh, kur je sexi ske kohe per shkolle.

    2. Uush he dreq says:

      Se je i TRASHE o Alb Ania 😛

  4. Wiena says:

    Sa me te vogla te jene qytetet , aq me primitiv mbeten , por nuk kam pare asnjehere, qe punetoret te ulen ne kafene luksi ,apo restorante luksi me rroba pune . Arsyeja eshte e qarte , nuk eshte aspak higjenike dhe kete e din CDO PUNETOR I RESPEKTUAR !!!!

  5. gogo says:

    Meqe bone krahasim
    Ne Itali i shkon 60% e rroges po ne bllok ! I bie 60% e 10 ditve pun, nuk ka nevoj ta mbulosh shqiprin nga ky budallek ku jena po tpakten mos rrej veten!

  6. vera e nxehte says:

    PO ka dhe keshtu qe nje i ri duke degjuar muzike me kufje, nuk ngrihet ti liroje vendin nje plaku me bastun ne autobus apo metro…apo jo?

  7. Juli says:

    Murator jam. Kam jetuar në Greqi(Krete) 8 vjet dhe jam në Finlandë 18 vjet. Po kam ngrënë buzë detit , buzë liqenit pa problem. Çmimet janë njësoj kudo në çdo restorant(ndryshim i vogël shumë) . Respekti njëlloj gjithandej, me rrobë pune apo jo . Shqiptar apo Pakistanez.
    Me rrobë pune ne supermarket, marr fëmijët nga kopeshti…….. NUK TA VAR NJERI.
    SECILI SHEH PUNËN E VET.

    1. nn says:

      e ke fjalen per Greqine? apo Finlanden ? se nuk kane asnje baze krahasimi

  8. Dinners says:

    Brezi i ri i sotem perfundimisht eshte pjerdhur. Niveli gazetares shume dobet. Shtjellimi konceptit niveli nen zero. Shkurt muhabeti nje tufe injorantesh qe orgazmohen me dijet e limituara duke pire kafe te gjata dhe duke tjerre leshin e paditurise.

    1. Projekti says:

      Normale, shkollat e Tosit, Saliut dhe Edit.

  9. T says:

    Shkrim shume i bukur. Bravo

  10. zi says:

    Te imagjinosh eshte semundje,
    te perjetosh e te shijosh,ender,
    ta ndjesh veten mire ku do qe te jesh dhe cdo kushi,
    eshte realitet ,panevaresisht se ne shqiperi eshte apsurde.
    Fatkeqesi dhe meshire.

    1. Milo says:

      Ti moj zonje as se ke idene e gazetarise. Shkrim kot pa pike kuptimi. Ma mer mendja qe edhe shkolla juaj eshte si ky artikull.

  11. zorba says:

    Me se e vertete un jetoj ne itali e kur punoj afer ndonje restoranti buze detit ha nje pjate spageti, ku eshte problemi kosto 8 ero shqiptaret kur te dalin jashte duhet te shohin ne radhe te pare si funksionon jeta kodet dhe menura e jeteses,para se me pare kullat per fotografi.Nga nje fukara shqipetare e pas 15 vitesh edhe un nuk jam bere modest e praktik si nje italian.Te hashe ne nje restorand afer punes eshte me ekonomike se te ikesh me kilometra per nje menze apo per te vajter ne shtepi.Fodulleku shqiptar eshte i neveritshem,mjer kush ka lind shqiptar nuk jeton komod as i varferi as i pasuri.

  12. Mentari says:

    Kjo zonje duhet te fliste pse qeveria shqiptare I lejon punetoret shqiptar te paguhen nga bizneset private shum here me pak s ne Itali e Spanje dhe shfrytezohen brutalisht si bujkrober ? ket teme duhej te trajtonete papunesine dhe abuzimet dhe jo gjra qe vijne me mbrapa.Sic duket ka frike nga Edi rama.

  13. Gaetano says:

    Hajt mo u bo deti kos ,shkruajm dhe ne,pasi profesioni gazetarit dhe mendim dhenies per ne eshte si nje qofte ke daja.ti mire ben qe shkruan dicka ,por duhet domosdoshmerisht te informohesh sakte per kto gjera.pervoje e imja ketej jashte ,eshte e vertet qe pasi nuk dij a kam ndonje kocke te pathyer ne trup nga punet,kam thene ne te somes me rroba pune e haj ushqimin njesoi si te tjeret ne cdo restoerant.por me pas ushqimi me ka ngec ne fyt,Jo se te thote njeri gje ,per me teper ligji te mbron per kto gjera,pasi dikur dhe ketu jane injoruar me veshtrim puntoret te drekojn me pashallaret.por perballe,ka pica,apo burger king ku ndiesh rehat te te tretet ushqimi.sa per bojaxhinjte tek blloku ne tr???sbesoi ti nuk var qyrret te vendosesh pallton aty ku me pare vendosi bojaxhiu me pluhur xhaketen e tij.kjo sepse ju tentoni te shikoni veshet pa pasqyre per kto gjera,pasi kingat qe ju keni bosa per pronar kudo atje,dhe pastruesen e kerkojn modele.dhe ju dini vec te vini gishtin tek pordhet.nuk doli nje gazetare nje here te flase,ore pastruesja han me ju,pin kafe me ju,ore abuzohet femra neper instuticionet shqiptare,apo I keni futur nje amnisti te pergjithshme ,shale ajo shale une,cka me teper ajo se une.por si nuk pashe nje gazetare,te tregoi shpin ku eshte rritur(tek tuk njera foli para ca ditesh)te krenoheni qe nga sakrifica e korrje shirjeve ndieni dikush sot ne jete.por kjo respektohet kur gjerat arrien pa pordhe.ne mbrapa liste ne europe nga problemet qe kemi apo krijojm vete,ti na afron barcelone e rome.mi goc tek ne lulet I hajne gomeret per vlere,ose I shkojne motres se marines ne forme jonxhe me shumice,dhe valon injoranca pastaj.dhe te gjitha ju ngacmoni burrat,te dashurit,pse ca ka ajo me shume.kjo eshte e kuptueshme tashme,ne smund te sjellim barcelon e Rome ne tr ,por ndreqemi duke ndiekur shembullin e perkryer te prinderve tane qe na rriten e edukuan.dhe mos pretendojme jemi kusherinj te pare me amerikanet.thjesht te pranojm qe ne Paris blehen lulet me para,ndersa ne shqiperi blehen pordhet,ndryshe nuk e kishit cuar cmimin e nje shezlloni sikur keni ne krah marlin monro apo Julia Roberts .tek ne rezultoi fatale thenia e cekes,yppp xhixhi.dhe cdo gje skuptojm jemi mbrapc me kete drejtim.me leke djerse askush sta heq te drejten te ulesh kudo,por leku djerses ta ngec ushqimin ne fyt kur se ndien ja ke takatin.

  14. xxz says:

    ala me kto llooj historish alla 1989 ju?!
    muhabete koti!!!

  15. Papi says:

    Ja dhe 1 tjeter yll ne qiellin e Nikollëve me pak fjalë nj ministre e ardhëshme e kule turrës…! Bon mire Tema ti japë me shume hapësire botimi

  16. vezhguesi says:

    Ja edhe nje tjeter ministre e ardhshme qe ploteson kriteret Nikolli po, e afte po hedh edhe kandidaturen kete radhe me PDne. Shqiperia Lulezon.

  17. Fajin e ka Saliu says:

    Te them te drejten mbasi lexova titullin nuk e mora mundimin te lexoj permbakjen e pseudo lajmeve. Po ca jane keto karagjozlleqe aman!

    E din sa pune ju ka prish ky Lul Basha ku te gazetes Tema! Sepse kohet e arta kur vetem ukerinit dhe ofendonit Saliun mbaruan. Prandaj u bete te famdhem ha ha, se keshtu si gazete dhe prezence online jeni per turp te zotit.

    Dhe mos me ngatarroni me ato zorraxhinjte dhe deket e PD sepse jam me PS! Por ju te gazetes Tema jua ka fajin Saliu qe postono keto lajme var k*in…

  18. Tuno says:

    Asgje nuk kuptova nga ky shkrim.

  19. D. Didani says:

    Nje shkrim kapitilisti me ide socialiste…Nuk e mora vesh fabulen

  20. Jorgo says:

    E PARA E PUNES KUR NJE PUNTOR HA NE RESTORANT QE KETU I QUAJNE TRATORI EKZISTOJNE DISA RREGULLA. KUR UN PUNOJ JASHT QYTETIT TIM SHUM ORE LARG ME JEPET E DREJTA TE HA NE TRATURI JO NE RESTORANT. BUKA IME FUTET NE PREVENTIVIN QE KA BERE IZOTI ME PADRONIN DHE E PAGUAN AI D TH. PADRONI NAI JEP NE. KESHTU FSHTE EDHE NE FABRIKA KU KANE GUZHINAT E VETA. VETE PUNTORET BLEJNE BONO ME LEKET E TYRE ME CMIME TE LIRA DHE HANE GJITH MUAJIN. SHKRIM IDREJTE KU PUNTORIT SHQIPTAR NUK I JEPET KY PRVILEGJ.

  21. Polici says:

    Ca ka dash te thote autori?!!!!

    1. like says:

      @POLICI. po s´pate pare s´ha dot n´lokal t´mir. po s´pate lojtar, mos kerko me jujt me mo t´mirt.

  22. Ed tironci says:

    Jetoj ne itali prej 91!nuk punoj ne filarmonine e shtetit …i perkas kategorise se punetoreve..jam bar man…kjo cupa thote ca brockulla..ke ambiente qe jo bojaxhiu..por edhe i kollarisuri nepunes i bankes safrohet dot…dhe ka shume njeres qe hajne ne menca..prandaj mos shkruj budallalliqe…KAPITALIZMI I KA KETO..KE MCDONALD..POR KE DHE LOKALE QE LE LESHT!!

  23. Ylli says:

    Si gjithmone burrat shumedites shqiptare ,sulmojne ofendueshem cdo femer gazetare dhe jo ,qe shkruan mbi karagjozllekun diferencues mes njerezve te shoqerise plotesisht injorante shqiptare.
    Kam punuar ne emigracion kryesisht ne Greqi ,Athine.Gjithmone ne autobus ne supermarket ne rradhe dhe sidomos para deres se ashensorit ,respekti per njeriun e punes ishte o dukshem.
    Zonjat e pallatit tek me shikonin me rroba pune ,kthyer nga puna mbasditeve ,kurdohere do me jepnin perparesi ne ngjitjen me ashensor ne pallatin ku jetoja.
    Ne Shqiperi ?!?!?.Pa dorashka ,jemi per te ardhur keq.Te mendosh qe 90 % e pronareve ,biznesmeneve dhe poseidues kapitali jane ish te forte ose te forte ,imagjinojeni vete te ashtuquajturen “respekt per njeriun e punes”

  24. Rezi says:

    … Cupa ka te drejte qe jemi ca mbrapa me mentalitet krahasuar me vendet e tjera Europiane, por duhet te kesh parasysh qe cfare ofron shteti jon, kur ketu nuk prodhohet asgje, vetem vidhet, kultivohet droge, qeverisesh nga te paaft, papunsia eshte ne kulm, shumica e popullsis nuk nxjerr dot as buken e gojes e jo me te mendoj per gjera te tjera, nese shteti jone do te ishe me prane qytetarit duke i ofruar pune e lehtesira te tjera, te jesh e sigurt se nuk do merreshin me llafe na mengjezi ne dark, po do shikonin katandin e tyre. Ndaj keto qe ti permend jane ca argumente qe jane si nata me diten, gjithsesi do ja marresh doren…

  25. Dorian says:

    Hartim me teme te lire, nje adoleshente qe shfaq mendimet e dites ne menyre romantike.
    U kthye gazeta ne kendin e nxenesit ku shfaqen hartimet me te bukuara.

    PS : Dy rreshta bosh per estetike 😀

  26. Alban Shqiptari says:

    Une jetoj ne mergim 30 vite,jam ne tregti qe 25 vite ,shkova si i ftuar ne nje darke me disa trgtar ne NIck&Sams restorant ,isha i ftuar dhe kur u krye darka ju dha fletepagesa njerit aty qe ishte hiq me pak se $ 7300 dollar ,me dy shishe vere nga te nirat por jo me te shtrejtar sepse ata aty kishin edhe $67000 dollar shishe vere ,por mua edhe 7300 mu drishen gjunjet aipse se pagova une! Ska puntire qe shkon aty,edhe pse qilet per dreke e darke,as ata qe punojn ngjitur me ndertesen e tyre! Mos ta mashtrojm vehten,kapitalizmi ka dalllime te shumta ne klasa ,por ja qe kete e kemi kerkuar dhe skemi pse ankohemi tani!

  27. Dritan says:

    O njerez, lodheni kot te analizoni rracen e arrnautit, thjesht evolucioni nuk ka mbaruar akoma punen e nisur.
    Ne jemi thjesht Majmuna per t’u mbyllur ne kafaz.

  28. Dritan Kopsaj says:

    O Dritan, te lumte goja, fjale me vend.
    Ne jemi vertete majmuna !
    Ketu, ne kete vend eshte turp te jesh Punetore dhe eshte nder te jesh hajdut, mashtrues i perdale etj etj !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *