"Kanabisi"/ Vasili, akuza Ramës: Nuk lodhet së gënjyeri për drogën

7 Shtator 2017, 13:05Politika TEMA

Kreu i grupit parlametar të LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës në Velipojë ku tha se do të japim fund brenda vitit historisë së kanabisit në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook Vasili thotë se Kryeministri nuk lodhet së genjyeri për drogën.

“kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës, por sot, Rama tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?!”- tha Vasili.

Më tej ai akuzoi Ramën se vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik.

Postimi i plotë i Vasilit.

Kryeministri nuk lodhet së genjyeri për drogën.

Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës.

Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?!

Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë.

Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë.

Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik.

Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit.

Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale.

3 komente në ““Kanabisi”/ Vasili, akuza Ramës: Nuk lodhet së gënjyeri për drogën”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë e ndyrë.

  2. tony says:

    Kush eshte Valisi?

  3. Konti Sbalta says:

    More “kryeminister” ne hije , qe s’dole dot ne diell,je vene ne gare me Saline , por , me c’po shoh po ja kalon atij dhe Saliu kete po e kupton dhe prandaj sikur e ka ndalur pak vrullin , ndoshta nga kjo ty te eshte shtuar shpresa se do te arrish “sukses’ne ato perralla qe nuk lodhesh se treguari nga mengjezi ne mbremje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje