Presidenti i "La Liga" akuza të rënda ndaj PSG-së dhe Man City

6 Shtator 2017, 15:50Sport TEMA

Presidenti i “La Ligës” spanjolle, Javier Tebas, ka akuzuar Paris St-Germain dhe Manchester City për doping financiar.

Duke folur në konferencën “Soccerex” në Mançester, Tebas ka theksuar se këto dy klube kanë shpenzuar para jashtë futbollit duke bërë thirrje që të ndërmerren veprime ndaj tyre.

“I kemi zënë në flagrancë. Nuk mund ta pranojmë këtë. Pastaj kalimi i Neymar te PSG. Nuk është puna vetëm te PSG, por edhe Manchester City. Kemi nevojë për më shumë të drejta nga nga TV, përndryshe Manchester City me gjithë naftën e tij do t’i blejë të gjithë lojtarët”, tha Tebas.

UEFA është duke e hetuar kalimin e Neymar te PSG për të parë nëse klubi francez i ka shkelur rregullat e Fair Paly financiar, por nuk është duke e hetuar Manchester Cityin përkundër faktit se La Liga ka bërë thirrje për një gjë të tillë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje