INTERVISTA/ Rrëfimi i Bebetos: Ndihma që do t’i jap presidentit Demi, bashkëpunimi me Luçiano Moxhin, dhe çfarë synoj të ndërtoj tek Partizani

Nga Fatjon Baze

José Roberto Gama de Oliveira, ose i njohur ndryshe me “nofkën” Bebeto, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit brazilian dhe botëror.

Ai është një idhull për të gjithë tifozët brazilian por jo vetëm, pasi edhe në Europë është një nga emrat më të dashur, kjo për faktin se ka qenë një nga lojtarët kryesor të kombëtares së Brazilit në 16 shkurtin e vitit 1994, ku ata arritën që të fitojnë kampionatin botëror.

Tashmë, Bebeto është një politikan i rëndësishëm në Brazil duke u zgjedhur senator në zonën e Rio de Zhaneiro.

Por, kjo nuk e ka penguar atë që të largohet nga bota e futbollit dhe tani ai është një nga bashkëpuntorët e ngushtë në klubin e njohur, Partizani.

Bebeto u prezantua ditën e djeshme nga ana e presidentit, Gaz Demi, si përfaqësuesi i 15 herë kampionëve të vendit për Ameriken Latine.

Roli i Bebetos do të jetë i ngjashëm me atë që ka Luaçiano Moxhi tek të kuqtë në Europe.

Në një rrëfim ekskluziv për TemA TV përpara nisjes për në Brazil, Bebeto, tregon bahkëpunimin dhe projektin e tij që do të ketë tek klubi i Partizanit.

“Dua ta ndihmoj presidentin Demi më shumë si mik dhe të bëjë atë lidhjen time me Amerikën Latine. Sugjerimi im është që të ndërtojmë një akademi sepse në të ardhmen kjo do të sjellë më shumë të ardhura për të fituar më shumë kampionte, se sa të bësh një skuadër të mirë dhe të fitosh vetëm një kampionat”, tha Bebeto për TemA TV.

Në vazhdim të bisedës ai flet dhe për bashkëpunimin e tij me një tjetër emër të njohur të futbollit europian siç është Luçiano Moxhi.

“Bashkëpunimi im me Luçiano Moxhin që është një emër i madh i futbollit europian do të jetë shumë i hapur. Që të dy do të jemi në bashkëpunim për ta çuar Partizanin drejt suksesit. Por, unë prap insistoj që duhet me patjetër dhe më pëlqen shumë objektivi i presidentit që të bëjë këtë qëndrën sportive sepse dhe Flamengo kishte mangësi dhe në momentin që e realizoi këtë gjë korri suksese të mëdhja”, shtoi 53-vjeçari.

Bebeto u jep dhe një sugjerim të gjithë klubeve shqiptare se si ato të ngrihen në nivele të larta.

“Duhet thënë që eksperienca e trajnerëve dhe lojtarëve të huaj që kanë punuar jashtë bënë të mundur që futbolli shqiptar të rritet. Sepse ata sjellin të gjithë eksperiecën e tyre fitimprurëse jashtë dhe e transmetojnë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë niveli i futbollit shqiptar do të rritet me patjetër”

Në fund nuk mund të mungonte dhe një mesazh për të gjithë tifozët shqiptar që janë mbështetës të kombëtares së Brazilit.

“I premtoj të gjithë tifozave shqiptar që të vazhdojnë të mbështesin Brazilin, sespe tani jemi rikthyer sërish të fortë dhe do tu japim sërish kënaqësinë e suksesve”, theksoi Bebeto.

 

MË POSHTË INTERVISTA E PLOTË E BEBETOS PËR TEMA TV.

Bebeto jeni tashmë pjestari më i ri i klubit të Partizanit. Si fillim si ndiheni me këtë detyrë të re jashtë Brazilit?

Mardhënia ime me presidentin Demi është shumë miqësore dhe ardhja e tij në Brazil na bëri që të kemi akoma dhe më shumë miqësi, duke ia kthyer dhe unë respektin me ardhjen time në Shqipëri. Kjo bëri që unë ta ndihmojë presidentin në atë ç’ka ai kërkon në fushën e futbollit. Por, dua të theksoj se unë dua ta ndihmojë atë më shumë si mik dhe të bëjë atë lidhjen time me Amerikën Latine, dhe sugjerimi im për presidentin është që të ndërtojë një akademi sepse në të ardhmen kjo do të sjellë më shumë të ardhura për të fituar më shumë kampionte në një të ardhme, se sa të bësh një skuadër të mirë dhe të fitosh vetëm një kampionat.

Cili do të jetë roli juaj dhe çfarë synoni konkretisht të bëni tek Partizani?

Qëllimi im është që ta ndihmoj sa më shumë Partizanin. Unë kam një eksperiencë shumë të madhe si futbollist duke qenë se kam fituar dhe Kupën e Botës dhe shumë Olimpiada. Dhe këtë eksperiencë timen si futbollist do t’ia përcjellë presidentit në fushën e futbollit.

Tek Partizani është bashkëpuntor dhe një tjetër emëri i madh i futbollit si Luçiano Moxhi. Cili do të jetë bashkëpunimi juaj me të?

Bashkëpunimi im me Luçiano Moxhin që është një emër i madh i futbollit europian do të jetë shumë i hapur. Që të dy do të jemi në bashkëpunim për ta çuar Partizanin drejt suksesit. Por, unë prap insistoj që duhet me patjetër dhe më pëlqen shumë objektivi i presidentit që të bëjë këtë qëndrën sportive sepse edhe Flamengo kishte mangësi dhe në momentin që e realizoi këtë gjë korri suksese të mëdha. Kështu që, edhe unë shpresoj që kjo të realizohet sa më shpejt që dhe sukseset e Partizanit të vijnë po kaq shpejt.

Sa njohurit keni për futbollin shqiptar dhe a njihini ndonjë lojtar qoftë dhe nga kombëtarja shqiptare që mund t’iu ketë bërë përshtypje?

Sigurisht unë kam folur me stafin në vençanti me trajnerin Mark luliano dhe më ka bërë përshtypje lojtari që luan në Serinë A me skuadrën e Napolit që është mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, të cilin e ndoqa me vëmëndje dhe në kombëtare dhe më bëri përshtypje. Në vazhdimësi unë do jem më në kontakt me presidentin që të kem sa më shumë njohuri dhe të jem më në brendësi të futbollit shqiptar. Por, e theksoj dhe njëherë që të bëhet qëndra sportive sepse kjo do të bëjë të mundur që të vijnë sa më shumë lojtarë me eksperiencë duke pasur qëndrën sportive. Ata do të vijnë me një dëshirë të madhe nëse do të gjejnë këto kushte në Shqipëri.

A keni një sugjerim për klubet shqiptare, ku duhet që ato të bazohen më së shumti që të ngrihen në nivele të mira?

Duhet thënë që eksperienca e trajnerëve dhe lojtarëve të huaj që kanë punuar jashtë bënë të mundur që futbolli shqiptar të rritet sepse ata sjellin të gjithë eksperiecën e tyre fitim-prurëse jashtë dhe e transmetojnë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë niveli i futbollit shqiptar do të rritet me patjetër

Ju keni qenë futbollist i madh ndërsa tani jeni një politikan i rëndësishëm. Sa lidhje ka futbolli me politikën, dhe kush është më e vështirë futbolli apo politika?

Padyshim që është më e lehtë të jesh futbollist sepse unë kam filluar të luaj që në moshën 7-vjeçare dhe të gjithë në Brazil me njohin si një person që kam qenë gjithmonë i hapur. Padyshim që politika ka vështirësit e veta dhe në Brazil e dimë të gjithë që është i pranishëm dhe korrupsioni. Njerzit në Brazil duke më njohur se si jam në kuptimin që kam qenë gjithmonë i hapur, ata e kuptojnë që unë nuk jam i asaj natyre që të jem pjesmarrës në këtë korrupsion. Prandaj dhe e theksoj se jam i hapur të ndihmoj që politika ta luftojë korrupsionin. Por, e përsëris që të luash futboll është me e thjeshtë se sa të jesh një politikan.

Dhe në fund, në Shqipëri ka shumë tifozë të Brazilit dhe ju jeni një idhull për ta. Keni ndonjë mesazh në drejtim të tyre?

Mesazhi që kam për të gjithë tifozat shqiptar që mbështesin Brazilin të cilët mund të jenë të zhgënjyer me atë botëror që bënë në shtëpinë tonë siç jam dhe une që u zhgënjyem. Por, i premtoj të gjithë tifozave shqiptar që të vazhdojnë të mbështesin Brazilin, sespe tani jemi rikthyer sërish të fortë dhe do tu japim prap kënaqësinë e suksesve.

Bebeto shumë faleminderit për këtë intervistë?

Falemiderit shumë dhe juve Fatjon!

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “INTERVISTA/ Rrëfimi i Bebetos: Ndihma që do t’i jap presidentit Demi, bashkëpunimi me Luçiano Moxhin, dhe çfarë synoj të ndërtoj tek Partizani”

  1. Iris Luanasi says:

    Ne nuk kemi nevoje te na jape mend ky Bebeto, se ne te Partizanit kemi Erjon Bracen kapitenin tone historik qe kemi udhetuar gjithe kete 10 vjecar me endren e kampionit por veshtire te benim gol. Erjon Brace ka aftesi te jashtzakonshme te thithe topat ndaj presidenti Demi e mban vetes pa zinxhir. Kete vit do te fitojme se ata trimat e fergeses qe hane qepe te Tirones nuk i kemi kete vit.

  2. Mikrofoni says:

    Ca thua ti more, po Erjon Brace iku per lesh bibi sot megjithe Partizanin dhe Demin se u mund vence ne Tirane nga Laci ne ndeshjen e pare te kampionatit. Kishte gjithe veren qe gazeta TemA e propogandonte Partizanin per merkato e mrekulli e thua se ishtw Reali?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *