Kujdesuni për shëndetin e fëmijëve, në prag të vitit shkollor

Për pak ditë nis viti i ri shkollor. Çdo prind përkujdeset në detaje për setin e librave, kurset e reja, përzgjedhjen e shkollës apo kopshtit,në mënyrë që dita e parë e shkollës të jetë sa me speciale për të vegjlit. Por a keni menduar për shëndetin e fëmijëve tuaj? Për vizitat periodike që ata duhet kryejnë?

Spitali Amerikan jua a bën më të lehtë, duke ju ofruar paketen e re Pediatrike. Falë kësaj pakete, fëmijët mund të kryejnë 5 analizat më të domosdoshme dhe ta nisin shëndetshëm vitin e ri shkollor.

Feçe parazit, Koprokulturë, kulturë fyti, gjak komplet, urinë komplet , janë analizat që përfitoni me cilësinë më të lartë, me standartet më të avancuara në Spitalin Amerikan.

Kjo paketë do të jetë e vlefshme gjatë gjithë muajit shtator. Për ata prindër të cilët dëshirojnë një kontroll mjekësor më të zgjeruar dhe të detajuar të fëmijëve vjen një tjetër paketë. Paketa me 10 analizat shumë të rëndësishme:

-Urinë komplet

-Fecce parazit

-ALT/AST

-Bilirubine totale

-Azotemi

-Kreatinemi

-Glicemi esëll

-TSH

-Ferritinë

Për ata prindër që duan të sigurojnë shëndetin e fëmijëve të tyre për një periudhë më të gjatë, Spitali Amerikan ka edhe një alternative tjetër. Karta pediatrike , ndonëse jo shumë e përhapur në Shqipëri, është një praktikë që në vendet e tjera prindërit e ndjekin prej vitesh, duke i dhënë kështu garanci shëndetit të fëmijëve të tyre.

“Karta Pediatrike, është karta që çdo prind duhet të ketë për fëmijën e tij, për t’u siguruar që shëndeti i fëmijës do të jetë dhe do të ndiqet gjithnjë nga staf mjekësor profesionist dhe i kualifikuar në çdo fushë që mjekësia sot ofron”, thonë mjekët pediatër.

Sipas tyre në këtë mënyrë sigurohet ndjekja në vazhdimësi e fëmijës dhe trajtimi në kohë i çdo sëmundjeje që mund të shfaqet. Së pari të përfshira janë 10 vizita mjekësore nga mjekët specialistë.

Gjithashtu janë të përfshira analizat e gjakut, analizë gjaku me formulë leukocitare dhe CR –proteinë. Siguroni jetën e të vegjëlve tuaj dhe ndërtoni një të ardhme të sigurt për ta! Përqafoni jetën në spitalin Amerikan.

2 komente në “Kujdesuni për shëndetin e fëmijëve, në prag të vitit shkollor”

  1. sadna babul ka bidai says:

    BESOJ TE JETE NJE MJEKE E MESHIRUESHME PER FEMIJET SE ME TE DHENE TE DREJTEN ,MOS TI KET NGJAR MAMAS ,SE NGA NEJHERE MJEKET BEJNE DHE GABIME ,POR PACIENTI DUHET TE JETE ME I DREJTE NDAJ MJEKUT ,QE TE DIN TE BEJNE NJE PUNE TE GJARTE NDAJ PACIENTIT

  2. sadna babul ka bidai says:

    plehra qe vrisni femijet si e ema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X