VIDEO/ Protestuesit qëllojnë me domate kancelaren Merkel, reagimi i saj i befason të gjithë

6 Shtator 2017, 15:30Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel është qëlluar me domate nga disa protestues gjatë një takimi elektoral në Heidelberg. 

 3000 persona kanë dalë në protestë per shkak të politikave të Merkelit pro emigracionit ku dy vitet e fundit shteti gjerman ka pranuar mbi një milion emigrantë.

Qetësia e Merkelit pas gjestit të protestuesve është e papërshkrueshme. Teksa domatet hidhen në drejtim të saj, ajo vijon të ngjisë shkallët drejt podiumit pa u shqetësuar fare dhe me një buzëqeshje në fytyrë teksa kamera fokuson vazhdimisht njollën në xhaketën e saj.

Takimet elektorale të kryeministres gjermane vazhdojnë teksa ajo lufton të fitojë mandatin e saj të pestë në zgjedhjet politike gjermane të 24 shtatorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje