A është i barabartë veriu me jugun e Shqipërisë? INSTAT publikon shifrat: Ja kush janë më të varfër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse Shqipërisë në vetvete do ti duhen shumë vite për të arritur standardet europiane, Rajoni të Veriut i duhen shumë më tepër.

Duke raportuar të dhënat e detajuara për rajonet, INSTAT thotë se PBB-ja për frymë e shqiptarëve ishte sa 29.6 për qind e PBB-së se mesatares të BE në vitin 2015, por rajoni i Veriut (Dibra, Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Shkodra) i pati të ardhurat për frymë sa 24.1 për qind e mesatares së BE-së.

Në këtë mënyrë qytetet e veriut kanë një hendek më të madh në raportin e konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se mesatarja e Europës në mënyrë që të arrihen standardet europiane) e për pasojë do ti duhen më shumë vite për të mbuluar hendekun e nivelit të jetesës jo vetëm me BE, por edhe me pjesën tjetër.

Me pozicion inferior në raport me të ardhurat kombëtare paraqitet edhe Rajoni i Jugut të vendit me qarqet e Beratit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës.  Produkti i brendshëm Bruto për Frymë në Rajonin e Jugut ishte sa 27.3 për qind e të ardhurave mesatarë të BE më 2015.

Rajoni i Shqipërisë se mesme me qarqet e Elbasanit dhe Tiranës paraqitet në një pozicion më të mirë ku mesatarja e të ardhurave për frymë ishte sa 35.5 për qind e mesatares së vende të BE-së më 2015.

Ndërsa sipas Komisionit Europian të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012.

Integrimi në BE ka komponentin e tij më të rëndësishëm ekonominë. Në këtë drejtim, për Shqipërinë, shifrat nuk sjellin pamje optimiste. Veçanërisht në dy drejtime krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataret e BE, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Të ardhurat për frymë dhe treguesit e eksporteve tregojnë se në rrugën tonë drejt BE ne nuk kemi ecur por thjesht kemi qëndruar në vend.

Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë.

Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Për herë të parë Shqipërisë ia kaloi edhe Bosnja, shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike.

Në vlerë absolute, të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të FMN. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal për frymë. Më mirë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, paraqitet Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92).

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “A është i barabartë veriu me jugun e Shqipërisë? INSTAT publikon shifrat: Ja kush janë më të varfër”

  1. Shqiptari says:

    Ka 27 vjet qe Veriu ankohet dhe te gjitha ndihmat Jane orjentuar andej. Ka 27 vjet qe Jugu eshte lene ne harrese. Ka ardhur koha qe te ndahen ndihmat njesoj.

  2. Qytetari durrsak says:

    Kujt i vlen ky artikull ? Veriu i Shqiperise eshte shume i pasur natyralisht, por kerkon edhe me shume pune nga kushdo qe jeton dhe punon atje. Ata qe kane punuar me seriozitet ne Shqiperine e Veriut, kane qene dhe jane vertet te suksesshem ne punet dhe bizneset e tyre ? Po te tjeret, cfare i pengon ?

  3. shvejk says:

    Me duket shume llogjike qe Durresin e keni vendosur ne veri, duke pasur parsysh qe ish keneta lagjja me e madhe e Durresit banohet kryesisht nga verioret. Po kjo llogjike duhet ndjekur dhe per Tiranen, sepse edhe ne kemi Bathoren e Paskuqanin. FORCA Tirana dhe Durresi kryeqendrat e veriut. Ah o debila kush ju beri gazetare ju qe e hongert dreqi.

    1. dashartist, USA says:

      – Durresi dhe Tirona jane pushtuar. Gazetaret mos i hongert dreqi. Dreqi hongert ato qe sollen pushtimin (Udheheqesit jugore dhe veriore ne keto 70 ve ca vjet)

  4. Ak says:

    Kjo quhet injoranca e radhes nga media boll me keto artikuj se e gjith shqiperiane nje shkalle fukarallaku eshte une vet jam nga pogradeci dhe me thoni ku eshte shkalla e papunesise ne kete qytet ne cfar niveli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *