Duka me “eskortë” prej frikës nga tifozët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Diçka e rrallë ka ndodhur përgjatë Superkupës së Shqipërisë, ditën e mërkurë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shoqëruar me truproja edhe kur ka zbritur në fushë për të dorëzuar trofeun dhe uruar ekipin kampion. Ashtu edhe kur ka dalë nga stadium për të shkuar te makina e tij.

Në fakt, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Duke theksuar se truprojat kanë qenë për pjesën e stadiumit brenda dhe jashtë dhe jo përgjatë aktivitetit të tij të përditshëm, burime pranë FSHF-së kanë njoftuar për “VIP SPORT” se ka të bëjë me masat e sigurisë prej tifozëve.

Duke qenë se janë shumë tifozë të pakënaqur për mënyrën se si menaxhohet kampionati, se si arbitrat kanë ndikuar në fatet e ndeshjeve të caktuara apo në fatet e ekipeve të caktuara, kanë bërë që të merren masa edhe për sigurinë e presidentit të FSHF-së.

Përgjatë ndeshjeve të caktuara në kampionat, ka pasur thirrje të shpeshta kundër kreut të Federatës dhe nervozizëm, çka ka bërë të detyrueshme që ai të mos lëvizë i vetëm, në rastet kur merr pjesë në stadiume.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *